Keshilla per plotesimin e Daily Order ne D1 dhe D2

Day 1,722, 23:49 Published in Albania USA by sulmuesi
Bazookat per Daily Order
Bazukat jane arma me e forte qe i jepet nje luftetari te ri ne D1 dhe D2. Qe te fitohen bazookat duhet te plotesohet DO. Avantazhi shtese qendron ne faktin qe gjate luftimeve mund te marresh plot pjese shtese bazooka. Besoj se ne 10 dite luftime per DO, arrin te krijosh dhe rreth 7 bazooka shtese. Vetem me bazooka mund te luftosh per Battle Hero, kete nuk e mohojme dot. Kush ka fituar shume battle hero, ka perdorur plot bazooka per to. Kush ska fituar asnjehere battle hero (perfshihem dhe une) ka harxhuar rralle bazooka per battle hero dhe i ka ruajtur per betejat e kongresit.
Levizja mes shteteve per Daily Order
Ka shume luftetare qe ankohen per ndryshimin e daily order. Duhet te kemi parasysh qe ka vetem dy mundesi (dhe nje te trete shume rralle) per Daily Order dhe kalimi nga njera te tjetra mund te behet me kosto minimale, pra 20 ALL. Njera nga DO eshte per rezistence per Shqiperine dhe kerkon qe te shkojme ne Maqedoni nga kudo qe te jemi qe te mund te futemi ne rezistence. Kjo behet problem kur jemi ne vende te largeta si Kina apo USA. Rasti i dyte ndodh kur DO eshte per nje shtet aleat. NUK KA NEVOJE TE shkojme nga Maqedonia (Shqiperia) tek SHTETI KU BEHET LUFTA. Mjafton te levizim drejt Greqise me kosto vetem 20 ALL dhe mund te luftojme qe atje tek vendet aleate. Po ashtu kthehemi me vetem 20 ALL nese ka nje rezistence ne Shqiperi.
Problem do ishte nje rast i trete, nese DO vendoset ne nje rezistence te huaj, por kjo ndodh shume rralle.
Ushqimi per Daily Order
Luftetaret duhet te behen te pavarur dhe te ndertojne fabrika ushqimi.
Une besoj se me dy fabrika te nivelit te dyte dhe dy fabrika te nivelit te pare cdo lojtar ja del te kete healthin e duhur. 1 fabrike q2 siguron 100 ushqim Q2 qe mund te siguroje 400 health, ndersa 1 fabrike Q1 siguron 100 ushqim Q1 qe mund te siguroje 200 health. Edhe me 1 fabrike Q2 dhe 2 fabrika Q1 mund te sigurohen 800 health dhe mund te blihet pak ushqim qe te behet daily order. Daily order kerkon maksimumi rreth 1200-1400 health, ne varesi te faktit nese perdoren arme te renda apo jo.
Armet per daily order
Armet gradualisht duhet te sigurohen vete. Nuk luftohet gjithmone me tanke Q6 qe mund te ofrohen nga "qeveria". Tashme prodhimi i armeve eshte bere shume i kushtueshem. Keshtu qe duhet te niset nga nje fabrike Q1 e pastaj Q2 e pastaj Q3 qe te behen disa arme dhe me raste te blihen disa arme te tjera.
Periudha pauze
Ne fund ju rekomandoj disa periudha pauze ne loje pa bere daily order, por duke prodhuar resurset dhe duke klikuar pune+trajnim. Keto pauza te mundesojne gjenerimin e goldit dhe parave qe duhen per fabrika dhe per blerjen e prodhimit te raw materials.