Kontrolli si masë kundër fuqisë .

Day 2,035, 07:00 Published in Albania Albania by Rilindasi



Politika është pjesa më e ndjeshme e çdo shoqërie dhe komuniteti, edhe komuniteti shqiptar ketu në Erepublik, por dhe vet loja paraqet një modul të politikës.
Politika si koncept "është synim i pushtetit, kush bënë politik synon pushtetin", por është e rendesishme që keto synime të jenë gjithmonë të ndershme, dhe deri të aritja e qellimit të mos perdoren metoda të ndyra . Pushteti si rrugë e politikës duhet të konceptohet si një e mirë që i është dhenë qytetarëve për të ndihmuar grupin në të cilin bejnë pjesë, komunitetin dhe shtetin në teresi.
Gara gjithmonë duhet të jetë e bazuar në parimin e korektësisë dhe në fitoren e më të mirit, por jo çdo herë fituesit janë me të denjë për të udhehequr, sistemi dhe rruga që ndjekin garuesit, pandershëm i shpie ata deri tek pushteti.

Erepublik, e ka të ndarë konceptin dhe pushtetin, edhe ketu pushtetet janë të ndara në legjislativ (parlament) dhe në ekzekutiv që udheheqet nga ana e presidentit dhe që luan rolin edhe të udheheqësit të qeverisë.
Një koncept i ndarë drejtë, por jo i regulluar mirë në komunitetin shqiptar në erepublik.

Si zgjidhet qeveria dhe parlamenti?

Me votën e lirë të qytetarit, si një koncept i lirë i demokracisë ku thuhet se pushteti sigurohet drejtë me votën e lirë dhe se vota e qytetarit perben ndryshimin .

Parlamenti ka të drejtë të propozoj një shumicë ligjësh, por dhe një të rendesishëm atë të shkarkimit të presidentit! Në vijim do të paraqitet rendesia e ketij ligji.

Dy anëshmëria e pushteteve në ketë komunitet paraqet rendesinë kryesore të mbrojtës së shtetit dhe të shoqërisë shqiptare në komunitetin e Erepublik.
Ekzistenca e saj nuk është vleresuar asnjeherë si pasuri. Në vijim do të paraqes elementin kyq të demoracisë , kontrollin dhe balancimin e pushteteve dhe implementimin e tyre në erepublik.

Kontrolli dhe balancimi i pushteteve .

Ekzistenca e dy pushteteve e benë të implementueshem ketë koncept dhe në erepublik. Por fillimisht çfarë është check and balance ?

Sistemi i kontrollit dhe i balancimit të pushteteve është pjesë e rendesishme e një shteti të fuqishëm, në ketë menyrë, qeveria dhe parlamenti mbajnë një balancë mes tyre dhe kontrollojnë njeri tjetrin , në menyrë që as qeveria por as parlamenti të mos e konsiderojnë vetën të paprekshëm.

Ky sistem në erepublik mund të implementohet në ketë menyrë si vijon :

Parlamenti (kongresi) duhet të e kontrolloj punen e qeverisë duke i kerkuar transparencë , që mundëson efikasitetin dhe eficiencen e punës së saj.

Qeveria duhet të e kontrolloj parlamentin, duke i kerkuar asaj transparencë për ligjet që ajo propozon dhe miraton.

Parlamenti, duhet të kerkoj raporte të punës së presidentit dhe qeverisë.

Parlamenti duhet të kushtezoj punen e mirë të qeverisë , ose perndryshe ajo rrezikon të shkarkohet.

Ligjet janë të ndervarura, një president nuk mund i vetëm të miratoj ligjin, kur ekziston një parlament funksional.

E meta e shoqërisë sonë si komunitet është se nuk kemi transparencë në punen e qeverisjes dhe në parlamentarizëm.

Qytetari është personi kyq që mund të kerkoj transparencë, por e dini? Qytetari është personi kyq që vendos për qeverinë dhe parlamentin, qytetari shqiptar në ketë komunitet me voten e tij e kryen dhe balancon e kontrollon pushtetet.

Kontrolli është pika kyqe e balancimit të pushteteve. Pa një kontroll të mirëfillsht, nuk ka sistem dhe shtet funksional, e shqiptaret duhet gjithmonë të synojnë, transparencen, kontrollin dhe balancimin e pushteteve, ne kurr nuk duhet të lelojmë që një grupacioni, personi të vetëm të i takoj i gjithë pushteti, ne duhet të kontrollojmë qeverinë nga ana e parlamentit dhe parlamentin nga ana e qeverisë.
Të gjithë e duam Shqipërinë funksionale apo jo? Ateherë ejani të e bejmë.




Mos vdeksha pa t'parë t'bashkume, o Shqipnia ime! Hyjneshë përmbi dhe, perëndi e shpirtit tim.