Intervistë e imagjinuar me Theofan Stilian Nolin

Day 1,815, 05:05 Published in Albania Albania by gjilani1233 is here


bubullima:- I nderuar z. Noli, ka kohë që kam planifikuar të bëjë një intervistë me Ju, sepse keni bërë emër në shumë fusha të jetës, si: politikan, meshtar, historian, poet, shqipërues, poliglot, muzikolog, etj, që në historiografinë kombëtare zëni vend të merituar, mirëpo, jeni edhe të parët, me bashkë mendimtarët e Juaj, që keni fut në jetë demokracinë në hapësirën Ballkanike.

Noli:- Kompliment i mirë... Mirëpo, kjo ishte fatkeqësia për ne si udhëheqje, por edhe për Shqipërinë, sepse nuk ishin pjekë kushtet për një demokraci të tillë, në këto hapësira dhe më gjerë.

bubullima:- Juve të gjithë ju njohin me emrin Fan Noli dhe të pakët janë ata të cilët e dinë se quheni Theofan Stilian Noli?

Noli:- Këtë të vërtetë e dinë vetëm studiuesit, sepse vet jeta më ka bërë që të kujdesem, për të kryer misionin që i kisha ngarkuar vetes.

bubullima:- Nofkë, kur dihet botërisht se Ju keni përdor si nofkë Mavromati, etj.?

Noli:- Le të merret edhe ashtu, sepse të jetoje në Shqipëri dhe të merreshe me veprimtari kombëtare me emër të vërtetë, ka qenë rrezik.

bubullima:- Me Ju ka shumëçka të bisedohet dhe është paksa e vështirë të përcaktohemi për temën, sepse Shqipëria sot vunë shumë nga problemet e krijuara prej bijve të saj.

Noli:- Jo, jo nga bijtë e vet! Bijtë e Shqipërisë kurrë nuk do t’ia sillnin gjëmën Nënës, por ata janë dallkauket e kopuket, bijtë e Satanës.

bubullima:- Ju për atdheu keni punuar me fytyrat më të mëdha të kombit, duke u nisur që nga Ismail Qemali...?

Noli:- Kishte shumë!... Koha më e lavdishme imja.

bubullima:- Si kontribut i veçantë iu njihet edhe puna e pa lodhur e Juaja për njohjen e Shqipërisë në Ligen e Kombeve. Cila ishte ajo Shqipëri?

Noli:- Po, një Shqipëri kishim!

bubullima:- Aso kohe Shqipëria e shpallur e mëvetësishme në Vlorë nga Ismail Qemali, kishte territorin e tkurrur?

Noli:- Atë nuk e kishim bërë ne, por armiqtë tanë dhe mu për këtë ne si opozitë kishim delegatin nga Kosova, të madhin Avni Rustemin.

bubullima:- Ky ishte vlonjat?!

Noli:- Dinte të përfaqësonte shqiptarët jashtë kufijve administrativë, që ne me këtë veprim i tregonim edhe kombëtarëve edhe armiqve, se kufijtë e shtetit tonë i vendosim vet! Në fund të fundit Avniu këtë e tha edhe gjatë gjykimit në Paris.

bubullima: Kuvendarin e Kosovës, Ahmet Zogu nuk e shihte me sy të mirë?

Noli:- Jo, sepse Avniu ishte i zjarrtë, i dijshëm, depërtues në masa popullore dhe kishte vrarë Esat Pashë Toptanin.

bubullima:- Sipas Jush, cili ishte shkaku kryesor që Zogu vrau Avniun?

Noli:- Dy ishin shkaqet kryesore. E para, se Ai kishte vrarë tradhtinë në Parisë dhe e dyta, Avniu përfaqësonte territoret jashtë Shqipërisë që ishin përcaktuar në Londër.

bubullima:- Atentati që kreu Avniu, por edhe atentati që u bë në te, patën jehonë të madhe te shqiptarët gjithkah ishin?

Noli:- Avniu e shpëtoi Shqipërinë nga zyrtarizimi i ndarjeve të territoreve të saja nga shqiptarët, ndërsa vrasja e Tij nënkuptonte se esadistët po forconin radhët dhe Shqipëria po futej në lotari të këtij grupi kopukësh.

bubullima:- Për këtë është organizuar kryengritja, e njohur si Revolucioni i Qershorit?

Noli:- Po dhe nuk ishte rastësi pse Bajram Curri vendoset në kreun e ushtrisë shqiptare.

bubullima:- Mendonit për bashkimin e territoreve shqiptare?!

Noli:- Po dhe mu për këtë zgjodhëm edhe rrugën demokratike për rendin shoqëror.

bubullima:- Ahmet Zogu iku në Beograd?

Noli:- Rrugë që e kishte trasuar Esadi. Beogradi dhe Athina ishin bërë qendra të mbështetjes reaksionare.

bubullima:- e dinit se do të marri mbështetje në Beograd Zogu dhe do të kthehet me forca të përbashkëta dhe me teknik ushtarake të Mbretërisë Jugosllave për të marrë pushtetin?

Noli:- Se do përpiqej, po. Mirëpo, duke e ditur gjendjen e krijuar pas Luftës së Parë Botërore, nuk kemi besuar se Mbretëria Jugosllave do të hynte në këtë aventurë!

bubullima:- Arsyeja?

Noli:- Mund të shkaktonte një luftë të re botërore. Mirëpo sllavët dhe pansllavistët e mbështetën politikisht e ushtarakisht, se për kohën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Villsonit, kishin fuqizuar kufijtë e Shqipërisë të përcaktuara në Londër.

bubullima:- Ardhja e Zogut në pushtet, përmes vrasjeve, Ju detyroi të lëshonit Tiranën?

Noli:- Po. Mua më dënoi me vdekje, ndërsa bashkëluftëtarët e mi i ekzekutoi. Në përballje me tradhtinë u vra Bajram Curri. Me atentate u vranë Hasani Prishtinën e Luigji Gurakuqin. I përndoqi Halim Gjelon e Ali Kelmendin. Madje edhe disa që kishin shpëtuar nga shpallja e pavarësisë.

bubullima:- Në vend se mërgata të jetë e bashkuar, Ju nuk shkonit mirë me Faik Konicën?

Noli:- E vërtetë. Mirëpo unë nuk kam mundur ta mbështes Faikun në përpjekje për të mbrojtur Zogun si mbret, se në fund të fundit Ai kishte lidhur marrëveshje me të dreqin e të birin. Lufta në Shqipëri ishte duke u zhvilluar dhe kisha bindjen në fitoren e asaj djalërie, për vet faktin që ishin rreshtuar kundër fashizmit.

bubullima:- Ju nuk u kthyet kurrë në atdhe, për të cilin luftuat në vitet më të mira të jetës?

Noli:- Ashtu është. Larot ishin larguar nga pushteti.

bubullima:- Ata kishin ikur që herët, me okupimin e Shqipërisë nga Italia?!

Noli:- Varësit e Zogut, pra zogollët, kishin mbetur në Shqipëri dhe koketonin me dreqin e të birin për t’ia rikthyer Shqipërisë robërinë.

bubullima:- Sot Në Shqipëri, përveç Esadit, janë rehabilituar të gjithë, madje edhe vet Zogu?

Noli:- Mu ata e paskan marrë pushtetin dhe po i bie se “Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë, janë shtruar sarafët pa shpirt e pa besë”. Qëllimi qenka për të mposhtur luftën e të gjitha gjeneratave për Shqipërinë dhe për të rehabilituar kopukun që na dha “Varfëri, poshtërsi, robëri” si “stërnip i Kainit” dhe këta të sotmit bëhen mik i atij që “na shtyp e na shtryth,... , gjakun na pi”. Ky që e paska bërë këtë, moto politike paska “Të na ther e na grin e për qejf na bën fli”.

bubullima:- Ju në një Poezi bëni pyetjen, Cilët bij ju tradhtuan?

Noli:- Po. Më Kujtohet. Ajo ishte kështu: “Cilët bij të tradhtuan dhe të donë dhe të shuan dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë pa fole, pa zog, pa shpatë?” E shoh se u duhet edhe ndihma e bijve të shqipes nga Amerika.
bubullima:- Përveç rrolit të burrështetasit, Ju jeni marrë edhe me mëvetësinë e kishës ortodokse shqiptare?

Noli:- Lufta bëhej në të gjitha planet. Në gjuhë, kulturë, rendin shoqëror, fenë, etj.

bubullima:- Pse mu për këtë u rreket dhe nisma Juaj filloi në Amerikë?

Noli:- Vdiq një bashkatdhetar yni. Metropoliti grek deshi t’ia kryente ritet fetare, duke e trajtuar si grek. E kundërshtuam. Pastaj kisha lexuar se edhe Jani Vreto duke përpiluar Alfavetarin, kishte rënë ndersh me të birin, i cili ishte nën petkun fetar, por shumë i ndikuar nga propaganda e greke. Atëbotë kishat e ortodoksëve shqiptar merreshin nga ortodoksët sllav dhe grek. Ato binin si kalatë njëra pas tjetrës, në Ohër, Korçë, Gjirokastër, Berat, Deçan, Pejë, Durrës, e gjithandej trojeve shqiptare. Liturgjia mbahej në gjuhën greke e serbe dhe ngadalë popullata filloi të bindet se janë grek apo serb dhe këto vende të kultit i takojnë këtyre dy kombeve. Bashkë me disa bashkëmendimtar na u deshtë të luftojmë edhe në këtë planë, i hymë përkthimeve të literaturës dhe në rrugë zyrtare, në Konstadinopojë, kërkuam autoqefalin e kishës.

bubullima:- E mirëpritën?

Noli:- Jo vetëm që nuk e mirëpritën, por edhe u mobilizuan të gjithë dhe e hodhën në planin kombëtar.

bubullima:- Qëndronte kjo?

Noli:- Gjithçka ishte politike. Ata që për shekuj kishin luftuar gjuhën shqipe, nuk mund të pajtoheshin me këtë. Nga se, sipas tyre, gjuha greke dhe serbe, ishin të vetmet gjuhë që i kishte bekuar Zotit. Më në fund ia kemi arritur qëllimit.

bubullima:- Sot propaganda e kishës ortodokse greke dhe serbe nuk lënë hapësirë për ekzistimin e kishës ortodokse shqiptare. I kanë ndryshuar edhe ikonat për të bindur besimtarët se janë të tyre?

Noli:- E mjeranët tonë ç’bëjnë?!

bubullima:- Nuk kanë mbështetje nga qeveritë. Madje në Kosovë hapësirat e tyre kanë tretmanin e eksterritoreve. Çfarë do të thotë për Ju kjo?

Noli:- Dinë shkrim lexim qeveritarët?! Le t’i marrin dokumentet dhe në bazë të tyre të veprojnë. Koha ime ishte krejt tjetër dhe ne kemi arritur të bindim besimtarët dhe të ngadhënjejmë mbi çarqet më reaksionare të kohës.

bubullima:- Kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë londineze bashkë me partinë e Tij, para pak kohesh nxorri një ligj për regjistrimin e popullsisë në baza fetare!

Noli:- Hosanna Barabba! Është grek ky farë Kryeministri dhe janë grek mbështetësit e Tij?!

bubullima:- Në dokumente i shkruan se është i ritit Muhamedan?

Noli:- Ai është i Satanës, se një muhamedan nuk do të bënte një gjë të tillë. Unë kam pasur pjesën dërmuese të bashkëluftëtarëve të mi muhamedan. Madje edhe Vaso Pashë Shkodrani jep mesazhin “Mos shikoni kish e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria”. E ka lexuar Ai ndonjëherë këtë poezi?! “Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na çkule, na çduke çdo fe, varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe, Derbeder, ujk e derr: Hosanna Barabba”!

bubullima:- Atij po i duket se po e forcon kishën ortodokse shqiptare?

Noli:- Kurrë!!! Ai është i sojit të dallkaupve. Këtë e bënë për para e pushtet. Qeveria Greke, përmes fesë, gjithnjë ka qenë dorëlirë dhe ka zbrazur arkat shtetërore për të pasur edhe jugun e Shqipërisë përbrenda hartës gjeografike. Akademia e shkencës dhe arteve dhe kisha gjithnjë kanë pasur mbështetje nga qeveritarët grek dhe kanë sajuar Verio Epirin, sepse ajo pjesë po t’i merret Shqipërisë, do ta ngulfat në zhvillimin ekonomi, tregtar dhe do të humb peshën e gjeostrategjike e gjeopolitike. E çfarë Kryeministri qenka Ai?!! Esadi ka lënë pjellën e Tij prapa. Kam menduar se me Ahmet Zogun ka perënduar ylli i Tij, por që edhe në këtë kohë të dalin pinjollët esadist, nuk ma ka marrë mendja!

bubullima:- Më vjen keq për shqetësimin që ua shkaktova

Noli:- Edhe unë pajtohem me Migjeni: “Të kisha një grusht të fuqishëm... mu në zemër me ia ngjesh” këtij bastardi!

bubullima:- Për fund, keni porosi?

Noli:- Duhet të keni guximin intelektual të gjithë sa jeni, bëjeni Shqipërinë! Çka ju duhen gjithë ato qeveri, gjithë ato kuvende?! Me një Qeveri dhe një kuvend do të jeni të respektuar nga të gjithë, madje edhe armiqtë detyrohen të ju respektojnë, jo nga dëshira, por pse jeni forcë reale, ushtarake, ekonomike dhe politike. Shqipëria ka një pozitë të mirë gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe bota gjithnjë e ka respektuar të fortin, bëhuni që të ju respektojnë, të gjitha parametrat i keni!
bubullima: Faleminderit hiresija juaj