Lexoni ju lutem[ILLYRICUM]

Day 2,411, 07:19 Published in Albania Albania by AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM

Pershendetje motra e vellezer Shqiptare 🙂
Me duket me vend qe t'ju shkruaj keto fjale,dhe besoj e shpresoj qe shumica prej jush,mbase te gjithe ti mirkuptoni!



Sic mund ta shikoni edhe vete gjendja jone momentale eshte paksa e mjerueshme.Kemi mbetur me 2 rajonet e fundit ne Bjellorusi,1 esht gati ne humbje me RW,pra na mbetet edhe 1 i fundit!Mundesite jane te pakta ta ruajme,dhe te futemi ne kundersulm per te rekuperuar pasi jemi teper vone,fondet e mjaftueshme mungojne,morali yne eshte pertoke dhe organizimi i mirfillte mungon,pjesa derrmuese e aleateve jane te zene ne tjera beteja me rendesi strategjike!



Te gjithe flasin per mungesen e CP-se ,AL Commando a.k.a erjol,dhe un kam disa fjale per te!
Si fillim dua t'ju shpreh se nuk e njoh jashte kesaj loje,erjolin e kam kritiku me se shumti ketu,per te miren e tij normalisht,kritika ne forme keshille,e kam ber vecmas,edhe para te tjerve normalisht.Por un kam dijeni qe ai ka nje problem ne RL,nje njeri teper i afert i tij,ka disa probleme shendetesore(qe me gjith zemer i uroj qe ti kalojne e te kete shendet te plote serish),dhe per kete arsye ai mungon ne loje,s'ka aktivitetin qe kishte ne fillim.

Un kam qene nga te paret qe gjithmone e kam shpreh,ketu jemi per loje,per tu kenaqur,per te zene miq,e per te ndrit emrin e Shqiperise sone,qe e kemi te gjithe bashke,jo vetem un,jo vetem ju.Por kur vjen fjala per RL,asnje s'duhet te gjykoje,pasi RL vjen gjithmone primare,te gjithe kemi nje jete qe kemi detyrime,angazhime,njerez per tu kujdesur,njerez qe duhet te japim pergjigje tek to etj etj,prandaj kur vjen puna per probleme ne jeten reale,asnje s'duhet ta beje me gisht askend me fjalet "shife ti se ai mungon,s'esht aktiv"

Eshte e vertete qe pa koken,trupi nuk ecen,dhe fitorja e difata i njihet gjeneralit,ne ket rast CP-se,por mos harroni qe muajin e kaluar,qe ishte super i sukseshem i drejtuar nga Oto,erjoli ka dhen nje ndihmese te pallogaritshme,jo vetem muajin e kaluar,por cdo muaj,sic e ka dhen ai,e kemi dhen dhe ne (ketu s'dua ti ul vlerat otos 😛 se esht super djal punetor,qe e ndricoi eVendin tone muajin qe kaloi,por dua te shpreh qe cdo secili nga ne ka meriten e vet)


Disa mund te thone,qe kur kishte pune ne RL,pse u be CP,ateher un ju pergjigjem,qe RL esht e paparishikueshme,larg e zot,ndodh edhe nje aksident,dicka qe s'ia uroj askujt,edhe humbet dhe jeten etj etj,cdo lloj gjeje mund te ndodhe,ne kete aspekt duhet te tregohemi me human e te kuptueshem,jo vetem per erjolin ne ket rast por per te gjithe qe i ndodhin te tilla probleme.



C'duhet te bejme ne?
Morali yne esht pertoke,dhe un s'jam askushi t'ju them cfar te bejm,por ne kemi par edhe me keq,jemi rrezuar shpesh,por e kemi gjet forcen te ngrihemi se bashku,te njejten gje do bejme edhet kete here,jam i sigurt.Fonde mjaftueshme s'kemi,por kur vjen fjala per vatan,gjithmone kemi dhen gjithcka kemi neper adresa,te njejten gje do bejme pak e nga pak.Aleatet jane te zene,le te behemi me te organizuar me to,qe te llogarisim kohen per ti fituar te gjitha betejat,ose te pakten te perpiqemi per ti fituar,se gjithmone s'do fitojme,kjo esht e sigurt,duhet ta pranojme edhe humbjen normanlisht!

E riperseris,nuk justifikoj erjolin,se ai ka nje peshe te madhe normalisht,por shkaku i RL se lejon,andaj un personalisht ju lutem,mos gjykoni pa dit si jan punet.Un se kam shok erjolin me shum sesa ju,qe te mbroj ate e te shaj ju apo e kunderta,krejt flasin Shqip,me shumicen ketu kam pas ferkime,diskutime,edhe me erjolin,por doren ma ka zgjat,e ia zgjas,atij e te gjitheve,se per nje qellim jemi 🙂

p.s As nuk e justifikoj,por as nuk e heq nga pergjegjesite,ai esht djal per se mbari,edhe i din pergjegjesite e veta,dhe do i marre sic duhet,jam i sigurt per ket gje,por skemi pse presionojme teper psikologjikisht 🙂

Fitore e disfate ti ndajme se bashku,gezojm me shum e hidhrohemi me pak 🙂

Ju faleminderit!
Me respekt ILLYRICUM