Kandidimi im per President te Partise Nacionaliste .

Day 1,632, 08:12 Published in Albania Greece by Dren Krasniqi

Pershendetje te gjithe lojtareve te eAlbania.
Dua te ju njoftoj se do kandidohem per president te partise per kete muaj.Kam kandiduar dhe nje here tjeter dhe kam zene vendin e dyte menjehere pas Napoleonit.Kesaj here kam besimin qe kam arritur eksperiencen e duhur dhe shpresoj se te gjithe apo shumica nga ju do jepni voten tuaj per mua.
Nuk po filloj me premtime pasi qe e di se ato nuk vlejne por siq e din shumica nga ju jam munduar qe me menyra te ndryshme te ndihmoj te gjithe lojtaret e rinj.Kam organizuar lojera shperblyese ne gazeten time.kush me ka kerkuar ndihme ne ushqime,ALL apo dhe gjera te tjera i kam ndihmuar prandaj me shpresen se keto te mira do me shperblehen do kandidohem per president partie.
Sic mund te shihni ne profilin tim poashtu kam edhe 1 medalje "Society Builder" pasi qe kam arritur te ftoj 10 persona ne eRepublik shumica e te cileve jane shume aktiv ne loje.
Kohet e fundit kam pare shume percarje mes personave te caktuar dhe me eshte krijuar pershtypja se te gjithe jane duke luftuar vetem per pushtet dhe asnjerit nuk i intereson e ardhmja e eAlbania ne eRepublik,prandaj edhe e shoh te arsyeshme qe te ndrrohet e gjithe struktura udheheqese e tanishme e eAlbania dhe posacerisht e partise sone edhe pse e vlersoj shume punen e deritanishme te Napoleonit.
Shpresoj se nuk e kam zgjatur shume dhe kam besimin se do me votoni.

Falemnderit !!!.