Partina e Fortë... po fiton - Anëtarësohu Tash

Day 2,165, 09:19 Published in Albania Albania by Molosi




Zgjedhjet për kongres

Partia e Fortë ka vendos me ju jep nderin ma shumë anëtarëve të ju bashkohen, dhe ditën e nesërme me votu për NEVE.
Zgjedhjet për kongres janë shum të randësishme, këto zgjedhje bajnë që profili yt i lojtarit me ndryshu

Prej të padukshmes


Në të dukshme


Plus edhe që si të fiton i merr 5 gold. Pra këto 2 motive shumë të rëndësishme kanë ba që ne shqiptarët luftëtarë dhe patriot ti kapim armët, dhe te gjejmë armikun e brendshëm kudo që është, ta luftojmë dhe ta shpartallojmë të shkretit, në mënyrë që të shuhet njëherë e mirë hendeku mes Neve dhe Asaj medalje aq të dashtun. Pra le ti bimë burra se armiq kemi gjithandej. Pas zgjedhjeve, mund ti kthehemi fjalëve të dashtuna dhe vëllazërore për njani tjetrin. Kjo është demokracia jonë e dashtun, dhe kërkush si na nuk e ka kuptu.

Fushata
Ne Premtojmë.....dhe jo vetëm...
Ne të Partisë kemi vendos që si përtac që jemi, nuk do bajmë fushat, prandaj ju lutem na VOTONI dhe mos na mundoni shpirtin me nga mas juve. Të gjithën javën e kaluar e kemi shpenzu duke dal, pasi që jeta sociale e jona (kafeve dhe clubave) kërkon shumë vëmendje, sidomos që kjo javë ka qen e nxehtë (moti po mendoj), duke ja mundësuar gjinisë së bukur edhe njëherë të na bëjnë të lumtur pa masë, për të cilën gjë i falënderojmë nga zemra.


Anëtarësimi
Partia e Fortë fton të gjithë të na bashkëngjiten dhe votojnë për NE ditën e zgjedhjeve (nesër si të qoheni prej gjumit). Kemi marr parasysh që lojtaret kërkojnë motivim të posaçëm për mundimin e përdorimit të gishtit në maus (kujto luftat e gjata dhe dhimbja e gishtit prej butonit FIGHT, dhe sidomos dhimbja e gishtit dhe e zemrës nga klikimi në butonin DONATE).
Ne kemi mendu me i kopju partitë tjera për motivim të anëtarëve me loja shpërblyese dhe dhurata të ndryshme, por pasi po pretojmë vendosem me shku drejt e në temë:
Ju linkun neve, Na ty goldin e CC. (lojë shpërblyese, kush e gjen ku asht butoni mu anëtarsu në Parti, fiton 😛)
Me kaq te përfundojmë edhe këtë pjesë, se duhet me kqyr naj film tash.

Prit se harrova me cek që
VOTONI PËR NEVE, se na dijmë dhe ja dalim, të tjerët ... paj edhe të tjerët meritojnë far goldi se buxheti asht i madh.
Ju ftoj të gjithë lojëtarve dhe sidomos kryetarët e partive të tjera, le të anëtarësohen këtu

http://www.erepublik.com/en/party/partia-e-fort-3822/1
sa ma shpejt aq ma mirë...
(përjashto do raste kur vyn mos me kon i shpejt se të shkon ftyra)


MOS HARRONIII !!! Gjithëqysh VOTE dhe Subscribe (e obligueshme)

Disclaimer - Mohim:
Ky artikull ka përmbajte të dhunshme, raciste, ofenduese, lujtne qoke kapak, përbuzje, të pavërteta, shtrembërime, synime të errta, iluminati, masonike, etiketime, satirë, hajgare palidhje etj.. dhe si rezultat NUK BON ME U LEXU PREJ KËRKUJT, AQ MA PAK PREJ FMIVE E GRAVE SHTATËZANVE