Masakrat e Kriminelit Mehmet Fatih në zonën e Shqipërisë.

Day 2,060, 12:56 Published in Albania Serbia by paradoxuss


Ky është ni mesazh për turkofilët...Apo kjo ndoshta është histori e komunizmit sepse kështu arsyetohen sahanlëpirësit turq, pra askush nuk fletë kotë ekzistojn me mijëra fakte që turqit kanë dashur të na shuajn si rracë ashtu si nazizmi hebrenjët, jo vetëm neve po edhe kurdët e armenët jetojn 20 milion kurd në turqi dhe nuk kanë asnjë të drejt.


Masakrat e Kriminelit Mehmet Fatih në zonën e Shqipërisë së sotme dhe përreth saj. Fakte nga Kronikat e Tursun Beut

Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466), kur në mes të kuvendit të lëndinës lauresha psalte me zë melodioz vargun: "E vështro në gjurmët e mëshirës së Zotit, si Ai i jep jetë tokës së vdekur (Kurani 30:50)", pas shpalljes së nisjes së luftës kundër Shqipërisë, çdo gazi ngjeshi me dëshirë shpatën. Flamujt-emblema të pushtimit - u vunë në lëvizje nga Edreneja.
Kur tendat e fushimit të Sulltanit shtrinë hijen e tyre mbi fushën e qytetit të Manastirit, aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët - të prirë prej fitores - për t'iu bashkuar ushtrisë perandorake, si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen në det dhe, si dallgët e detit që venë e përplasen, u derdhën mbi Shqipëri. Aradhe të tilla secila me një mijë luftëtarë. Ku secili nga këta guximtarë, sa një mijë heronj vlen. Kasneci i gjendjes bëri të mbërrijë në veshët e mëkatarëve të pafe jehona e kërcënimit: "O milingona! Futuni nëpër shtëpi që të mos ju shkelë Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:1😎".
Të pafetë e mallkuar mbetën të hutuar e të çoroditur nga njoftimi i llahtarshëm i këtij sulmi të afërt dhe vajtën u strehuan nëpër malet e rrëpira e luginat e thella, duke bllokuar shtigjet. Bënë gjithë ç'mundën për t'u mbrojtur dhe kështu dëshmuan tërë kryeneçësinë e tyre për të rezistuar, duke këmbëngulur në prapësinë e tyre më të skajshme. Por luftëtarët e Sulltanit, të nxitur prej mendimit të shpërblesës hyjnore të luftës së shenjtë, si dhe të shpresës për të bërë plaçkë të madhe, përparuan në të atillë mënyrë sa që çdo mal i pakapërcyeshëm dhe çdo luginë e thellë u dukej rrafshinë e lehtë "ku nuk do të mund të shihje as ultësirë, as lartësi (Kurani 20:107)".
Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T'i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.
Veç kësaj, buaj me lëkurë "në ngjyrë të verdhë të ndezur që kënaq shikimin (Kurani 2:69)" mund t'i blije për tri a katër aspra, ndërsa edhe për më pak se dy aspra shitej një dash përçor i kopesë që është bërë gati për t'iu flijuar Zotit. Çdo çadër ishte e mbushur përplot me plaçkë të rrëmbyer. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, fap-fap - i ekzekutonin. I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme.Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasoni si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani ngjasonin si Amudarja (Xhejhun: Oksusi i lashtë, që bashkë me Sirdarjen formonin Transoksianën, territor që sot përkon pjesërisht me Uzebkistanin . Aludohet për ujërat e bollshme të këtij lumi) që rridhte. Pas tërë këtij shkatërrimi, u mor vendimi i mëposhtëm: në fushën e Jundit që është kërthiza e atij vendi, do të ndërtohej një fortesë e pathyeshme.
Sakaq mëkëmbësit fisnikë, hodhën themelet e një fortese të qëndrueshme katërkëndëshe, siç qenë urdhëruar, dhe brenda një kohe të shkurtër e kryen ndërtimin. Katërkëndëshi në është thënë të jetë me ogurzeza formë, s'ka dyshim se do të ketë qene e tillë për të pafetë. Në pastë diçka që të përqaset me yllin e Shahut te gjithësisë, s' ka dyshim se kjo është më e mbara e formave.
Një kështjellë që s'mund te dallohet prej reve, kullë e saj është mur a re e zezë?
Ai vend ishte i rrethuar nga të gjitha anët me male të pakalueshme e gryka, por të pafetë që jetonin në ato lartësi s'bënin dot pa fushën ku rrjedh uji i bollshëm dhe ku tokat e bukës janë pjellore e të pasura. Meqë mes njerëzve u përhap fjala dhe zuri vend bindja se ishte një tokë pjellore, aty u dynd nga të katër anët ku ndodhej popullsia islame. Emrin ia vunë Elbasan, që i përshtatej natyrës së tij (Është fjala për një lojë të mundshme fjalësh mes emrit të fortesës dhe shprehjes “el basan”, që mund të përkthehet me shprehjen “të vësh dorën në zjarr”.
Sulltan pushtuesi-shpirti i tij u prehtë në paqe, herën e parë e kish nënshtruar atë me një goditje të vetme dhe siç e treguam,e kish asgjesuar armikun, duke ndërtuar aty një fortesë të fuqishme me qëllim të përforconte pushtimin. Kurse arsyeja e fushatës së dytë në Shqipëri qe se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arrogance. Dhe, ajo çka e ke për natyrë nuk zhduket kurrë nga peripecitë e jetës! Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin thjehst nga tmerri I kordhës gjakderdhëse të Sovranit.
Skënderbe tradhëtari qysh në fëmijërinë e hershme ishte ushqyer me pluhurin e Fronit, por më pas kishte parapëlqyer rebelimin. Kështu, kishte mbështjellë qafën me robën e mohimit të fesë, që është më e keqja e veshjeve, për tu bërë komandant i një bande mëkatarsh të pafe. U arratis prej fronit fatlum duke u vënë në krye të atyre të cilëve iu tha: “Unë jam biri i beut tuaj”. Me tiu larguar sysh shkëlqimi i shpatës së Sulltanit, njerëzit e prapë të kësaj province ngritën në krye në vende të ndryshme të nxitur nga ky djall tundues dhe, me të në krye, me qëllim që të hidheshin kundër fortesës së Elbasanit, nuse e qiellit…

Ushtria u lëshua mbi krahinën e Shqipërisë si vërshimi i një armate të stërmadhe. Një vërshim që mbuloi majat e maleve, kodrat dhe hapësirat me pluhur, si të bëhej fjalë për përmbytjen e përbotshme, duke mbuluar krejt atë vend të mbushur plot me njerëz të ligj.
——
Kur pamë se skishte më asnjë mundësi as për armëpushim e as për të rezistuar, të pafetë, duke përfituar nga nata, u sulën kundër ushtrisë së Anadollit. Me ta u morën gazinjtë, të cilët vranë aq shumë saqë ishte e pamundur të numëroheshin. Djelmoshat, vajzat dhe gratë e tyre u zunë robër. Kalorësia, strehë e fitores, shtiu në dorë edhe plot lugina e skuta të tjera si kjo,..Në këtë mëntyrë Sulltani e pushtoi të gjithë vendin e Shqipërisë.
“…të gjithë djemtë e vajzat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe saqë ishte e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si edhe taksat e zakonshme. Pasi sundimtari i gjithësisë dha shah mat në lojën e shahut të pabesisë së armikut, ai kaloi lumin mat, me qëllim që të niste rrugën e kthimit. Mahmut Pashain e dërgoi që të bënte pretime kundër fortesës së Shkodrës, që ishte e lidhur e me frëngjtë…”.
Rebeli Skënderbe, duke ia mbathur porsi bretkosë prej gositjes gjëmëmadhe të ushtrisë osmane, shkoi në bregdet. Edhe atij kordha e zellit të sundimtarit i dha lejen të shkonte në Mbretërinë e të vdekurve. Atë kohë kur ky ndëshkim pllakosi mbi shqiptarët dhe shejtani i tyre shkoi direkt e në ferr, njerëzit që jetonin në malet e ashpra që rrethojnë fortesën e Elbasanit, u dhanë lamtumirën atyre vendeve dhe zbritën në rrafshnaltën e fortesës. Ajo tokë u mbulua me fshatra e toka të mbjella dhe u bë truall i populluar e i sigurt osman…
fq 149-155