Bashkohuni me Partine Nacionaliste (Historiku i Shqiperise)

Day 1,886, 10:58 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Kemi nderin t'ju ftojme ne Partine Nacionaliste, parti anetaret e se ciles themeluan shtetin shqiptar dhe vazhdojne te kontribojne per te. PN ka nxjerre lideret e Shqiperise, ka stervitur dhe ncdihmuar cdo shqiptar ne nevoje.
Me lini t'ju paraqes historikun tone ne menyre te shkurter. Sado e merzitshme t'ju duket historia besoj se do te donit te kishit pak informacion per te...





Ah kohet e vjetra...me siper ju kam paraqitur simbolin e AUP ne kohen e tanishme dhe ne kohen kur e themeluam. Une e mora iniciativen per ta krijuar. Idea me erdhi pasi aLalban ishte kongresmen ne ate kohe ne SHBA. Dhe mendova pse mos ti mbledhim gjithe shqiptaret ne SHBA, ti organizojme deri sa te sjellim shtetin tone. Aty ishte dhe vendi ku takova per here te pare Napoleon 54 (Ninon). aLalban kishte krijuar chatin #albania asokohe dhe me vjen te qesh kur mendoj se asokohe nuk gjeje ne chat ne shume se 10 njerez, e tani eshte mbushur plot.Loja na jepte shume kenaqesi atehere, kenaqesi qe do doja ta jetoja dhe 100 here te tjera.

Arritem madje te merrnim 2 kongresmene ne SHBA nje muaj, partia u rrit e shkoi deri ne 100 anetare. aLalban organizoi baby boomin e famshem rej 2 mije vetesh dhe si bombe erdhi lajmi qe Shqiperia do i bashkohej eRepublik.
Lajm aq i shumepritur sa ish-presidenti kroat, Olivaneksa kishte bertitur me te madhe kur e kishte pare bannerin "Albania and Kosovo in Erepublik".

Kohe te arta, kohe te arta...Pas disa kohesh Shqiperia u shtua, dhe padrejtesisht Kosova u vendos pjese e Serbise. aLalban ishte i pari qe hyri ne shtetin e sapoformuar shqiptar e une isha i dyti. Me kontaktojne adminet ne chat e me pyesin se si t'ja vejne emrin MU-se se pare, partise se pare dhe organizates ku do te transferoheshin parate nga arka e shtetit. Ishte pak si e pabesueshme sepse adminet mendoheshin si te pakapshem. Dhe keshtu u formua Partia Nacionaliste, ushtria e pare Special Staff of Albania dhe Banka e Shqiperise.

Shume pak kohe kishim per pergatitje, 15 dite imuntet nga sulmet, nderkohe qe shtetet e tjera te reja kishin 30-45 dite. U orhanizuan zgjedhjet e para presidenciale dhe u fituan bindshem nga Partia Nacionaliste dhe kandidati yne Napoleon 54. Zgjodhen Ninon te ishte president duke marre parasysh aftesite e tij ushtarake dhe me se shumti diplomatike... Por le te mos e lavderoj me shume sepse i rriten veshet sic thote populli haha.

Perpjekjet per PTO nuk munguan, por sllavet dhe kushdo deshtoi ne menyre epike. Ne shtetet e tjera te reja nuk kishin deshtuar, por kujdesi yne paranojak u sigurua qe vendi te dilte faqebardhe. Lufta e pare u be qe diten e dyte pas mbarimit te imunitetit. Mali i Zi na shpalli lufte. Tere aleanca EDEN luftoi shume per ne, por Mali i Zi fitoi duke u mbeshtetur nga Serbia dhe aleanca armike e atehershme, ONE.

Megjithate u cliruam pas pak kohe dhe ishim ende ne veshtiresi nga FYROM dhe Serbia. Vazhdonim te rrisnim Shqiperine, e cila ja ku eshte sot, e forte, duke shkuar perpara. Rreth 2 muaj pas krijimit te vendit tone u beme zyrtarisht pjese e aleances EDEN, e cila ishte e fuqishme asokohe. Nderkohe ne Shqiperi gjithcka vazhdonte normalisht, Napoleon 54 u be disa here rrjesht president dhe ka bere te pamunduren per ecjen perpara te vendit. E paharrueshme ka qene ajo dite kur morem Kosoven. KRIMIKO ka qene president asokohe. Serbet thonin se Kosova ishte zemra e Serbise, dhe ne filluam te theni se nese ishte keshtu, atehere Serbia sapo pesoi infart kardiak. Ky pra eshte nje historik i shkurter per ne. Mbase do te shkruaj nje te detajuar se shpejti qe te tere te njiheni me historine e vendit.

Shpresoj ta lexoni vertet pjesen e siperme. Tani te kthehemi te politika dhe tek ftesa per t;ju bashkuar PN. Ne kemi rritur lideret e Shqiperise, kemi rritur ata te cilet e cuan vendin perpara. Kemi denuar tradhtite, parregullsite, sidomos une personalisht, kam qene i fiksuar pas tyre.
Partia Nacionaliste ka ideale patriotike, konservatore dhe progresiste.
PN eshte e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.
Ne bashke me partite e koalicionit tone (Vetevendosja & Aleanca Kuq e Zi) dhe me partite mike (Simpsons, PEA) perpiqemi te shkojme lart e me lart. Kjo miqesi nderpartiake do shkoje dhe me tej.

BASHKOJUNI PARTISE NACIONALISTE, BASHKOJUNI LAVDISE SE HISTORISE