KONGRESI

Day 1,552, 10:45 Published in Albania Albania by erodial

Pershendetje vllezer dhe anetare te partise,

Ne rradhe te pare do te te doja tju falenderoja per perkushtimin e te gjitheve ne clirimin e atdheut. Puna juaj dhe kordinimi i shkelqyer i qeverise me aleatet bene qe ne te kemi serish trojet tona e te kemi mundesine te zgjedhim serish kongres kete muaj. Nje kerkese, ju lutem mos harxhoni bazooka,mundohuni ti ruani sepse do te kemi beteja te rendesishme dhe do te ishte mire ti harxhonit bazookat ne nje menyre sa me favorshme dhe qe ato te benin diference ne lufte. Mundohuni te ndiqni urdherat e qeverise e te jeni sa me aktiv.

Pra sic e thashe me shume mundesi do te kemi serish kongres kete muaj e zgjedhjet do jene ne dt 25 te ketij muaji. Pra,edhe kete muaj ne kemi vendosur nje kriter per zgjedhjet e kongresit, lojtaret qe jane regjistruar ne loje pas dates 01 janar (lojtaret me pak se nje mujor)nuk do te pranohen si kandidat zyrtar,kjo behet per te miren e Shqiperise vellezer. Kongresi ka pergjegjesi e do lojtare sa me aktiv e qe e kane vertetuar qe kane deshire te harxhojne kohe e energji per Shqiperine. Eshte nje pozicion qe kerkon pergjegjesi e nuk eshte pozicion pushteti,thjesht SHERBIMI. Po te keni kete mentalitet jam i sigurte qe kongresi do jete shume i suksesshem.

Nje pike tjeter shume e rendesishme eshte dhenia e nenshtetesive. Ministria e brendshme ka nisur nje process te ri qe cdo lojtar qe kerkon nenshtetesi shqiptare duhet te plotesoje nje aplikim e pastaj mund te behet miratimi i tij. Ju lutem ndiqni kete rregull qe te eleminojme mundesine e PTO nga serbo-sllavet verdalle nesh. Linku i aplikimit: (Flm Eni05)

http://goo.gl/Gkj4b

Po ashtu doja tju thoja se ne zgjedhje te cfaredo lloji eshte pare fenomeni i blerjes se votes,qe ne fakt nuk denohet nga adminat por eshte dicka e papranueshme moralisht dhe ne si parti nuk e kemi praktikuar e nuk do e praktikojme kete fenomen.

Ju lutem, te gjithe lojtaret qe jane regjistruar para dates 01 Janar 2012, te me dergojne nje mesazh ne loje mua ose presidentit Napoleon54 dhe ne daten 23 do ju dergojme udhezime per kandidatet qe do te perzgjidhen.

Rrofte Shqiperia e Bashkuar,
Rrofte Uniteti Kombetar,
Rrofte Partia Nacionaliste,

Me respekt,
Erodial