Historia e Kercoves

Day 1,643, 10:54 Published in Albania Albania by Krye Qendra

Kërçova për herë të parë përmendet në shekullin e dytë para erës së re, gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë Perseun, dhe atë më emrin Uskana.
Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë , por u zhduk gjatë kohës së depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë kështjella romake në afërsi të Kërçovës. Përveç gjurmëve të vjetra arkeologjike, të cilat dëshmojnë lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec, Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret ilire në Zajas, Trojet në Kaleshe, Manastirishte dhe në Arangjell. Me gjithë përmbytjen sllave që ndodhi në këto vise prej shek. 7 e më këndej dhe sundimit të egër bizantin, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tëri, por arriti ta ruajë bërthamën e tij të fortë dhe kështu ta mbijetojë mesjetën. Më vonë në gjysmën e dytë të shekullit të XIII, Kërçova bie nën sundimin serb dhe atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk, edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të Ballkanit. Është me rëndësi të përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në strukturën e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tepër shqiptarë më shpërndarje më të gjerë gjeografike se sa sot. Psh. në defterët turq, në Kërçovë përmendet lagja shqiptare, me 71 shtëpi. Shënimet më të sakta mund të gjejmë tek vepra e Sami Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut në vilajetin e Manastirit.
Periudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja sllave, përcjellur me reprezalje të mëdha. Viti 1913 për Kërçovarët është vit i trishtimeve.
Ky është vit i një masakri kundër popullit pafajshëm, kundër pleqve, grave e fëmijëve, të cilët u prenë nëpër xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk janë të zbuluara. Në këto krime janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit, nën komandën e të cilëve janë kryer masakrat në Qafë, Zajaz, Greshnicë, Cërvicë, etj. Këtë terror e masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari, të cilën me 9 tetor 1913 e botoi "Radnicke novine"

"Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme. Rrëqethem e flokët më ngritën përpjetë e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht... Kudo kufoma, hi e pluhur. Ka fshatra ku kishte me nga 100, 150 e 200 shtëpi por, ku nuk ngeli asnjë njeri i gjallë. I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika."

Një episod më vehte është rasti i fshatit Qafës nga ana bandave të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë vrarë 92 fshatarë. Dukë e parë këtë masakër mbi popTekst të madheullsinë e pafajshme të fshatit veçanërisht të babës së saj Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhënëve, del në shkallë, vret rojën, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati. Në përleshje direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa. Më këtë akt heriok, Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar. Për hir të kësaj, Hamza Alili i ngriti përmendore të meritueshme në fshatin e saj Qafa. Në mesin e dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës.
Në periudhën 1939-1945 populli shqiptarë ishte i angazhuar në luftë për pavarësinë, por fati historik deshi që, për njëjtin qëllim të nisen kryesisht nga dy rrugë të ndryshme, rrugë prokuminzmit dhe rrugë antikomunizmit. Lufta e Dytë Botërore përfundoi me ngadhënjimin e komunizmit, në vitin 1945, por, pikërisht ai komunizëm, që gjatë luftës ishte tellall i vëllazërimit të gjithë popujve, në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të mbetura jashtë shtetit shqiptar, nuk e ndali luftën antishqiptare.
Në pikëpamje demografike, shqiptarët përbejnë popullsinë më të vjetër autoktone, dhe për nga numri asnjëherë nuk ka qenë pakice. Psh më 1889 sipas Sami Frashërit kazaja Kërçovës ka pasur rreth 34000 banore prej të cilëve 14000 shqiptar e e tjerët.
Më 1921 qyteti Kërçovës ka pasur 28228 nga cilët 14454 ka qenë shëno si ortodoks sllavë kurse 13774 të besimit mysliman.
Më 1994 Kërçova ka pasur 53044 banorë prej të cilët 26310 shqiptar, 20829 maqedonas, 3840 turq, 1394 romë etj.

Kontributi i Kërçovarëve ne Kongresit të Manastirit
Në bazë të artikullit që ka botuar gazeta “Java” janr 1937, nga Sefedin Kërçova, informohemi se “Kolonia Shqiptare Kërçovare” që ka vepruar në Bukuresht ka qenë e udhëhequr nga Mulla Nashit Zajazi dhe Rexhep Novosella. Në kryesinë e kësajë shoqate kanë qenë edhe Emin Zajazi, Hysen Haxhi Sadiku nga Zajazi, Rexhep Fasku nga Greshnica, Mefmedali Haranjelli, Jusuf Hoxha i Tuhinit, Kamerr Limku i Sërbicës etj. Nga të dhënat që na jep Sefedin Kërçova në artikullin e tij, shihet se kjo shoqatë e themeluar para vitit 1900, ka qenë e organizuar mirë dhe ka bashkëpunuar me të gjithë klubet dhe shoqatat shqiptare që kanë vepruar në atë kohë në Bukluresht. Sefedin Kërçova na informon se kjo shoqatë përveç botimit dhe shpërndarjes të librave dhe gazetave shqip, mblodhi edhe ndihma financiare të cilat i dërgoi në Manastirë përmes Mulla Nashit Zajazi dhe Rexhep Novosella të cilët poashtu i përcollën punimet e Kongresit. Shkaku i aktiviteteve të shumta patriotike, jashta Kërçovës po edhe në Kërçovë, Mulla Nashit Zajazin, në vitin 1917 bullgarët e burgosin e dënojnë në gjygjin e Manastirit dhe e vejnë në litarë te Ura e Gurit në Shkup. Nga kjo shihet se sa njeri i madh ka qenë ai, dhe se Historia e Popullit Shqiptarë aspak nuk e ka përmendur, edhepse ai në Bukuresht ka pasur pasuri të madhe dhe nuk ka pasur nëvojë që të vinte këtu dhe të rrezikonte jetën e tij. Sëpaku të ja kujtojmë emrin Mulla Nashit Zajazit, hoxhë i shkolluar dhe intelektual shumë i madh, nga familja Liman Hoxha në Zajaz të Kërçovës. Sipas asajë që na tregon Sefedin Kërçova në vazhdim të artikullit të tij del se e njejta shoqatë e ksihte pritur edhe Ismail Qemalin dhe i kishte shtruar darkë kur ai nga Stambolli shkoi në Bukluresht për tu takuar me disa krerë të vendit dhe prej aty pastai shkoj në Vienë e Vlorë për ta ngitur flamurin. Në mesin e kërçovarëve, që dha kontribut të madh për çështjen shqiptarë është edhe Jusuf Ali Premka ose si që nënshkruhej disa herë edhe Jusuf Albani. Ai ka jetuar dhe vepruar në Sofje të Bullgarisë. Aty ka botuar edhe gazetën “Albania” në bullgarishtë dhe shqip. Është pjesëmarrës i kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, dhe deri më tash nuk kemi hasur ndonjë dokumet që do të na tregonte për pjesëmarrjen e tij në Kongresin e Manastirit. Ka qenë njeri i shkolluar dhe oratorë shumë i madhe, dhe jam më se i bindur që Jusuf Ali Premka të ketë qenë prezent në këtë ngjarje kaq të madhe për shqiptarët. Prof. Dr.Nexhat Abazi merret me hulumtimin e jetës dhe veprimtarisë së këtij veprimtari të madh, dhe të shpresojmë se ai do të gjejë dokumente të nevojshme në arhivat e Bullgarisë për ta zbardhur plotësisht veprimtarinë e tij patriotike.. Kur flasim për kontributin e kërçovarëve dhënë çështjes shqiptare, duhet të përmëndim katër dietërt shumë të mëdhenjë të pjesës së parë të sh.20; Ali Dila nga Zajazi, Mulla Zada nga Cërvica, Mulla Qamili i Prapadishtit dhe Mulla Qerimi i Mafmutajve të shkolluar në Stamboll. Është gjetur një dokument osman ku shihet se Ali Dila nga Zajazi i Kerçovës me shokët e tij, ka marrë hua disa të holla nga një bankë osmane, dhe ne nuk do të kuptonim kurgjë nga ky dokument, po të mos ishte zbuluar një letër e shkruajtur në osmanishtë, po nga Ali Dila dhe tre shokët e tij, që kanë qenë për studime në Stamboll që nga viti 1900, dërguar Afmet Hoxhës,në Sërbicë të Kërçovës. (babai i Prof. Dr. Hasan Kaleshit). Të gjitha këto jënë gjetur në mesin e librave të Afmet Hoxhës i cili në pleqëri u shpërngul në Turqi ku edhe ndërroj jetë. Në fund të letrës thuhet se të hollat jënë marrë hua nga “Osmanli Tucaret bankasi”, dedikur si ndihmë tubimit që do të mbajnë shqiptarët në Manastir, dhe se të hollat ti dorzohen Hafiz Ibrahim Efendi Shkupit e që ai pastaj të ja dorzoi Fehim Zavalanit në Manastirë. Duke hulumtuar për Hafiz Ibrahim Efendi Shkupin, kërkova ndihmë nga historianët e Shkupit, ku historiani Skender Hasani më informoi se sipas dokumenteve që ai i posedon, Hafiz Ibrahimi ka qenë në studime në Stamboll, dhe pasi kthehet në Shkup, diku para vitit 1908, emrohet antarë i kryesisë së klubit Shkupi, dhe njëkohësisht përfaqësues i këtij klubi në Kongresin e Manastirit. Ai, i veshur në uniformë të hoxhës, del para delegatëve dhe e përqafon Gjergj Fishtën, duke dhënë të kuptohet se shqiptarët myslimanë nuk jënë kundër,që alfabeti latin të pranohet si alfabet i shqipes. Xheza i Abaz Lilës, nga Zajazi (mbi 105 vet) tregon se pas vitit 1912, ata që ishin kthyar nga Stambolli dhe kishin të marrë ksi lloj kredishë, u detyrun nga pushteti serbë që të vazhdonin ti kthenin kreditë e tyre, edhe pse tash ishin si nënshtetas të Sërbisë. Si duket ka pasur të nënshkruar ndonjë marrëveshtje në mes të Sërbisë dhe Turqisë për këtë punë.

Duke folur për Kongresin e manastirit, do të ishte padrejtësi e madhe nëse nuk përmendim kaçakët e Zajazit, Kalosh e Lazam Dani të cilëve në bashkëpunim me Elez Isufin nga Dibra dhe Rasim Drenova nga fshati Drenovë rrethi i Krushevës, kishin marrë përsipër të siguronin pjesëmarrësit në kongres. Këte e ka vërtetur nipi i Kalosh Zajazit, Luftim Dani (Celiku) i cili është djali i vllaut të kalosh Danit, Rasim Dani, i cili ka qenë ushtarë i rregullt në çetën e Kalosh Zajazit dhe i ka lënë të shkruara memoaret e veta, të cilat memoare, djali i tij Luftimi është i gatshëm t;ia dorzojë Muzeut të Lirisë në Shkup. Poashtu kamë kontaktuar edhe me disa nipër të largët të Rasim Drenovës, të cilët trasmetojnë fjalët e pasardhësve të Rasimit se ai me çetën e tij kishte marrë pjesë bashkë me Kalosh Zajazin dhe Elez Isufin në sigurimin e objektit dhe delegatëve, gjatë të gjitha ditëve që ka zgjatur kongresi. Djali i vllaut të Kalosh Danit, Xhabir Dani, që jeton në Zajaz, tregon se Kalosh Dani ka marrë pjesë në luftën e Karbunicës, 1903, bashkë me babain Dan Celiku,në kuadër të çetës së Sefer Zajazit. Në konsulltim me Xhabirin, konstatojmë se ai do të duhet të ketë qenë i moshës 25 vjet, dhe në kohën e Kongresit të Manastirit 28 vjetësh.