Kur shtohet rreziku, shtohen fuqite.

Day 1,894, 08:35 Published in Albania Albania by LavaMelts

Të nderuar qytetarë të eShqipërisë

Mendoj se është koha që edhe unë t’i shkruaj ca fjalë dhe që kjo gazetë më në fund të kthehet në jetë. Disa prej jush mund të më njihni, shumica jo. Unë kam filluar lojën pak ditë para hyrjes së Shqiperisë në lojë, atëherë kur propaganda serbe për marrjen e Shqipërise nën kontrollin e tyre ende vazhdonte, atëherë kur shumica ishin të rinj e te paktë ata që e kuptonin lojën në thelb por dëshira për një eShqipëri ishte e madhe, pavarësisht faktit se do të na mungonte një pjesë e trojeve tona duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Që në hapat e parë, organizimi ndër shqiptarë ishte i dukshëm por as përçarjet nuk mungonin, thonë se ka nga një dele te zezë në çdo kope dhe siç po e shoh kjo është e pranishme edhe në ditët e sotme ndonëse loja ka pësuar ndryshime të mëdha dhe lojtarët shqiptarë kanë avancuar , para një viti ishte një gjë e madhe të bënim një milion damage dhe patjeter se nuk ishim të zotët te udhëheqnim një ekspeditë pushtuese por vetëm të mbroheshim dhe atë me ndihmën e madhe të aleatëve, ndërsa tani pothuajse çdo shqiptar bën më shumë se një milion damage, secili ka një ndikim të madh në çdo betejë, në çdo luftë..

Në muajt e parë të vitit 2012, qeveria e asaj kohë bëri një punë të madhe duke mbrojtur Shqipërinë nga çdo PTO e mundshme dhe kur si kusht për anëtarësim në EDEN kishim të krijonim një ushtri të mirëfilltë që duhej t’i bënte 5 milion damage dhe u bë e pamundura te mobilizohen shqiptarët që të ruanin damage deri në një orë të caktuar që të benin sulm të organizuar që të plotësohej kriteri, edhe tani të shumtë janë ata që ankohen por t’i hapim sytë dhe të shohim se ku ishim dhe ku jemi tani. Pakënaqësitë do të jenë të pranishme kudo që shkojmë në çdo gjë që bëjmë.

EDEN ishte një çeshtje shumë e rëndësishme në atë kohë, ende është por duhet të kuptojmë se asnjë aleancë nuk zgjat përgjithmonë, shkatërrohet njëra, krijohet tjetra sepse një njeri një ditë mund të ndryshojë mendimet dhe vizionet dhe t’i kundërvihet gjërave që ka menduar dhe besuar në një periudhë e mos të flasim për mendimet e njerëzve te ndryshëm ku mospajtimet janë prezente, aq koka aq mendime. Përgjatë kohës tranzicioni nuk do të mungojë, sikur atëherë kur Turqia u bë pjesë e EDEN dhe Bullgaria për shkaqe politiko-ushtarake u largua. Kjo një ditë mund të na ndodhë edhe ne.

Patëm luftëra të shumta kunder Serbisë por të ndalem tek ajo që është më e freskët , lufta e fundit për Kosovën, e cila ishte një luftë tejet e rendësishme dhe duhet të ndihemi krenarë me njeri tjetrin për rezistencen e treguar, kjo është lojë edhe pse nganjehere nuk ja vlen te luhet, luftërat këtu kurrë nuk përfundojnë sepse ato janë zemra e lojës, arsyeja e lojës, vendi ku ne mbrojmë idealet që kemi edhe në realitet. Do të ketë hera tjera, dhe shpresoj së shpejti Kosova do të i bashkangjitet eShqipërisë. Do të fitojmë, do humbasim por kurrë s’do të dorëzohemi.

Faleminderit për luftën epike për Kosovën, sepse më bëri për një çast të rikthej interesimin në lojë, interesim të cilin e kam humbur muaj më parë e që më bëri t‘i vërej të gjitha këto ndryshime. Kosova moralisht na takon neve, besoj se këtë ia kemi bërë të qartë tërë botës. Thonë kur të shtohet rreziku shtohen edhe fuqitë, askush s’e di këtë më mire se shqiptarët.

Rroftë Shqipëria!