EVROPË, KËLYSHËT E RUSISË JE DUKE I LEDHATUAR

Day 1,641, 11:37 Published in Albania Portugal by betim1992

Evropë, në histori është qartë e shënuar,
Se para një shekulli rëndë na ke dëmtuar,
Kur me lejen tënde tokat shqiptare janë copëtuar.
Nejse, qoftë e shkuar edhe pse vështirë për t’u harruar.

Shpresoja se në ndërkohë je vetëdijesuar,
Por kërkesat tua nënshtruese më kanë hutuar.
Ti sërish trysni mbi shqiptarët je duke ushtruar.
Fqinjësi të mirë me tjerët nga ne janë duke kërkuar!

Evropë, kërkesën tënde gabimisht e ke adresuar,
Kërkoje prej atyre që Rusinë e kanë “nënë” të preferuar.
“Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur!” shpesh e ke dëgjuar,
“Fqinjët” tanë ndër shekuj janë duke e kënduar.

Evropë, kujdes, pjellën e Rusisë je duke e ledhatuar!
Harruat se nga tokat stërgjyshore na kanë dëbuar.
Shkau s’ndihet i qetë në tokën e uzurpuar.
Ti e di se ai vazhdimisht është duke na sulmuar,
Me shpresë se dikur në pronë të huaj ka për t’u rehatuar.

Evropë, më në fund jemi vetëdijesuar,
Se Rusi e dobësuar nënkupton Shqipëri (Iliri) e forcuar.
Me të drejtë, këlyshët e Rusisë duhet ndëshkuar.
S’ka tjetër mundësi në Iliri për t’u bashkuar.

Për çudi disa mendojnë se kjo mundësohet në Evropën e bashkuar!
Zëra të ngjashëm me ata që dikur në ish Jugosllavi i kemi dëgjuar.
Të gjorët ende në ëndërr janë duke jetuar,
Se çështjen Shqiptare, Evropa drejtë ka për ta trajtuar.

O shqipe, vetëmbrojtjen vetes t’ia obligojmë,
Asgjë më shumë, vetëm se drejtësi kërkojmë.
Të bindur se gjendjen për të mirë duhet ndryshuar,
Janë shumë trima që pa përtesë luftën kanë për ta vazhduar.

Është fakt i pamohueshëm që duhet ta besojnë.
Ata që dyshojnë, e kanë nga frika, këtë e kuptojmë,
Ama së paku të mos na pengojnë.
Nëse po, ua bëj me dije se rëndë gabojnë !!