THIRRJE E MINISTRISE SE BRENDSHME

Day 1,631, 19:45 Published in USA Albania by erodial


THIRRJE PER UNITET KOMBETAR

Te nderuar vellezer,

Marr shkas per kete shkrim nga debatet e fundit qe jane krijuar ne komunitet. Si minister i brendshem i qeverise e si nje nga lojtaret me te vjeter Shqiptar ne kete loje besoj se mund ti them dy fjale.

Ne radhe te pare dua te kuptoni qe kjo eshte nje loje e si e tille duhet trajtuar. Lejeni problemet e jetes reale jashte kesaj loje. E dyta respektoni cdo individ qe luan kete loje, duke filluar qe nga zgjedhjet e tij personale se si e luan lojen e deri te ato kolektive.Vetem duke respektuar njeri-tjerin mund te ecim perpara, jo vetem ne loje por edhe ne jeten reale. Kjo eshte jete virtuale, pra asnje nuk mund te forcoje dike tjeter te beje dicka [une jam minister i brendshme po nuk fus dot njeri ne burg, mgjse do kisha deshire per disa 🙂], pra behuni tolerant e te mirekuptueshem.

Une nuk marr guximin te ve ne diskutim patiotizmin e dashurine e kurrkujt ndaj atdheut, thjesht kerkoj te punojme te gjithe se bashku per te arritur qellimet tona ne kete loje. Tirana eshte e pushtuar nga sllavet, e ne vend qe te veme gjithe fuqite per clirim, merremi me gjera personale e pakuptim per mendimin tim.

Ne finale pastaj ne kete loje nuk ka shume rendesi ajo harta me ngjyra por ka rendesi komuniteti, kane rendesi miqesite e njohjet qe krijohen. Une kam njohur njerez te mrekullueshem nga Tirana, Dardania, Ilirida, Ulqini e shume djem qe jane ne emigracion si puna ime. Ka rendesi qe flasim shqip, qe mirekuptohemi e qe jemi gati per cdo gje me ndihmu njeri-tjetrin. Kjo duhet te jete baza e cdo gjeje qe kemi ketu ne loje, mirekuptimi e respekti i gjithsecilit.

Per mua cdo njeri qe ka gjak Shqiptari eshte vllai im, pak rendesi ka nga vjen, cfare beson apo cfare predikon, persa kohe qe respekton parimet qe permenda me siper.

Faleminderit per durimin e uroj te gjej mirekuptimin tuaj.

Me respekt,
Erodial