Programi i Partisë se Drejtesisë

Day 2,209, 03:02 Published in Albania Albania by Dobit1
Pse duhet ti bashkohemi Partisë se Drejtesisë ?

Me Poshtë do të shihni planprogramin e Partisë se Drejtesisë .



:::::::::::::::::::::::DISPOZITAT E PËRGJITHSHME:::::::::::::::::::::::::::


Partia e Drejtësisë, është bashkim vullnetar politik i qytetarëve të eShqiperisë, të cilët të frymëzuar nga besimi në Zot dhe të përkushtuar për Komb dhe Atdhe, angazhohen për ndërtimin e nje qeverisje të ndershme.
Ne perfaqsojmë interesat e mirëfillta të qytetarëve dhe jo vetem të grupeve të privilegjuara. Synojmë që çështja kombëtare shqiptare të zgjidhet në pajtim me të drejtën e popullit për vetëvendosje.
Ne angazhohemi fuqishëm që bashkëveprimi kombëtar të jetë detyrë patriotike, synim i përgjithshëm dhe veprim i organizuar, konceptual dhe profesional i shqiptarëve pa dallime partiake.
Konsiderojmë se kufijtë që e ndajnë kombin shqiptar(Shqiperi-Kosove) janë kufij të padrejtë dhe do të mundohemi në të gjitha menyrat për një bashkim të tyre dhe po ashtu do të angazhohemi në mbrojtjen e territoreve natyrale te eShqiperisë.
Ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha ndermjet lojtareve shqiptar paraqet prioritetin politik të institucioneve të eShqiperis nese ne marrim pushtetin .


:::::::::::::::::::::::::::::::::SISTEMI POLITIK:::::::::::::::::::::::::::::


Synojm përparimin e shtetit tonë , nëpërmjet ruajtjes dhe përparimit të vlerave, individuale dhe kolektive,si dhe emërimit në postet e rëndësishme shtetërore, të kuadrove me kualitete të dëshmuara dhe me pervojë.
Jemi kundër çdo diskriminimi,jemi për respektimin e plotë të çdo lojtari.
Angazhohemi për administratë të unifikuar,shtetërore,efikase dhe të disiplinuar, me ndarje të qartë të kompetencave.
Perkrahim që Shteti të ketë një MU zyrtare me një forcë ushtarake të madhe në numer dhe të ketë bashkpunim me të gjitha MU-të tjera që gjenden në Shtetin tonë.
Partia është e vendosur që në Republikën e eShqiperis të zbatohen vetëm ligjet e miratuara nga Kongresi.

Jeni te mire se ardhur te gjithe...
Antarsohuni Ketu




Me Respekt
Kryesia e PD