PA ILIRI, S’KA HISTORI!

Day 1,646, 12:59 Published in Albania Portugal by betim1992

PA ILIRI, S’KA HISTORI!

Evropë ti je foshnje Ilire, ne të rritëm, edukuam dhe aftësuam që të jesh aty ku tani je, pse je aq mosmirënjohëse karshi prindërve tu?!
Ti lejove, ndihmove në shtrembërimin e historisë, sa e padrejtë po tregohesh!
Unë e di, gjithashtu edhe ti e di se ne ta dhamë gjuhën, kulturën, thjesht të gjitha ato vlera me të cilat krenohesh i ke nga ne, janë parailire, ilire dhe pasilire.

Po deshe shko edhe më thellë në histori, sërish aty do të na gjesh si bajraktar të të gjitha civilizimeve të hershme dhe kontribues në ato aktuale, pa ne s’ka histori të mirëfilltë Botërore, vetëm se mashtrime (gënjeshtra) historike.

Paraardhësit tanë si prindër të mirë që ishin, pa u kujdesur për veten i krijuan hapësirë fëmijëve të vet, fatkeqësisht shumë nga ta ia kthyen shpinën.
Të vetmit që i qëndruan afër në momente të liga jemi ne Shqiptarët (Albanët), si pasardhës falënderues të cilët krenohen me origjinën e tyre Ilire.

Evropë, ekzistojnë dokumente, harta, gdhendje në gurë dhe shumë fakte tjera që e dëshmojnë vërtetësinë e fjalëve të shkruara, pse i frikësohesh realitetit?!

Shiko fjalët e shkruara Egjiptiane, Latine, të Greqishtes (Gegrishtës) së vjetër, Gjermanishtes, Anglishtes, etj ..., të gjitha kanë kuptim vetëm se në parailirisht, ilirisht dhe shqipen aktuale, s’ka të vërtetë tjetër, unë e di se ti e di, andaj Evropë krenohu me origjinën tënde.

Evropë, shiko hartën, aty (në të kaltër) e gjen vendlindjen tënde, e sheh sa e vogël që ishe, me mund të rritën, e ti ia ktheve shpinën prindërve tu.
Nëse ti jo, unë si Shqiptar (Ilir) vazhdoj t’i qëndroj besnik paraardhësve të mi.

Ne jemi djepi i gati të gjitha Civilizimeve Botërore !!!