Te jetojme e te vdesim per Shqiperine e idealin e ribashkimit te saj kombetar!

Day 1,641, 15:48 Published in Albania Greece by Mona Agrigoroaiei

TË JETOJMË E TË VDESIM PËR SHQIPËRINË DHE IDEALIN E RIBASHKIMIT TË SAJ KOMBËTAR!


“My mama always used to tell me: 'If you can't find somethin' to live for, you best find somethin' to die for.”


Përkthim:

“Nëna ime gjithmonë kishte zakonin të më thoshte: nëse nuk mund të gjësh diçka pwr të cilin të jetosh, gjen diçka për të cilin të vdesish”

(Tupac Shakur)

Mona Agrigoroaiei


Ky citat që e shpalosa më lartë më frymëzoi për të shkruar këtë shkrim porositës për të gjithë shqiptarët të Shqipërisë Etnike dhe të diasporës.
Njeriu nuk duhet të jetojë kot në këtë botë. Duhet të ketë një arsye për të cilën të jetojë.
Zakonisht njerëzit vëjnë gjërat të zakonshme përpara, familja, puna… Po lumturohen dhe kënaqen apo trishtohen e qajnë për sendet të imëta si paraja, fëmjet, suksesi, emri… Kalojnë rininë e pjekurinë në grumbullin e kompleksitetin e jetës moderne dhe arrijnë në pleqërinë e vdesin në vetmi, pa ditur askush për ta. Edhe këto gjëra të imëta janë të rëndësihme, pa dyshim. Por, në kushtet e mungesës së lirisë dhe të pushtimit fizik dhe psiqik nga një pushtues e kolonizator të huaj, janë të detyruar dhe duhet patjetër të mendohen në diçka më tepër: në çlirimin e vendit të vet nga vendi i huaj pushtues e kolonizues. Pjesëtari i kombit të pushtuar duhet të pajiset me vullnet të fortë dhe me vetmohim, duke qenë i gatshëm për çdo sakrificë kur atdheu kërkon, për veten e tij dhe të personave të dashura prej tij prej rrjetit familjar. Filozofia e vlerave kombëtare kërkon që ai të frymëzohet nga ideali i lirisë dhe i çlirimit kombëtar dhe të lejojë në plan të dytë gjërat të imëta, të zakonshme për të cilat kemi diskutuar më sipër!
Kombi shqiptar jeton që 99 vjet në një situatë të mjerueshme: i copëtuar dhe i pushtuar nga shtetet fqinje antishqiptare, siç janë Serbia. Mali i Zi, Greqia dhe “Maqedonia” (FYROM).
Pushtuesit dhe kolonizatorët të huaj e bënë dhe e bëjnë çmos të ulin, deri në anulim të plotë, ndërgjëgjën kombëtare të shqiptarëve, nëpërmjet mediave të çoroditura dhe nëpërmjet përhapjes së antivlerave dhe surogateve të ndryshme në shkallë të gjerë mbarëkombëtare. Ata u servojnë shqiptarëve, sidomos atyre që gjenden nën FYROM, orientime të mbrapshta fetare që të mos mendojnë më tek pozita e tyre skllaveruese në planin kombëtar e të harrojnë se kurrë pushtuesit e kolonizatorët nuk ua kanë ndaluar shqiptarëve nën pushtim feja, por ua kanë ndaluar shfaqjet kombëtare, ua kanë ndaluar Shqiptarinë: gjuhën, identietin, shkrimin e shkollën shqipe deri në shtypjen e saj me dhunë e terror shtetëror të paparë!
Edhe në hapësirën politike gjenden “zëvendesues” të mbrapshtë antikombëtarë. Sidomos përhapja e partive politike me kërkesa parcialiste që madje luftojnë në thelb kundër ribashkimit kombëtar i kënaq shumë pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë. Ata e dinë se shqiptarët, të përçarë nëpër mbi 100 parti politike antikombëtare nuk do të kenë forcë më të punojnë e të veprojnë për idealin suprem kombëtar: çlirimi dhe ribashkimi i Shqipërisë Etnike! Nuk do të pohojmë se të gjithë shqiptarët që janë nëpër parti politike dhe realisht shfrytëzohen nga disa individë që duan pushtet (në shumicën e rasteve pa shtet, sepse pushtetin de facto e kanë pushtuesit e kolonizatorët dhe assesi veglat e tyre që pretendojnë se “kanë pushtet” e “qeverisin” në “mirëbesim” e “multietnicitet”) janë tradhtarë e ata që nuk janë në parti janë atdhetarë. Një klasifikim të tillë maniheist është i dëmshëm. Tradhtia është vepër e rëndë, e cila duhet të dëshmohet e të provohet me fakte reale, siç janë provat për bashkëpunim e hapur apo të fshehtë me armiqtë e kombit shqiptar dhe me agjenturat e tyre antishqiptare. Por do të ngulim këmbë të themi se ata janë të paditur, të paemancipuar e të pandërgjëgjësuar, në shumë raste edhe të manipuluar e të dezinformuar nga drejtuesit antikombëtarë të këtyre partive.
Kohët e fundit është ndodhur edhe një fenomen tjetër shumë i dëmshëm: përhapja e “lëvizjeve kombëtare” që përdorin temën politike e ribashkimit kombëtar, vetëm sa për të marrë pushtet. Dhe njëherë pushteti i fituar, bëhen sikur të harrohen këtë objektiv gjithëshqiptar. Udhëheqësit e tyre kanë metoda të sofistikuar marketingu politik për tërheqjen e mobilizimin e masave të gjëra popullore, me qëllim të mbledhjes së votave. Asnjë drejtues të një lëvizjeje apo organizatë që pretendohet të jete kombëtare nuk duhet të ketë qëllime të tillë të ngushta. Mund të bëhet krahasim midis tyre (për të cilat kam shkruar edhe më herët dhe nuk do t’i përmend më tani) dhe atyre drejtues të dikurshem të ushtrive çlirimtare në Kosovë, Kosovë Lindore dhe Iliridë që (sh)përdoren ushtritë çlirimtare për karrieren personale, për të hypur në pushtet duke bërë “marrëveshje” me pushtuesit dhe kolonizatorët serbo-sllavo-maqedonas gjoja për “të drejta”, gjithçka në emër të kombit… Këto janë krime të rënda dhe të pafalshme në aspektin kombëtar dhe populli nuk duhet t’i gëlltit, sepse ribashkimi i Shqipërisë duhet të mbetet një ideal të ngulitur thellë në shpirtin dhe zemrën e cilitdo shqiptari!
Duhet të kujtohemi jetën dhe veprat e dëshmorëve të kombit, të cilat kanë flijuar jetën për këtë ideal, duke përmbushur kështu betimin dhenë Atdheut dhe të vazhdojmë rrugën e tyre. Në jetë të shikojmë vetëm këtë ideal dhe të mos ç’orjentohemi në manipulimet e armiqve dhe veglave të tyre dhe, po të jetë nevojë, të mos kursejmë as veten tonë.
Të dyja pjesat e citatit të këtij reperi amerikan Tupac duhet të marrin jo veçmas, por në bashkërendim: duhet të gjejmë edhe diçka për të cilën të jetojmë, edhe diçka për të cilën të vdesim dhe kjo “diçka” duhet të jetë vetëm e vetëm ideali kombëtar.
Pra, çdo shqiptar duhet të ketë qartë në mend këtë porosi: TË JETOJË E TË VDESË PëR SHQIPëRINË E PëR IDEALIN E RIBASHKIMIT TË SAJ! Vetëm atëherë do të bëhemi një grusht të fuqishëm që të thyejë vargonjet e robërisë, të pushtimit dhe të kolonizimit sllavo-grek dhe të realizojmë objektivin për të cilin u derdh aq shumë gjak në këto vite të copëtimit dhe thundrës së huaj: shteti i vetëm kombëtar shqiptar i Shqipërisë së katër vilajeteve që e projektuan rilindasit tonë:i vilajetit të Kosovës, i vilajetit të Manastirit, i vilajetit të Shkodrës dhe i vilajetit të Janinës.

Shqipëri Etnike në kufijtë e saj natyrore!
Rroftë kombi shqiptar!

Rumani, 19 maj 2012