Ififif për Kongres! Ififif për Shqipërinë!

Day 1,708, 16:34 Published in Albania Albania by Ififif


Përshëndetje vëllezër të eShqipërisë!

Data 25 erdhi përsëri dhe është koha për zgjedhjet për Kongres. Po po pikërisht ashtu, për Kongresin e Shqipërisë! 😃 Prandaj fillimisht lermëni tju përgëzoj të gjithëve për arritjen e objektivit tonë: Shqipëria ka kongres dhe për muajin Korrik. Kjo ishte një arritje e madhe për vendin tonë duke parë dhe pozitën e vështirë ku ndodheshim me FYROM-in që ishte i përqendruar vetëm tek ne pas marrëveshjes së paqes të nënshkruar me Greqinë. Ne ja arritëm objektivit tonë dhe dua ti falenderoj të gjithë shqiptarët që kush më shumë e kush më pak kontribuan në fitoren tonë. Pothuajse 24 orë duke ndjekur betejën në çdo çast, duke shpërndarë supplies e duke luftuar. Urime të gjithëve. Rreth orës 7 e 30 të mëngjesit pamja ishte kjo:



Në arritjen e objektivit për të pasur kongres jam i kënaqur që mu dha mundësia dhe mua të jap kontributin tim. Fitova BH medal tim numër 4. E treta që fitoj duke luftuar kundër FYROM-it 😃



Por më e rëndësishme nga kjo ishte propozimi i shpejtë për Natural Enemy i bërë ndaj FYROM-it direkt pas përfundimit të luftës. Kjo gjë na dha 2 ditë kohë dhe praktikisht siguroj kongresin dhe bëri që mundimet për çlirimin e bregdetit mos shkonin dëm. Prandaj ndihem krenar për këtë veprim që ndërmorra. Nga informacionet që morrëm nga shërbimet tona sekrete 😛, ligjin kam arritur ta propozoj vetëm 13 sekonda më shpejt se presidenti i FYROM-it.




Duket se fyromcat u mërzitën paksa nga kjo gjë dhe propozuan shkarkimin e presidentit të tyre 😃




Nejse tani ne mund të kemi kongres dhe unë vendosa të kandidoj përsëri. Këtë herë gara është e fortë sepse ka shumë kandidatë të denjë dhe vetëm 10 vende. Kushdo që të fitoj postin e kongresmenit jam i sigurtë që do punoj mirë për Shqipërinë. Por në fakt më i sigurtë jam për veten time 😃 dhe prandaj ju ftoj të më votoni mua. Pse duhet të më votoni mua?


Sepse jam një lojtar dhe eksperiencë pothuajse 1 vit në lojë, sepse kam shërbyer në këtë pozicion dhe 3 herë të tjera, sepse kam qënë gjithmonë i përgjegjshëm në propozimin e ligjeve dhe aprovimin e shtetësive. Propozimet e ligjeve kanë shërbyer gjithmonë në të mirën e vendit tonë siç mund të shihni shembullin mësipër. Sepse puna ime si në rastin e Ministrisë së Wikit ka qënë e suksesshme dhe ka dhënë frytet e saj. Kongresi ka nevojë për njerëz me eksperiencë prandaj ju ftoj të ndërmerrni vendimin e duhur për votën tuaj. Votoni Ififif per kongres nga lista e Partise Nacionaliste.


Dhe më e rëndësishmja...Megan Fox dhe Kate Upton ju kërkojnë të votoni për mua 😛....mund ti thoni jo këtyre fytyrave???












VOTONI Ififif!
VOTONI PËR TË MIRËN E eSHQIPËRISË!



I see you. If you dont vote and sub you will have no girlfriend in your life 😛