Ruani bazukat

Day 1,914, 02:26 Published in Albania Serbia by baroti

Strategjia e bazukës dhe copave të energjisë

Duke kursyer bazukat dhe copat e energjisë (energy bars) ju mund të jeni jashtëzakonisht të dobishëm për eShqipërinë, pavarësisht se qfar lojtari jeni i madh apo i vogel, ju do të jeni në gjendje të luftoni më shumë dhe ti mirni 10.000 pika ndikimi gjat betejës. Sa më shumë që të kurseni aq më shumë do ti ndihmoni vendit tuaj.

Problemi i vetëm është arritja e 25 vrasjeve në ditë për të marrë bazuka, por me ndihmen e MU (Divizionit ushtarak) kjo nuk duhet të jetë problem për shumicën e lojtarëve.

Rezultati përfundimtar i një strategjije me ndihmen e MU (Divizionit ushtarak) do të jetë.
30 bazuka nga përfundimi i urdhrave të MU (Divizionit ushtarak)
30 copa të energjisë (kështu që të gjitha bazukat mund të përdoret në një sulm)
3/5 pjesë të bazukës të cilat miren gjat betejave.

Kjo strategji do të jetë e barabartë përafërsisht 1.000.000 pikë dëme për një person, dhe për një fushatë të organizuar mirë me sulm masiv të përbashkët, duhet lehtë të rezultojë në fitore!

Për të ruajtur bazuka tuaj mos i mblidhni bazukat por lejeni të pambledhura.


Nëse ju keni mbledhur bazukat tuaj aksidentisht atehere gjat betejës ndronjeni armatimin, nëse nuk keni armë më dhe ende nuk e keni përfunduar DO (Urdhërin ditor) atëhere kërkoni armë nga MU por mos i përdorni bazukat.

Kjo vlenë edhe për copat e energjisë nëse nuk keni më energji hyni ma vonë per ta përfunduar DO por mos i përdorni copat e energjisë.

Është edhe një problem te lojtarët e rinjë që luftojnë pë armikun sepse nuk dijnë ta ndrojnë lokacionin.
Në shumicën e rasteve ke zgjidhje Resistance Force of Albania ose Serbia kliko Resistance Force of Albania.
Nëse nga ndonjë arsye nuk shkon direkt të lufton per eShqipërinë atëhere klikoje emrin tënd që gjindet mbi vijen e gjelbërt të energjisë ne anën e majtë, pastaj lokacion (change) (ndroje lokacionin) kliko te change dhe shko ne Serbi zgjidhe një vend të Shqipërisë Tirana ose Albanian coast.