°Realiteti°

Day 1,632, 13:17 Published in Albania Montenegro by Kalaja e Prezes

FEJA E SHQIPTARIT NUK ËSHTË “SHQIPTARIA”, AI KA ZGJEDHUR FENË E VET!
O i humbur (ateist), besimi në Zot vetëm se më ka forcuar në luftë kundër armikut.
I vetëquajturi “ateist (i pa Zot)” i hutuar në mosbesim s’përfill asnjë vlerë moralo-njerëzore, boshllëkun në zemrën e tij të sëmurë e plotëson me ofendime ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Edhe pse s’ka as idenë më të vogël se çfarë nënkupton “Feja e shqiptarit është Shqiptaria!” megjithatë është më i zëshmi në këtë drejtim!
O ateist nga e merr guximin të flasësh për tjerët kur ti je frikacak?!
S’ke ku të mbështetesh vetëm se tek filozofia boshe e bazuara në hiç!

Nëse ti që ofendon besimin tim në Zot e llogarit veten patriot, atëherë s’dua të më quajnë “patriot”, meqë do të më barazonin me ty, e ne s’jemi të njëjtë.
Si të jemi kur unë për hir të Krijuesit e dua në pakufi vendin tim dhe s’ndjej urrejtje ndaj atyre që jetojnë në të, e as jashtë tij.
Kështu më mësoi Zoti im, e ti ateist nga i merr mësimet e tua?!

Ne Shqiptarët Musliman gjithmonë të gatshëm në mbrojtje të Atdheut e dallojmë shumë mirë Kombin nga Feja dhe s'pranojmë që "Shqiptaria" të llogaritet si fe e jona, e kemi përzgjedhur Islamin si fe.
As Shqiptarët Katolik dhe Ortodoks që gjithashtu e dallojnë mirë Kombin nga Feja s'duan "Shqiptarinë" për fe të tyre, e kanë Pejgamberin Isa (Mesiha).

Ateist (i pa Zot), ne e kemi dëshmuar bashkëjetesën krahas njëri-tjetrit, andaj s’kemi nevojë për "Shqiptari" si fe, ajo vlen vetëm për ty dhe askënd tjetër, mbaje për vete, falë të qoftë!


Fjala greke “a = pa” dhe “Theos = Zot” rezulton me “ateist” që nënkupton “i pa Zot”.

Fjalët latine “re😛ërsëritje” dhe “ligio=me lidhë” japin fjalën “religio”, shqip “lidhje e vazhdueshme”.
Fjala “Religjion” në kuptimin fetar kuptohet si: Lidhje e vazhdueshme shpirtërore me Zotin bazuar në rregullat e caktuara të një Feje.
Personi “Religjioz (Fetar)” beson në Zot dhe i përmbahet rregullave fetare.
E ai “jo religjioz (i pa Fe)” pa i përfillur rregullat fetare beson në diçka që nuk është në gjendje ta definoj.

“Ateist” = “i pa Zot”
Ateistët (mjeranët, të gjorët) e parë dolën publikisht diku kah shekulli 18-të.
Bazuar në disa të dhëna numri i ateistëve të vet deklaruar është diku 2.3%.

“jo religjioz” = “i pa Fe”
Pa religjion janë diku 11.9% në mbarë botën.
Aktualisht numri më i madh i tyre është në shtetet e perëndimit: Franca (32😵, Gjermania (20😵, Britania e Madhe (17😵, Spanja (11😵, Italia (7😵 dhe USA (4😵.