Reagim

Day 1,634, 00:34 Published in Albania Greece by Mona Agrigoroaiei

Reagim

Mona Agrigoroaiei

Administratoret te grupit "Cameria" prej Yahoos (cameria@yahoogroups.com) kane nderhyre ne nje koment timin ne menyre antikombetare, duke me shtuar dicka qe nuk e kam shkruar vete dhe per te cilin nuk jam dakord! E para, kane shtuar ne koment "Rrofte Rumania e madhe". Une nuk do te kisha shkruar kurre kete gje, sepse une mendoj dhe perpiqem te jap kontributin vetem per ribashkimin e Shqiperise Etnike dhe jam per krijimin e shteteve ETNIKE ne Ballkan, shtetet ne kufijte e tyre kombetare dhe jam kunder cilitdo zgjerim territoresh te padrejte!
Pastaj keta administratore kane shtuar ne menyre dinake thirrje e nxitje te tipit analfabet kunder nje feje - feja islame, gje qe nuk eshte me pak e denueshme se sa ate qe kane botuar nxitjen e urrejtjes ndaj fese katolike apo ortodokse. Une kurre nuk kam logjikuar fene e njeriut, por ndergjegja e tij kombetare, sa eshte i gatshem te sakrifikohet per lirine e memedheut, per idealin e Shqiperise se te gjithe shqiptareve ne Ballkan. Jam kunder nxitjes se urrejtjes nderfetare dhe nje gje te tille e konsideroj antikombetare dhe ne kete rast edhe perpjekje per te me diskredituar para kombit shqiptar.
Fakti se administratoret nuk kane botuar reagimin tim ku shpreha mosaprovimin ndaj ketyre ideve te huaja mendjes dhe botekuptimit tim me ben edhe te drejtoj gjishtin e fajesimit ndaj tyre.
Jeni te lutur te ndryshoni kete sjellje antikombetare!

Rumani, 11 maj 2012