Lidhja e Arbrit perkrah kandidaturen e Crazy Alboz per President

Day 2,112, 02:43 Published in Albania Albania by RadeciVV


Bashkeqytetar te nderuar.

Lidhja e Arberit ka kenaqesine te ju informoje zyrtarisht se perkrah kandidaturen e Crazy Alboz per President te vendit.

Kjo gje eshte arritur pas nje vezhgimi te situates nga kryesia e Lidhjes. Ne fund, erdhem ne konstatim se Kandidatura e tij eshte me e pershtatshmja per eShqiperine ne keto momente.

E perkrahem Crazy Alboz sepse ai tentoi te i bashkoje te gjithe, duke krijuar nje aleance te gjere me parti "te medha" e "te vogla" (brenda e jashte top 5) gje qe e vlersojme. Ne jemi pro seriozitetit, bashkepunimit e vellazerise.

LeA eshte kunder arrogances qe e ka kapur qeverine aktuale dhe partine qe ka pushtetin, andaj besojme shume se vendi ka nevoje per ndryshim te kesaj qeverisje, urgjentisht.

Ne e perkrahem kandidaturen e Crazy Alboz sepse duam qe Shqiptaret te jene te bashkuar kunder armikut e jo kunder njeri-tjetrit (kjo per shkak te disa personave qe nuk e leshojne pushtetin nga dora qe prej fillimeve te lojes).

Ne e perkrahem kandidaturen e Crazy Alboz sepse do te kemi rastin qe se bashku te i tregojme ketij klani se Shqiperia i perket te gjithe Shqiptarve e jo vetem nje grupi te caktuar!

Lidhja e Arbrit e mbeshtet parimin baze te demokracise qe eshte vota e lire dhe nderrimi i pushtetit, andaj i ftojme te gjithe qytetaret qe te votojne per ate qe ata vlersojne se do te permiresoje gjendjen aktuale te vendit.

SHQIPERIA - LIDHJA - UNE. Bashke per zhvillimin e Shqiperise.

Me respekt

Kryesia e Lidhjes se Arbrit