Pesë Shqiptarë, pesë mendime të ndryshme...

Day 1,730, 10:34 Published in Albania Austria by George Scanderbeg Kastrioti

Te nderuar Bashkatdhetare,

Une kam afersisht 3-4 muaj qe jam aktiv( per sa kam pasur mundesi ti ndaje kohe kesaj loje, duke marrur parasysh edhe studimet e mia, qe pershkak te gjuhes se huaj me lene shume pak kohe te lire te merrem me aktivitete tjera) dhe kam pasur rastin te lexoj shume artikuj te gazetave te shumta te e-qytetareve.
Cka me ka bere me shume pershtypje, jane komentet e postuara nga e-qytetare te ndryshem.
Te them te drejten, jo rralle here jam deshperuar nga ato komente, per shkak te motivit te tyre shume shkaterrues dhe shume te demshem per mirqenjen e e-Shqiptareve .
Me te vertet, te shohesh se si nga 10 komente te postuara nga e-qytetaret mese 80% e tyre kane te bejne me nxitje te konflikteve, te sulmeve mes veti .
Ky fenomen eshte vertet per te te ardhur keq !
Une ne RL kam lexuar shume deri sot... Ne Shqiptaret FATKEQESISHT jemi shume TE ZOTE si te vetem , por shume TE PADUKSHEM SI TE BASHKUAR(per faktin qe ne nuk munde te qendrojme te bashkuar).
Mu per kete edhe shume PATRIOTE e SHKRIMETARE Shqiptare kane luftuar per shlyerjen e ketij fenomeni kaq te demshem te shqiptareve ne RL.
E mu per kete fakt edhe une u frymezova sot te shkruaj artikullin tim per kete fenomen kaq degradues te Shqiptareve, qe fatkeqesisht po ze vend edhe tek e-Shqiptaret.
Kulminacioni i gjithe kesaj qe ne artikullin e fundit qe lexova, PER KRIJIMIN E NJE MINISTRIE TE INTELIGJENCES.
Mu personalisht me pelqeu idea ne parim, edhe pse nuk posedova ndonje informacion me te detajuar ne lidhje me kete iniciative.
Mirpo prap edhe kete here me bene pershtypje komentet e disa e-Qytetareve.
Nuk kuptoj, pse duhet te hudhemi drejt ne sulm, pse duhet vetem te kritikojme tjetrin, pse nuk ndalemi pak e te analizojme gjerat me ndryshe, ti shohim gjerat nga nje prizem tjeter.
Pse te mos na pelqejne idete e tjerve, pse te xhelozojm qe dikush nga ne po ka IDE e une personalisht jo.
Pse mos ta perkrahim nje iniciative ne te mire te e-Shqiperise? ( nuk po flas ne kete rast per M.I.SH, por ne pergjithesi) !
Pse duhet te postoj nje e-qytetar komente kaq idiote e te pabaza, pa e pasur as idene me t'vogel se qka me t'vertet po ndodhe ne nje rast te caktuar.
Pse nuk informohemi njehere pak me ne detaje per nje ide apo inciative te caktuar, e pastaj si PROFESIONISTÊ ( po e them keshtu kushtimisht ) te japim mendimet tona.
Une nuk jam kunder kritikave, bile kritikat jane ato qe e zhvillojne nje e-Qeveri e nje E-shtet, por jo edhe ato "kritikat" qe tingellojne si shume idiote e te pakuptimta.
Ti leme ngatrresat personale mbrapa, kur te behet fjale per nje qeshtje me madhore si e-Shqiperia, ti leme armicesite mbrapa , te bashkohemi njeher e pergjithmone, se ne vertet jemi te menqur e te ZOTE, por vetem duhet te qendrojme te bashkuar per te miren e E-SHQIPERISE.
Shpresoj qe fjalet e mia sadopak kane mbetur ne koken e atyre lexuesve qe e kane lexuar kete artikull!
Ju falenderoj shume te gjithe ATA qe kane pasur durimin te lexojne kete analize timen personale deri ne fund !

Sincerisht,

George SCANDERBEG Kastrioti