Konkluzion

Day 1,700, 19:36 Published in Albania Albania by RadeciVV

Pershendetje te gjitheve.

Ky do te jete perfundimisht artikulli i fundit qe do shkruaj ne kete loje, une po largohem (e lajmerova edhe me heret kete gje). Accounti eshte ne proces te fshirjes (nuk e di nese do fshihet i teri apo do jete "dead citizen"), por adminet thane se kjo gje merr disa dite.

Gjithsesi gjate ketyre 6 muajve sa e kam luajtur kete loje, kam mesuar disa gjera, te cilat dua ti ndaj me ju. Artikulli ka vetem nje qellim: te jeni sa me te informuar se me cfare do hasni/ po hasni ne kete loje, bazuar ne ato qe kam perjetuar gjate ketyre 6 muajve.

Ne aspektin ekonomik
Shqiperia eshte nje vend i pershtatshem ekonomik per te bere tregti sidomos. Cmimet jane te pershtatshme per te bere shit-blerje. Ndonje dite fitoja mbi 1000 ALL ne dite, bleja produkte ne vende tjera me lire dhe shisja ne Shqiperi, fitimi ishte i paster. Gjithsesi, duhet te keni kujdes te llogaritni dhe taksat ne cmim, si dhe duhet te jeni te durueshem, e te mos luani shume me cmimin, por te keni durim deri sa te ju shitet gjithe sasia. Si ne jete reale, edhe ketu ekziston risku, andaj mund te ndodh edhe qe te humbisni, por kjo gje asesi nuk duhet te ju dekurajoje.

Ne aspektin politik
Po flas pa dorza: aspekti politik eshte shume i ngjajshem me jeten reale. Megjithate, ne loje qytetaret e ngrisin me shume zerin dhe jane me te zhurmshem, mirepo prap nuk mund te bejne shume ne kete aspekt. Eshte formuar nje grup elitar, te cilet kane ne kontroll qeverine. Ne rast se zgjidhet ndokush qe ata nuk perkrahin apo nuk kane planifikuar (sic ka ndodhur ne rastin tim), pra ishte planifikuar qe posti i Presidentit te trashegohej, (gje qe nuk u arrit), ateher, papritmas, nje numer i madh lojtaresh fillone te kene obligime ne jete dhe nuk mund ta luajne me lojen. Ne momentin qe posti i kthehet atij qe deshirojne keta lojtare, papritmas te gjitha obligimet perfundojne dhe ata rikthehen duke e perkrahur fuqishem qeverine dhe duke i ofruar cdo ndihme te mundshme. Pra, sistemi eshte i kontrolluar nga nje grup i caktuar dhe pak gje mund te besh nese nuk do e kesh perkrahjen e ketyre lojtarve. Qe i bie shkurt, ju nuk zgjidhni po zgjedhin ata. Edhe nese fiton ai qe keni zgjedhur ju, ai person nuk do te kete perkrahje dhe kontroll te plote ne shume aspekte, pra do kete bojkote te shumta dhe "obligime te papritura" apo "paknaqsi" dhe keshtu bllokohet gjithe puna dhe vullneti per te bere pune te mire. Poashtu, nese merrni nje vendim per ndonje post, vijne nje rrebesh ankesash, ku te gjithe kerkojne shpjegime, arsyetime etj., pasi sigurisht, ti ke luajtur me egon e tyre personale, dhe kjo nuk duhet te ndodhe (apo jo 🙂), sepse, normalisht para Shqiperise eshte se pari krenaria personale (keshtu po ndodh momentalisht.) Keshtu qe do ju keshilloja te mirreshit sa me pak me kete aspekt.

Ne aspektin ushtarak
Padyshim qe eshte aspekti me i avancuar dhe me kryesori ne loje. Kjo per faktin se adminet i kane perkushtuar me shume vemendje, dhe keshtu qe ne kombinim me nje sistem jo fort te mire ekonomik te arrihet detyrimi i lojtareve qe te blejne gold. Dmth pa blere gold apo gjetur ndonje menyre per ta bere falas (me shume referrals etj.) eshte veshtire te jesh nje lojtar i fuqishem dhe me influence. Edhe pse ndryshimet e reja ne modullin ushtarak e kane ulur sadopak kete rendesi, per te perparuar nje vend duhet te kete ushtar te fuqishem ne te gjitha divizionet. Poashtu, per ego personale, te gjithe pretendojne te arrijne ne divizione sa me te larta dhe te kene sa me shume influence ne divizionin perkates, e kete gje smund ta bejne pa sasi te madhe te goldit. Une per vete kam bere shume referrals (me reklama te shumta neper rrjete sociale, blogje etj.) dhe kam investuar gjithe goldin tek training grounds, ku e kam zhvilluar accountin tim shume ne kete aspekt. Kam avancuar mesatarisht 40 strength ne dite.

Ne aspektin mediatik
Ne rast se je i apasionuar pas shkrimeve, ateher kjo loje eshte shume e pershtatshme. Sidomos ne Shqiperi lojtaret kane shume uri per te lexuar sa me shume artikuj. Material mund te gjeni ne cdo kohe, andaj nese keni deshire te shkruani, bejeni sa me shume, sepse kjo pune me te vertet vlersohet nese behet ne menyre te duhur.

Ne aspektin social
Kjo loje luhet nga njerez tjere (dmth eshte real-game) dhe kjo e ben edhe me te bukur. Une kam krijuar shoqeri te gjere jo vetem me Shqiptaret, po edhe me te huajt, me te cilet kemi bere diskutime te shumta dhe jemi shoqeruar

Si perfundim:
Une jam shume i apasionuar pas lojerave strategjike, dhe kjo loje eshte padyshim me e mira qe e kam luajtur ndonjehere. Te "mbijetosh" ne kete loje eshte veshtire, por nese gjen formen e duhur pershtatesh lehte. Nuk mund te jesh "mesatar" ne kete aspekt. Ose do pershtatesh lehte e do e duash lojen, ose do e urresh menjehere dhe nuk do vazhdosh te mirresh me te.

Dua qe perzemersisht te pershendes te gjithe shoket qe kam njoftuar ne loje, dhe te gjithe ata qe kane qene ne krahun tim sa here qe kisha nevoje. Shpresoj qe te shijoni lojen sa me shume, dhe mos e merrni afer zemres, se tek e fundit loje eshte dhe nuk ka kurrfare influence ne ate se qfar ndodh me tutje.

Perzemersisht
DardanH