Fenomeni i sharjes ne Erepublik

Day 2,116, 04:45 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB


Pershendetje vellezer!

Duke u nisur nga ngjarjet e sotme dhe nga ngjarjet e se shkuares,po nis te shkruaj per nje teme shume delikate dhe shume aktuale ne kete komunitet…
Sic e kemi vene re te gjithe,mosperputhjet e shqiptareve ne kete loje,pasqyrojne mosperputhjet ne boten reale dhe reagimet jane te ngjashme.Vetem se ne kete loje,gjithcka mund te vazhdoje me fjale dhe jo me vepra.Sharja pra,eshte shkalla me e larte e teprimit dhe eshte veprimi me i ulet qe mund te behet ne kete loje.

Ky fenomen shpjegohet lehtesisht me natyren gjaknxehte te shqiptarit dhe reagimet ne nxehje e siper te tij.Pavaresisht kesaj,shqiptaret jane mbajtur gjithmone per burreri dhe burreria nuk tregohet duke share dike pas nje kompjuteri.Nese duam te pasqyrojme vlerat e shqiptareve ne kete loje,atehere duhet te fillojme duke pasqyruar me shume vlerat e mira,te cilat per mendimin tim jane edhe me te shumta.

Fenomeni i sharjes ka shume ane negative.Lojtaret e vjeter gjithmone pezmatohen nga sharjet e njepasnjeshme dhe shume syresh kane vendosur te largohen nga loja prej tyre.Gjithashtu edhe lojtaret e rinj nuk e ndiejne veten mire.Te vish ne nje loje te panjohur dhe sa te vish te rrethohesh nga sharje te renda nuk te krijon aspak nje ndjesi te mire!Sharjet pra,duke larguar lojtare te vjeter dhe te rinj po e dobesojne cdo here e me teper Shqiperine duke larguar ushtaret e saj.

Fatkeqesisht perdorimi i nje fjalori rrugesh dhe aspak adekuat po i nxjerr Shqiperise namin edhe ne shtetet e huaja.Pse te sillemi vetem ne si njerez te eger?Pavaresisht se edhe te huajt zihen,ata shpesh nuk kalojne ne fyerje te renda direkt!Pse duhet te vecohemi gjithmone ne ne situata te tilla jo te pelqyeshme?

Fenomeni i sharjes eshte nje plage e vertete e komunitetit tone ne Erepublik!Nje plag qe rrjedh vazhdimisht gjak dhe i merr shpirtin Shqiperise se gjore...Prandaj bej edhe thirrjen qe te hiqet njehere e mire dore nga sharjet,duke qene se nga to asnje nuk del i fituar.Pse te rrezikojme te shajme vellain,motren,kusherinjte ose shoket tane ne nje loje???Bejini pyetjen vetes:Ja vlen?

Le te bejme nje cmenduri,
CmenduriaMB