Presidenti

Day 1,549, 13:22 Published in Albania Albania by RadeciVV

Në këtë artikull do të keni informacione më të detajuara për presidentin e një vendi në eRepublik, konkretisht, kush mund të kandidojë, çfarë detyra e obligime ka etj.

Së pari
Besoj se e dini të gjithë, por të ju ri-kujtoj e të ju tregoj atyre që nuk e dinë se Presidenti aktual i Shqipërisë në eRepublik është Napoleon 54. Kontaktojeni për çdo gjë që keni, sidomos lojtarët e rinjë, pasi që ai ju ndihmonë me ushqim, armë, e të tilla.

Presidenti është udhëheqësi i zgjedhur i një vendi, që duhet ta shprehë "shpirtin e një kombi", për vendin e vet si dhe për botën.

Çfarë duhet pasur për të qenë president?
E para të gjithë kandidatët duhet të konkurojnë për zgjedhjet Presidenciale. Çfarë duhet bërë për të konkuruar?
1. Duhet të arrini nivelin 18
2. Duhet të jeni pjestarë të ndonjë partie
3. Duhet të kenë miratimin e kryetarit të partisë, e cila parti duhet të jetë njëra nga top 5 partitë (nga numri i antarëve)
E dyta, sigurisht, pasi të keni plotësuar këto më lartë, duhet të i fitoni zgjedhjet për të u shpallur president (ato mbahen në datën 5 të çdo muaji).

Çfarë mundësish ka presidenti?
1. Mund të propozoj numër të palimituar ligjesh
2. Mund të i dërgoj mesazh çdo qytetari të ri të vendit të tij, me informacione të nevojshme për lojën
3. Mund të propozojë blerjen e sistemit të mbrojtjes apo spitalit në regjionin që ai dëshiron
4. Mund të propozoj embargo tregtale me një vend. Nëse propozimi kalon, 2 vendet nuk do të mund të bëjnë tregti për 30 ditë. Gjithashtu lufta mes 2 vendeve automatikisht krijon embargon.
5. Mund të vendos "Natural Enemy" për vendin që urrehet më së shumti nga vendi juaj. Çdo shtet mund të ketë vetëm një Natural Enemy. Edhe kongresi, edhe presidenti mund të propozojnë këtë
6. Mund të propozojë marrëveshje për aleancë me një vend tjetër. Nënshkrimi dhe mirëmbajtja e aleancës kushton 10000 para lokale, (P.SH. AL), por vërtetohet se është e dobishme kur vendi është në luftë
7. Mund të deklarojë luftë. Deklarimi i luftës kushton 200 gold, por madhësia e 2 vendeve ndikojnë në koston finale. Kur lufta të deklarohet, presidenti mund të vendos ta sulmojë atë vend. Siç e cekëm kur 2 vende janë në luftë, embargoja vendoset automatikisht.
8. Mund të propozojë paqe. Presidenti mund të propozojë paqe që të mbarojë lufta midis 2 vendeve.

Gjithashtu presidenti mund të akuzohet (Impeachment) nga kongresi, në rast se nuk vlerësohet se është i denjë për vendin.

Për çdo shtesë, pyetje, paqartësi e të tilla, jeni të lutur të komentoni.

DardanH