Më falni që u shqetesoj...

Day 1,866, 03:36 Published in Albania Albania by Rilindasi

Ndjesë paqit, dhe u fal nderin që po lexoni, nuk dua të shkruaj shumë, ose ndoshta në pikën time të fundit ketu do ketë një fund, të ketij shkrimi, të kesaj shprehje të deklarimeve të mia, të cilat ndoshta do të kishin një fund.


Dhe po nisëm tani, për të u thenë ca fjalë, mbi të haruara koncepte dhe të haruara parime, të cilat behen , me dije ose pa dije nga ca individ, të cilet dhe mosha ua lejon që të sillen si të tillë. Ky komunitet , më shumë se çdo herë tjetër po vdes, dhe humbje e tillë nuk do na lejohet, më parë , para ca kohësh pata deklaruar se neve nuk e kemi luksin të ngecim , madje as të ecim ngadalë, por të rrugëtojmë me hapa të shpejtë.
Dikush nga ju do të thoshte me të drejtë, ka zhvillime dhe perparim brenda komunitetit. Por, ky perparimi një hap para e dy prapa, më thoni po ju benë të lumtur?
Zhvillimi i vendit duhet të ndodhë. Por jo me ketë mendesi dhe klasë qeverisese, deri ketu kemi ardhur nga ta, dhe të udhehequr nga ta po ngecim.
Po ndryshojnë emra , por jo koncepte, mendesia po mbetet e njejtë dhe si rrjedhoj e saj e njejtë po mbetet dhe gjendja në komunitetin tonë.
Nuk ekziston guximi qytetar, por cili guxim qytetar? Guximi për të ndryshuar , rrenjesisht në koncept dhe në formë zhvillimi.
Të propozoni diçka të re, dhe të mendoni për të ndryshuar për të mirë, për të hapur një rrugë të re , e cila do sjell vetëm perparim , konsiderohet si diçka e ndaluar. Keshtu i ndodhi çdo kujt ketu, u linqua në format më të ulëta , u quajtë tradhëtor , se nuk e do Shqipërinë, e disa prej tyre u quajtën serb. Sa nivel të ulet kishin udheheqisit? Po keta sot po trumbetojnë për morale e për etikë në politik.
Kjo mëndësi qeverisjeje nuk po na sjell asgjë. Bashkpunuan me serb në fillet e tyre, vendosen ministra që zhvaten buxhetin e vendit dhe donacionet e qytetarëve, raportuan në masë shqiptarët, dhe vendosën një regull të vetëm : Kush na kundershton dhe nuk mendon sikur neve , duhet medeomos të linqohet dhe të eliminohet.

Por ky regull sa kaq , ndryshoi në ditet ku rrugetojmë neve. Është paraqitur një deshirë , për të ndryshuar. Ata që mendojnë ndryshe sot janë më shumë se ata që mendojnë njëlloj, ata që menduan një llojë sot zhgaravisin neper artikujt që shkruajnë. Por çfarë arijnë? Në thelb ata flasin për vete, nese në komentet e kesaj analize , do shihni komente, ajo që pasqyrohet është vetëm vetja e tyre. Të tilla kercenime, veprime që pandehin, ata i kanë berë vetë. Andaj , jemi lodhur nga ta!
Peshorja ka filluar të anoj nga ata që mendojnë ndryshe, e jo nga ata që mendojnë njëlloj. Shteti nuk është pronë private, shteti është i të gjithëve. Nuk i takon një grupi të caktuar , i takon të gjithëve. Sovraniteti që heqim nga vetja për të i dhenë shtetit duhet të shperblehet.
Fillojmë, bashkë, të gjithë, të kerkojmë të shumë kerkuarin ndryshim.