Toleranca Fetare ne Erepublik

Day 2,238, 07:17 Published in Albania Albania by Dobit1

Disa na thone shkoni ne arabi se keni mjekrra,shami apo pantollona te shkurter.
Por edhe ne ju themi
Nuk ju duam ne Kosove...Nuk i duam ushqimet italiane; Pizza, Macaroni...
Nuk i duam gullashin, kete ushqim hungarez.
Nuk jane shqiptare-autoktone e as farmerkat sepse jane te huaja.

Ju qe vishni farmerka, shkoni ne Texas e merrnu me lope e bullica o kauboj. Cka jane keto krevata, shqiptare? Ncuk ncuk... Shkoni atje ku i shpiken keto se na e prisht traditen.
Ne jemi njohur per shkak te mustaqeve dhe plisit. Nuk i duam hamburgerat gjerman e as sandwichin qe eshte shpikje angleze. Ne e respektojme ushqimin por ushqimin autokton si: langun (qumesht te tharte e te trashe i prisht), mazen, fli e krelane me duqa e jo qebapat kete shpikje turke.
Ata qe jane me syza le te kthehen ne Kine sepse atje i shpiken syzet e mos na sillni kulture kineze ne Kosove.
Ju me patika Adidas e Nike hupni prej Kosoves e shkoni ne ato vende ku e shpiken basketbollin se na mjafton loja autoktone: guxhas.
Ne jemi kunder cdo gje qe nuk eshte e jona autoktone e sidomos e paraluftes...hupni ne Taiwan e Kine ju qe keni I-phona sepse na e prisht kulturen dhe shqiptarine me sende te huaja (perfshire edhe une).
S'kemi nevoje per babadimra me mjekerr qe e kane pagu arapt me mbajt. Neve na mjaftojne musteqet, plisi dhe nje pen kije... "Njeriu eshte produkt i kultures dhe jo i races " -

Dhe tani pasojn disa fjale nga analisti Kim Mehmeti :
Ne kemi shumë për të mësuar nga pjesa më e zhvilluar e Evropës, por vetëm nga ne ajo mund të mësojë si ndërtohet harmonia ndërfetare, por jo si projekt politikë apo shtetëror, por si diçka e natyrshme, e mbirë nga fara e njerëzores në ne e që na bëri ta kuptojmë se, ai që përbuzë shqiptarin mysliman vetëm shkaku i fesë, e ka përbuzur tërë shqiptarinë dhe se, ai që e ofendon shqiptarin e krishterë vetëm pse i takon kësaj feje, i ka ofenduar të gjithë shqiptarët!”( Kim Mehmeti)

Respekt per krishterin,ateistin,ortodoksin,muslimanin,etj.
Jemi shqiptar te gjithe andaj duhet ta respektojme secilin nese shprehet per fene e tij,duhet te tregojm toleranc fetare.


Me respekt vllau juaj
Dobit1