Ndalja e negociatave

Day 1,852, 10:47 Published in Albania North Macedonia by adem.jashari
Ndalja e negociatave të cilat po na ndalin zhvillimin shtetëror, shoqëror e ekonomik


Serbia përfitonte, përderisa ne e humbëm edhe atë pak që e kishim. Tash me këtë dialogun politik, ku Thaçi po udhëheq në vend të Tahirit, Serbia po synon ta fitoj datën për negociatat për anëtarsim ne BE, kurse Kosovës po i kërkohen lëshime të reja në veri. Këta politikanë e kanë dialogun mbi tavolinë, sepse i kanë dosjet nën tavolinë. Derisa t’i kenë dosjet nën tavolinë, gjithmonë do ta kenë dialogun me Serbinë mbi tavolinë. E në këtë tavolinë do të jetë Kosova ajo që të diskutohet.

Të bisedosh me Tadiçin e Nikoliqin për çështje të brendshme të Kosovës, e pa kushte për Serbinë, i bie njësoj sikurse të flasësh për oborrin dhe shtëpinë tënde, me një fqinj armiqësor, që ta ka vra edhe gjyshin, edhe babën, edhe ta ka dhunuar motrën, edhe ta ka plaqkitur shtëpinë edhe ti tash flet me të sërish për shtëpinë tënde.