Si të bëjmë ScreenShot ( e vlefshme për sulmin e përbashkët)

Day 1,773, 08:56 Published in Albania North Macedonia by Sergio Serxhio

Përshëndetje të gjithëve.

Po e shkruaj këtë artikull sepse gjatë group-fight kam parë plot që thonë : "Çfarë është ScreenShot? Si të bëj një screenshot ? " etj.

Screen Shot janë fotot të cilat ia bën kompjuterit. Programi më i mirë për ScreenShot është LightShot. Ju mund ta shkarkoni atë duke klikuar këtu ( http://app.prntscr.com/ )
LightShot është një program tepër i thjeshtë.

-Si të përdorim lightshot ?

Si gjithmonë shtypim butonin "Print Screen" i cili ndodhet sipër numrave.


Më pas ekrani do të ngjyroset me një ngjyrë të zezë të lehtë.

Si ishte._______________________________________________________Si u bë.



Tani do të selektoni me maus pjesën të ciles ju doni t'i bëni foto.



Më pas shfaqen këto ikona:


Ikona e parë shërben për të modifikuar foton. Ndërsa e dyta shërben për ta ngarkuar në internet. Për një proces të shpejtë ju këshilloj të klikoni tek e 2ta. Pasi të keni klikuar tek " Upload " , ne cepin e poshtëm djathtas të ekranit do të shfaqet kjo:





Kjo do të thotë se fotua juaj është ngarkuar. Ju mund ta kopjoni direkt linkun e fotos, ose të klikoni Open dhe në Tab e ri që do të japet fotua, të bëni copy image url duke klikuar me të djathtën e mouse mbi foto 🙂

Shpresoj të kem qenë i qartë për të gjithë.

Serxhio