LeA-Vlerat e nje partie te shendoshe

Day 2,104, 13:09 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB

Vellezer Shqiptare,

Gjendemi para zgjedhjeve per Kongres, ne nje kohe kur po zhvillohen luftera me rendesi te madhe per fatin e vendit, nderkohe qe qeverine tone e ka kapur pergjumja, nderkohe qe mbrapa perdeve behen plane per zbrazjen e plote te thesarit te shtetit.

Ne kete kohe te veshtire, Lidhja e Arbrit eshte me e pregatitur se kurre, per te zgjeruar perfaqesimin e saj ne Kongres dhe per te patur nje perfaqsim dinjitoz qe do ruaje Shqiperine nga zhvillime te erreta.

Per kete duhet mbeshtetja e te gjithe lojtareve qe punojne e mendojne per Shqipen tone, duke i dhene voten Lidhjes se Arbrit dhe duke mbeshtetur politiken e saj.

Lidhja e Arbrit eshte nje nga partite me me tradita ne Shqiperi dhe ajo qe perfaqeson vlerat me te larta ne Shqiperi.

Motoja e Lidhjes eshte : SHQIPERIA – LIDHJA – UNE
1) Interesat e vendit qendrojne mbi gjithcka, mbi cdo interese partiake apo vetjake. Ne japin cdo energji, cdo arme, cdo minute per Shqipen tone te dashur!
2) Brenda Lidhjes ne jemi nje familje e madhe qe diskutojme shume hapur me njeri-tjetrin, por ne fund qendrojme te bashkuar rreth idealeve te saj. Brenda Lidhjes cdo lojtar jep maksimumin per vellezerit e tij, nderkohe qe te gjithe se bashku i qendrojme pas cdo vellau, kur eshte nevoja.
3) Tek Lidhja cdo lojtar eshte i rendesishem, degjohet dhe respektohet, pavaresisht moshes apo ekperiences. Sa me te zhvilluar e te forte vellezerit tane, aq me e forte eshte Shqiperia jone.

Vlerat tona me te larta jane:
1) Atdhetarizmi:
Shqipja mbi gjithcka! Me cdo force kundra armiqve tane shekullore sllave, per te bashkuar trojet tona e per te krijuar Shqiperine e Madhe e te Fuqishme.
2) Vellazeria:
Kur anetari i familjes sone kerkon ndihme, ne i gjendemi gjithmone afer. Po ashtu mbeshtesim me sa mundemi njesite ushtarake qe ndihmojne te zhvillohen lojtaret e rinj. Sa me te forte vellezerit tane, aq me e forte Lidhja, aq me e forte Shqipja!
3) Intelekti:
Eja brenda Lidhjes dhe do provosh nivelin e ngritur brenda saj. Do shohesh se sa shume e sa hapur diskutohet. Dhe sa te sakta jane mendimet e sa me baze propozimet.
4) Pasioni:
Ne punojme me shume pasion per zhvillimin e Lidhjes. Shkembejme mendime me shume intensivitet. Na vlon gjaku, kur sulmohet atdheu yne dhe jemi gjithmone gati ta mbrojme, ne rradhe te pare nga armiqte nga jashte, por edhe prej atyre qe duan ta shkaterrojne nga brenda, duke pare vetem perfitimet vetjake.
5) Respekti:
Por ne asnjehere nuk e prishim gojen. Ne kemi respekt pa mase per njeri-tjetrin, Cdo lojtar degjohet dhe mbeshtetet. Te gjithe jemi vellezer, te gjithe kemi nje qellim: Atdheun!
6) Bashkepunimi:
Jemim te hapur te punojme bashke me forcat e tjera per te arritur qellimet e perbashketa. Ne vleresojme gjithnje punen e mire te atyre qe kane dhene gjithcka per atdheun.

Lidhja ka tani gati 100 anetare - sot me shume se kurre. Perfaqesimi ne Kongres behet me ane kriteresh te forta dhe prape garanton, qe shume lojtare, te ri apo te vjeter, te kete shansin t’i perfaqesoje vellezerit e tij ne kongres. Kesaj here ju paraqesim kandidate me shume eksperience, si Tubua, Hajdaraga, DArtagnann, RadeciVV, Kthetra, Elvis Dura etj, por dhe lojtare te rinj plot ide te fresketa e pasion, si ArnoldDjin, Strateg1 e BUB o7.

Per ta vazhduar misionin tone ne sherbim te Shqipes, na duhet vota juaj, por na duhet dhe me shume puna juaj brenda Lidhjes sone. Ejani te Lidhja e Arbrit, dhe do ta gjeni veten brenda nje familje te madhe qe punon plot pasion. Jeni te mirepritur!

Rrofte Shqipja jone!



Lidhja e Arbrit