Partia e Fortë

Day 2,157, 09:10 Published in Albania Albania by Molosi

SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE SPECIALE


Molosi News ju prezanton:

Partinë e Fortë

Partinë e vlerave patriotike, demagogjike, e mirëqenies së qytetarit (deri dikun edhe e fshatarit), e edukimit, emancipimit, primitivizmit, zhvillimit, infrastrukturës, fontanave, përurimeve dhe ndërtimeve, e cila punon që të gjithë të integrohemi, e të korruptohemi pardon kooperojmi, Partin e artë ( e goldave), por mbi të gjitha kjo është Parti e të Fortëve.

Procesi elektoral

Ne të fortit për me ardh deri te kryesia e një partie, shkuam në zgjedhje, ku u ballafaquam me kandidatë të denjë që e kishin msy seriozisht karrigen e njëjtë të cilën e patëm msy edhe na, bile bile edhe me mesazhe tentojshin me na ndërru mendjen:


Por na qëndruam deri në fund ku fituam me 120% kundrejt të tjerëve.




Kandidatët konkurrent:
1. Ebu Bajrami


2. Hashim Thaqi (popo me kryeministrin jom shty)



Mirëpo me konkurru me neve, që kemi lidhje me kta naltë, të mëdhenjtë (se sbon me jau përmend emrin), nuk ta qet, dhe si rezultat këta çunat (ose i njëjti) morën shirita të kuqë përfundi emrit.
Mirëpo duhet me përmend që ka qen korrekt kundërkandidati dhe më ka shkru mesazh e ma ka uru fitoren ende pa përfundu votimet.



Pra e çmoj dhe e falënderoj për gëzimin e shprehur në urimet e tij.
Kjo ishte procesi elektoral e demokratik. E falënderojmë KQZ-në e Platos për këto rezultate.

Partia e Fortë e ka ba njet mu zgjanu, pra të gjithë ju që po e lexoni këtë artikull, ejani me neve, dhe bashkohuni, e bashkohuni me të fortit e politikës në këtë lojë sa zbavitëse dhe të mërzitshme.

Qëllimi jonë është pushteti, dhe goldad e cc që rrjedhin si rezultat i tij (pak a shumë si krejt partitë tjera), çka na dallon neve është që na këto të mira materiale që e kemi njet mi vjel prej pushtetit, dojmë mi nda me votuesit tonë, kësisoj bëhemi një familje e madhe dhe e lumtur, duke nda plaçkën (sikur ilirët e lashtë ndanin plaçkën romake). Ju bëjmë thirrje kryetarëve të partive tjera, që të na bashkohen së bashku me anëtarësinë e vet, përndryshe shpejt do të na shohin në wallin e partive të tyre, duke mos i harru mesazhet private, si mjet i mirë i propagandës i njohur ndryshe si spam. Do të premtojmë gold e ALL, food e armë pa ndalur, sa ma shumë pushtet aq ma shumë premtime do të ketë.

Gjithashtu premtojmë se do të shpallim luftë monotonisë mbytëse të kësaj loje, (edhe gjilani1233-it, e do llafazanëve tjerë në chatet shqiptare 😛), sepse loja kërkon me luftu, dhe na luftë do bajmë.

p.s. gjilani1233 has transferred 55 Q7 Weapons to your storage. (që me ja përmend emrin)

Pra hajdeni te na, se ma mirë po bahet
http://www.erepublik.com/en/party/partia-e-fort-3822/1

MOS HARRONIII !!! Gjithëqysh VOTE dhe Subscribe (e obligueshme)

Disclaimer - Mohim:
Ky artikull ka përmbajte të dhunshme, raciste, ofenduese, lujtne qoke kapak, përbuzje, të pavërteta, shtrembërime, synime të errta, iluminati, masonike, etiketime, satirë, hajgare palidhje etj.. dhe si rezultat NUK BON ME U LEXU PREJ KËRKUJT, AQ MA PAK PREJ FMIVE E GRAVE SHTATËZANVE