SHQIPERIA DHE QEVERIA!
Arius argiri
Se pari dua te sqaroj se ky artikull eshte thjesht nje permbledhje e komenteve me te cilat i jap pergjigjur nje pyetje te presidentit te vendit Jon Kastrioti!
Presidenti ne artikullin http://www.erepublik.com/it/article/mos-valle-jemi-te-mallkuar-nga-tradhetia--2156140/1/20 te shkruar ne gazeten “Shqipja e Arberit”do me bente kete pyetje...
“Arius ktheje koken mbraapa, dhe shiko se qka ka bere Rilindasi per atdhe ? qfar bere ti? une kam hyre ne loje nje dite pas teje dhe qdo artikujt e tu dhe Rilindasit ishin kunder qeverise,qeveria vjedh qeveria ashtu qeveria keshtu etj etj gjithnje kritikon! a ke ndonje ide se si shkojne punet e qeverise ? A vetem e ben kete per te perqar popullin per te lene lojen pa lojtar !! Ku eshte qellimi i juaj ??”
Çkerkonte te me thoshte joni me kete pyetje?
Valle te kritikosh qeverine do te thote se ke share atdheun ?
Se ndez perçarjen?
Valle ata qe kritikononin qeverine e Esat pashe Toptanit ishin armiq te atdheut?
Ata qe kritikonin qeverine e Zogut shanin atdheun?
Atehere sipas kesaj llogjike Avni Rustemi,Hasan Prishtina apo Bajram Curi dhe Luigj Gurakuqi etj etj etj jane armiq te atdheut?
Ata qe ngrinin zerin kundra diktatures komuniste dhe qeverise se saj ishin tradhetar te atdheut?
Ke degjuar ti Jon per masakren e Tivarit?
Ku qeveria e jugosllavise ne mareveshje me qeverine e shqiperise masakruan me qindra shqiptar nga kosova me arsyen se ishin antikomuniste?
Ata qe guxuan te denonconin kete mareveshje kriminale te qeverise shqiptare me qeverine e jugosllavise valle ishin armiqe te shqiperise sepse kritikuan dhe denoncuan kete mareveshje kriminale qe beri qeveria e vendit te tyre?
E pra Jon dua te te sqaroj edhe njehere se qeveria nuk eshte Shqiperia !
Perkundrazi shpesh here ne historine e shqiperise qeverite dhe shteti i shqiperise e ka demtuar vendin tone me shume se edhe vete armiqt tane shumeshekullor!
Kjo per sa i perket historise e cila deshmon ne pafundesi se qeveria dhe atdheu jane dy gjera krejt te ndryshme dhe se eshte nje gabim i madh nese pa dashje apo aq me teper me dashje ve mes tyre shenjen e barazise!
Per te vazhduar dua te vej edhe njehere ne dukje se nese dikush kritikon qeverin nuk do te thote se po shan atdheun perkundrazi eshte detyra e çdo qytetari qe te kritikoj qeverine !
Eshte detyra e qeverise qe ti pergjigjet ketyre kritikave !
Jane pikerisht kritikat te cilat bejne qe qeveria te punoje me mire ti perkushtohet me shume punes dhe jane pikerisht kritikat arma kryesore qe nje shoqeri e qytetruar lufton korrupsionin dhe paaftesine ne qeverisjen e vendit!
Per sa i perket asaj se çfare kam bere une ne kete loje edhe pse nuk me pelqen po te permend kontributin e vogel qe une kam dhene per shqiperine ne kete loje edhe pse nuk kam qene pjesmarres ne asnje qeveri te vendit deri me sot dhe kjo jo pse nuk me jane ofruar poste por sepse gjithmone jam mundur ti jap Shqiperise ne kete loje ate qe i mungonte!
Opoziten!
Mendimin ndryshe!
Ide te reja!
Koha do te tregonte se pjesa me e madhe e problemeve qe une ngrita 5 muaj e me shume perpara ishin te drejta! Le ti marrim me rradhe! Problemi i bankes sikur te ishte filluar te korrigjohej qe kur shume muaj me pare une shkruajta nje artikull mbi kete problem tashme ti si president do te gjeje tani nje banke pa nje borxh ne gold! Gjithashtu do te ishin kursyer edhe mijra all per gjoben e dyte qe ju vu nga adminat ne all ne kohen e festim beqes .E pra shume muaj pas artikullit tim mbi problemin e bankes se shtetit ku shumekush me shau se po shpikja probleme te kota madje te rreme qe kishin si qellim te perçanin qytetaret nga qeveria e asaj kohe ky problem do te shqetesonte dhe do te perpiqej ta zgjidhte si qeveria e presidentit Festim Beqes ashtu si edhe qeveria qe ti drejton aktualisht dhe per kete mund te lexosh thirrjen e guvernatorit aktual te bankes se shtetit.Dhe kjo deshmon se problemi qe une ngrita shume muaj me pare ishte teresisht i drejte dhe se qeveria e asaj kohe do te ishte mire qe ne vend te ndermerrte nje fushate fyerjesh kundra meje ta harxhonte asaj kohe kete energji per te menduar per nje zgjidhje te ketij problemi.
Po shume muaj me pare une ngrita problemin e bashkimit kombetar dhe kam kerkuar qe opozita te perfshihej ne qeverisje!
Sot pas me shume se pese muajsh ti e shtrove kete çeshtje si domosdoshmeri per shqiperine.Kjo eshte deshmi qe problemi qe une ngrita pese muaj me pare ishte teresisht i drejte por sigurisht nuk mundem te rri pa thene se nese do te ishin hedhur hapat e pare per realizimin e ketij projekti pese muaj me pare kur une e paraqita si nje problem qe duhej zgjidhur, qeverite e bashkimit kombetar tashme do te ishin bere realitet!
Po keshtu kam ngritur muaj me pare edhe problemin e depolitizimit te Mu dhe ky eshte nje problem qe nuk u zgjidh dhe tashme po shkakton krijimin serishmi te nje pafundesie MU private! Une ngrita temen qe problemet duhet te diskutohen bashkarisht edhe me opoziten apo te gjithe ata qe kane ide apo propzime te reja pa paragjykime dhe tashme eshte kjo ajo qe edhe ti po kerkon te besh!Sigurisht serishmi nuk mund te mos rri pa e permendur se nese ky diskutim dhe bashkpunim me opoziten do te kishte filluar muaj me pare tashme edhe kjo do te ishte bere realitet.
Pra pa ose me dashje serishmi me deshmove me vendimet e tua qe kisha te drejte. Nuk deshiroj ketu te flas per te gjitha problemet qe kam ngritur ne artikujt e mij por permenda ketu ato qe per mua jane me kryesoret!
Gjithashtu nga ana individuale qe kur jam futur ne kete loje kam luftuar gjithmone per Shqiperine dhe nuk e kam ndrruar asnjehere shtetesine edhe pse ne pushtet ishte Nino, Krimiko apo kushdo tjeter sepse gjithmone i kam konsideruar si president te ligjshem te vendit edhe pse i kam kritikuar dhe kam menduar ndryshe nga ata! Por keto kritika ndaj Krimikos apo Ninos apo presidenteve te tjere nuk me kane bere te me shkoje kurre ne mendje qe te ndrroja shtetesine per shkak te tyre sepse siç te thashe i kam konsideruar gjithmone si president te ligjshem te vendit tim ashtu siç te konsideroj edhe ty! I them keto fjale per tju rikthyer temes fillestare pra te kritikosh qeverine do te thote te shash te mohosh vendin tende? E pra shumekush ne kete loje vazhdon te vej rrezikshem shenjen e barazise midis qeverise dhe shqiperise! E vura re kete ne kohen kur Dardan H u be president kur pas fitores te se cilit shume lojtar shpallen haptas ne komente qe kishin ndrruar shtetesine se ishte bere president Dardani dhe jo kanidati qe ata kishin mbeshtetur!Kur vuri kanidaturen rilindasi shumekush serishmi do shprehej se nese ariusi apo rilindasi do behet president ne do ikim nga shqiperia! Kesaj i thone per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine apo per inat te rilindasit dhe ariusit une shkoj e behem kinez apo turk!E pra une arius argiri as e kam bere dhe as do ta beje kurre nje gje te tille sepse me gjithe kritikat i kam konsideruar te gjithe presidentet e shqiperise si te ligjshem dhe si vellezerit e mij te nje gjaku me te cilet edhe pse me mendime te ndryshme na bashkon nje qellim i perbashket! Te lartesojme emrin e shqiperise ne kete loje!
Keto jane mendimet e mia Jon Kastrioti!
Dhe nese ti vazhdon te mendosh se keto jane mendimet e nje armiku te Shqiperise dhe se me artikujt e mij kam ndjelle perçarjen mes Shqiptareve une do te pergjigjesha se shpresoj qe armiq te tille si une shpresoj te shtohen çdo dite e me shume ne radhet e shqiptareve ne kete loje !
Me respekt qytetari arius argiri.
Comments
V
v
OO he burrr po shume paske shkrujt 😉 na fal po nuk kam kohe qe ta lexoj kur e lexoj ta shkruj pergjigjen 😃
po jo mo jon nuk eshte nevoja te lodhesh te me shkruash pergjigje sepse nuk e kam bere per kete !
V
Arius o vlla mesojeni njeher se cka do te thot opozita e pastaj fol, mesojeni rrolin e opozites e pastaj hapni artikuj , prodhoni dicka e pastaj KRITIKONI! Me kaq po e mbaroj se zbesoj se ka gje qe te shtoj.
alb asasin! çdo te thote opozite? cili eshte roli i opozites? meqe une nuk e kam kuptuar marre mundimin te ma shpjegosh mua dhe te gjithe atyre qe do lexojne keto komente!
V (nuk me besohet qe e lexova te gjithin 😛)
@AlbAssasin hahaha te lutem vlla, ndriçoje kete popull duke na shpjeguar çdo te thote opozite dhe kush eshte rolli i opozites se na bone me verte kurjoz tani!
@jonkastioti bukur vlla mos harxho kohe duke lexu artikuj & duke komentu vetem puno per çlirimin e Shqiperise.. ah meqe ra fjala ke ndonje plan konkret per luften per çlirim apo secili per vete dhe Zoti per te gjithe?!
Te luten na e bej te ditur dhe neve qe nuk frekuentojme chatin & TSn
Arius sa per info Esad pasha ishte vendos nga ana e Turqise dhe punonte jashte vendit nuk kishte asnje far force ne Shqiperi
E per info tjere kjo nuk eshte RL por loje e ne loje duhemi te knaqemi te kemi kontakte sa me te mire me gjith Shqiptart kudo qe jan .
@Andiroid se shpejti po punohet per nje bashkpunim me shtetet aleat
kjo eshte nje loje jon e vertet por ti shpesh here dhe grupi i simpsonsave e madje edhe thuajse te gjitha qeverite qe kane qene ne shqiperi ne loje kan vepruar me mentalitetin e atyre ne jeten reale pra jo duke bashkpunuar por duke goditur ofenduar dhe quajtur armiq te gjithe ata qe guxojne te kritikojne qeverine! shyqyr zotit qe nuk keni ne dore burgjet dhe pushkatimet se do me kishin hequr qafe prej kohesh! pikerisht se eshte nje loje duhet te beni te kunderten e asaj qe ka ndodhur shpesh
me qevrite e shqiperise ne jeten reale pra te bashkpunoni te jeni tolerant dhe pasi te degjoni me qetesi kritikat qe ju behen te perpiqeni te korigjoni gabimet e bera!
sa per veprimtarine e esad pashes ne shqiperi pas vitit 1912 nese nuk te pelqen apo nuk ke kohe te lexosh artikujt e mij te keshilloj ta rilexosh kete pjese te historise se shqiperise sepse me siguri do te mesosh shume!
Arius argiri kam vendos qe te mos pergjigjem asnje artikulli sepse nuk e shoh te logjikshme ndezjen e debateve sepse rezultati dihet, te ftoj ty ti besh nje shikim qeveris dhe do shohesh qe pjesa e e madhe jan emra te ri dhe te pa "perlyer" ne artikujt tuaj edhe te Rilindasit eshte e drejta e gjikujt te bejn kritika dhe te jet opozit po te jete nevoja edhe gjith jeten por duhet edhe te jeni korrekt te thoni edhe te pakten nje here te vetme edhe ndonje merit te kesaj qeverie e cila po lufton si
dhe me faktorin Shqiptar i cili per shkaqe xhelozije lobon kundra qeverisdhe punes qe po bejn rreth 0 persona cdo dit edhe pse ne nuk na e ka qefi te thojm po bejme kete apo ate por thjesht po punojm per te miren e eAlbanias.....Gabime kemi bo dhe do ti bejme perseri sepse jemi njerez dhe si te till do kemi nevoj gjithmon te permisohemi pra me pak fjal kjo eshte loj dhe duhet te merret pak me ndryshe si RL dhe duhet te jemi te gjith me elastik ju flm
ah me fal jane rreth 60 persona qe po punojn ne dit sepse spaska dal aty nje falenderim ju shkon te gjith atyre vajza e djem
o ti zoti Arius gjithe ata emra qe ke permend ti kane luftu me pushke ne dore per atdheun...ti vazhdon kendon. Te kam thene ne disa komente qe behu pak me konstruktiv e do jesh me i nderuar....hajt tung
Arius me fal qe po te them po ti paske nje problem te madhe .Shiko ndonje doktor se koka puna shum keq po me dhimbesh per zotin
Fitoni para nepermjet shkurtimit te linkut http://tinyurl.com/cperhfv
@Erodial, pamarr parasysh komentet e Ariusit ose te Jon Kastrioti-t apo pa marr parasysh kujt, ti me t'vertet e paske idh me t'madhe... N'fakt ti kokshe munu me lidh najqysh me bo keshe ma interesant, amo paske dal kejt jasht realitetit edhe paske huq kejt dika tjeter dmth, ne t'pakuptimten 😃
Congratulations 😃
@AgimRamadaniGL hajt vlla se me mire do behet edhe per ty lol
ahahaha stili i sulmit nga qeveritaret eshte tipik ai qe kemi ne RL ncncncncncn