Çfarë u premtua e çfarë u realizua nga qeveria

Day 2,064, 13:23 Published in Albania Albania by Rilindasi



Presidenti i vendit në prezentimin e kabinitetit të tij, prezentoi para nesh dhe premtimet e secilit veç e veç. Keto premtime janë publike, në ketë artikull : http://www.erepublik.com/en/article/kabineti-presidencial-2287788/1/20

Në vijim të artikullit tim, dua të bejë një vleresim , lidhur me atë se çfarë u punua për një javë, dhe sa nga premtimet të cilat u dhanë, u mbajtën.


Çfarë u premtua:(në origjinal😉

Zëdhënës i Qeverisë – RadeciVV
Fushëveprimi – Publikon vendimet dhe programet e qeverisë. Përgatitë raportin e agreguar të punës së qeverisë.

Synimet për javën e pare:
Nuk u realizua Të publikoj programet e detajuara presidenciale për grante dhe subvencione
Nuk u realizua Të publikoj raportin javor të punës së qeverisë

Zavendës vCP - dritonshala
Nuk u realizua deri më tani
Fushëveprimi - Zavenëson presidentin në mungesë eventuale të tij, dhe merr vendime konform planit presidencial. Mëson mbi funksionimin e shtetit.

Koment : Në mungesë të presidentit të vendit, zëvëndësi i tij, nuk u pa se ka kryer punen e tij, ka pasur mungesë të marrjës së vendimeve për çeshtje të ndjeshme, si problemi me Bosnjën.

Kryeministër - A E N E A S
Nuk u realizua deri më tani.
Fushëveprimi - Merret me planifikimin dhe jetëzimin e planeve qeveritare për mishërimin e konceptit militarizues të vendit. Mbikqyr programin e granteve dhe subvencion për MU dhe lojtarët e tyre që do përfitojnë për ngritjen e training center.

Ministër i punëve të jashtme – MoFA – Dejzi 94
Fushëveprimi - Merret me mardhënjet e Shqipërisë me shtetet tjera. Menaxhon ambasadorët dhe këshillohet me këshillin e lartk politik dhe ushtarak të vendit.

Synimet për javën e pare:
- U realizua Të dërgoj urimet tek të gjithë kandidatët presidencial të zgjedhur me një prezantim kabineti
- U realizua Të bëj vlerësimin e punës së ambasadorëve egzistues dhe zgjedhjen e ambasadorëve të rinj

Kabineti i MoFA – do të publikohet së shpejti

Ministër i Mbrojtjes - MoD – kushtrimzz
Fushëveprimi - Koordinimi ushtarak me MU-të e vendit dhe të aleatëve. Komunikim i rregullt me këshillin e lartë ushtarak. Menaxhimi i dy degëve tjera ministrore që lidhen me qështje të sigurisë së mbrendshme si ajo e imigracionit dhe e shërbimit sekret.

vMoD - Jurgen Dervishi
vMoD - Batoa

Synimet për javën e parë:
Nuk u realizua Inicimi i group fights
U realizua
Vlerësimi i rreziqeve të Resistance nga India dhe nga sulmet e Servias


Ministër i Imigracionit – MoI - Konstandini
Fushëveprimi - Koordinimi me kongresin reth aplikantëve për nënshtëtësi (CZ) shqiptare. Kordinimi me MoFA dhe Shërbimin Sekret reth reziqeve që mbartin këta aplikant për shqipëri. Raporton tek Ministri i Mbrojtjes

vMoI - El Luchador78

Synimet javore
Nuk u realizua- Krijimi i aplikacionit dhe procedurës për aplikim nënshtetësie
Nuk u realizua- Ftesa për Riatdhesim
Nuk u realizua- Raportimi javor për nënshtetësitë e pranuara


Udhëheqës i Shqërbimit Sekret - Tankisti
Fushëveprimi – Futja e shërbimit sekret në zemër të shteteve armike për mbledhje të informatave dhe intelegjencës mbi planet e tyre ushtarake. Tjerat janë sekret. Raporton tek MoD

Synimet për javën e pare:
Nuk u realizua- Të përgatis planin e funksionimit të shërbimit sekret për votim në këshillin e lartë dhe në kongres

Ministër i Edukimit - – MoE – JetonGreenForce
Nuk u realizuaFushëveprimi - Merret me koorinimin e të gjithë programeve që kanë për qëllim të kontribojnë në edukimin e të rinjëve në lojë. Krijon përmbajtje të reja edukative. Koordinon punën e F.P.Zh.

Koment :Vetëm një permbajtje e krijuar, një artikull, para shtatë ditësh!
vMoE për qështje ekonomike - Dardan81
Nuk u realizua
Fushëveprimi - Merret me krijimin e artikujve edukativ për lojarët e "vjetër" duke kontribuar në ngritjen e dijes reth vendimeve që kanë arsyeshmëri ekonomike për ta.

Koment: Vetëm një artikull i shkruar!

vMoe për qështje të të rinjëve– NikuAlbania

Synimet për javën e parë
U realizua- Revidimi i sistemit të ndihmave për F.P.Zh.
Pezull
- Zhvillimi I lojtarëve në F.P.Zh dhe shpërndarja e ndihmave

Menaxher i F.P.ZH. - ylber5


Guvernator i Bankës së Shqipërisë - Arius argiri
Nuk u realizuaFushëveprimi - Menaxhon fondet e bankës dhe bën shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve të aplikacioneve të aprovuara të lojtarëve shqiptar. Koordinon punën e transfereve nga kongresi.

Perfundime: Qeveria pati 12 premtime të parealizuara, për në javen e parë, se si do të del në javen e dytë, e vleresojmë pas një jave.

I propozoj presidentit, si deputet i eShqipërisë, qytetar i ketij vendi që të ndermar masa në perfundimin e premtimeve të dhëna, dhe të mos i le të pakryera ato.

I sugjeroj : Që të shkarkoj stafin që ka të bejë me shtetesitë, sepse pati zero punë.

I rekomandoj anëtarëve të qeverisë, të kryejnë punet e tyre në kohen e paraparë, sepse pas javës së parë lindin punë të tjera.

Pres raportin e qeverisë dhe punet për javen e dytë.


Mos vdeksha pa t'parë t'bashkume, o Shqipnia ime! Hyjneshë përmbi dhe, perëndi e shpirtit tim.