Ndihmojeni Naronin

Day 1,896, 05:13 Published in Albania Bolivia by 12345ggggg

Naroni lindi me 30.08.2012 në Prishtinë, Kosovë.Menjëherë pas lindjes, nëna e tij, Fjolla Gjonbalaj hetoi që ngjyra e lëkurës së Naronit ishte më e verdhë se lëkura e zakonshme si dhe një nuancë të theksuar të ngjyres verdhë në sytë e djalit. Fillimisht është dyshuar që fjala është për infeksionin me virusin CMV (cytomegalovirus).

Shumë konsultime dhe procedura diagnostike nga mjekëtë ndryshëm në fusha të ndryshme të ekspertizës nukkanë mundur të japin një diagonozë përfundimtare.Familjes i është thënë që në vendlindje nuk mund tëbëhet asgjë për Naronin.

Pas një konsultimi me Konsullatën Gjermane dhekonfirmimit që familja mbulon shpenzimet, Fjolla (nëna)dhe Naroni kanë marrë vizën për Gjermani.

Në klinikën e fëmijëve në Klinikum Fürth u ështënënshtruar vizitave intenzive te mjeku kryesor Prof. Dr. med. Jens Klinge (Chefarzt) dhe specialisti dhe pediatriZ. Jochen Röhm. Në bazë simptomave prezente dhetesteve të ndryshme laboratorike të gjakut, infeksoniCMV është përjashtuar si shkaku kryesor i sëmundjesprogresive dhe janë bërë kontrolla intenzive për shkaqete sëmundjes së rëndë./nje-melci-e-re-per-naronin/

Naroni ëhstë transferuar në Kliniken Universitare nëRegensburg, ku është kryer endoskopia dhe biopsia emëlçisë. Shumën prej 6.500 eurosh familja është dashurta paguajë para fillimit të këtyre procedurave.

Ekzaminimi endoskopik tregon për ngushtimin ekanaleve biliare, kësisoj bila toksike, e cila prodhohet nëmëlçi nuk mund të rrjedhë dhe dëmton mëlçinë, ndërsadiagnoza e biopsisë tregon për “cirozë të mëlçisë”.Dëmtimi i mëlçisë tashmë ka filluar, i cili është ipandalshsëm dhe kërcënues për jetën.

Duhet të veprohet shpejt për të shpëtuar jetën e Naronit.Klinika Universitare në Regensburg do të kryejëtransplantin e mëlçisë. Kjo procedurë duhet të bëhetbrenda vitit të parë të lindjes për të qenë e suksesshme.

Për ta filluar mjekimin në Spitalin Universitar nëRegensburg, kërkohet shuma prej 125.000 euro, e ciladuhet të paguhet paraprakisht. Para kësaj nuk do të mundtë kryhet operacioni dhe kurimi i mëtejshëm. Pa këtëintervenim të rëndësishëm, Naroni do të vdes.

Pasi që Naroni vjen nga një vend jo-anëtar i BashkimitEvropian nuk mund të përfshihet në listën edonatorëve.Mundësia e vetme është dhurimi i mëlçisënga një anëtar i familjes, ku do t’i merret një pjesë emëlçisë dhe transplantohet te Naroni në vend të mëlçisëciroike. Në vend të kanaleve biliare do të largohet njëpjesë e zorrëve për të vepruar si kanal ndërmjetës në mesmëlçisë dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore.

Vetëm me këtë lloj mjekimi, do të shpëtohet jeta eNaronit të vogël.

Deri kur të vijë koha e transplatimit Naroni duhet tëushqehet me ushqim të veçantë (Heparon Junior) dhe tëmarrë medikamente të shtrenjëta, për të shtyer sa mashumë që ështrë e mundshume humbjen e funksioneve tëmëlçisë. Edhe këto shpenzime është duke i mbuluar vetfamilja.

Ndihmoni me një donacion që të bëhet i mundshëmoperacioni dhe të shpëtohet jeta e Naronit.

————————————————————————–

Germany

Fjolla Gjonbalaj Deusche bank

Kontonummer :0658799
BLZ : 76070024

—————————————————————————

Fjolla Gjonbalaj : Account-no 170 100 401 012

Banka NLB Prishtina

—————————————————————————
Kontonummer: 380 001 560
BLZ: 762 50000
Stichwort Kosovo

JU KISHA BO THIRRJE TGJITH ATYNE QE SHPENZOJN PARE PER ME BLE GOLD NE EREPUBLIK ATO PARE ME JA JEP NERONIT TE VOGEL I CILI KA NEVOJE PER TE GJITH NE