LeA-Qendrimi yne!

Day 1,944, 09:34 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB

Pershendetje bashkepatriote!

Per ata qe nuk e dine,sot po vij para jush si kryetar i nje prej partive me te medha ne vend,”Lidhja e Arbrit”.Perfitoj nga rasti per te falenderuar anetaret e kesaj partie qe me dhane besimin e tyre per te cuar perpara punen dhe per te mbrojtur idealet per te cilat do vazhdojme te luftojme gjithnje!Jane pikerisht keto ideale qe na bejne te vecante dhe na kane bashkuar duke dashur te sjellim nje fryme te re emancipuese ne Shqiperi.Do mundohem ta perfaqesoj kete fryme ne menyre sa me te denje,bashke me ndihmen tuaj!



Do te doja te tregonim qendrimin e partise tone,qe te jete sa me i qarte per popullin e thjeshte si edhe per qeverine…

Ne e pergezojme qeverine per punen e bere me rifitimet e territoreve ne kohe rekord dhe shpresojme qe qeveria te arrije qe me ndihmen e popullit te palodhur dhe te aleateve te arrije tani te siguroj te pakten nje nga territoret qe humbem per te siguruar kesaj radhe kongresin qe sipas nesh eshte vertet i nevojshem.Ne pra, e inkurajojme qeverine te vazhdoje punen per sigurimin e territoreve te vendit,por edhe te mos lere pas dore fusha te tjera te rendesishme per te cilet akoma nuk na kane ardhur artikuj zyrtar qe flasin per punen e bere.Ne menyre qe ne te percaktojme po behet pune e mire ose jo duhet pikesepari te dijme a po behet dicka e tille!Gjithashtu rikujtojme per ata qe nuk e dine se ne nuk jemi kundershtare ose armiq sic kane krijuar idene e tyre te ceket,por “aleat” te qeverise dhe jemi te paret qe gezohen per arritjet dhe qe merziten per deshtimet e saj.Mendimi se ne jemi kundershtaret thjesht acaron marredheniet midis shqiptareve dhe demton ata qe e kane nje mendim te tille te pabazuar dhe te turpshem.

Ne gjithashtu perkrahim nismen e Presidentit per “Bashkimin e shqiptareve”,nisme te cilen ne e kemi nisur qe shume kohe me pare por nuk kemi arritur dot ta sigurojme.Por tashme qe edhe qeveria edhe opozita(po marr guximin te flas ne pergjithesi duke e ditur qe eshte nje deshire e perbashket per te gjithe) e deshirojne me gjithe shpirt kete bashkim te shumekerkuar jam i sigurt qe do te merren masa qe kjo te arrihet.Ama i kerkojme presidentit te kete kujdes me kabinetin e tij,qe ndoshta edhe shpesh mund te behet burim percarjeje dhe te kihet sidomos kujdes ne deklaratat zyrtare qe nxjerr qeveria.Ato duhet te jene thjesht informuese dhe te pasqyrojne punen qe behet dhe jo te jene analiza ku leshohen thumba per partine tone dhe opoziten shqiptare te ketij muaji ne pergjithesi.Duhen vepra dhe jo fjale qe te arrihet ky bashkim,dhe ne jemi te gatshem te japim gjithe kontributin tone per ta arritur!Jemi te hapur per cdo bashkepunim…

Ne nderkohe do vazhdojme me detyrat tona si parti opozitare,per te vezhguar punen e qeverise dhe per tu siguruar se ajo do kryhet si duhet.Per te treguar vullnetin e mire ne do bejme edhe raporte te ndryshme ku do flitet per punen e bere,te mirat dhe te keqiat e saj.Keto raporte do te postohen ne gazete dhe do te perpiqemi te japim edhe nje ide ndryshe qe shpresojme te merret parasysh nga qeveria dhe te behen ndryshimet e duhura per te rregulluar problemet e ndryshme qe mund te kete.Sigurisht ne kete do e bejme nese sigurohemi me pare se qeveria eshte e gatshme te bashkepunoje me partine tone dhe se idete tona vertet do perkrahen.Ne nuk kemi ndermend te bejme raporte nese nuk kemi perpara nje institucion qe eshte i gatshem te pranoje gabimet,te punoje dhe ndryshoje per ti rregulluar ato.Shpresojme vertet ky te mos jete rasti i qeverise aktuale.Te gjithe kete do e bejme qe pozita dhe opozita te bashkepunonje dhe te arrijne dicka qe fatkeqesisht me perpara nuk eshte bere.Te gjithe kete do e bejme me qellimin e vetem te nje Shqiperie me stabilitet me te madh dhe heqja e armiqesise se brendshme mes shqiptareve,qe po krijon nje zbrazetire te madhe ne eShqiperi.Shpresojme qe pozita te na jape gjithashtu mbeshtetjen e saj!


Per ta mbyllur perfitojme nga rasti per te ftuar kedo qe eshte i interesuar ti bashkohet Lidhjes se Arbrit per tu bere pjese e nje lidhjeje te fuqishme!Tek ne gjithkush do ndihet i lire per tu shprehur dhe mendimi i gjithkujt do respektohet.Gjithkush qe do te jape nje ndihmese ne zhvillimin e eShqiperise sone,tek ne eshte dhe do jete gjithmone i mirepritur…




Lidhja e Arbrit