Erodial per Kryetar i Partise Nacionaliste

Day 1,485, 20:09 Published in Albania Albania by erodial

Vellezer Shqipetar,

Po ju paraqes kandidaturen time per Kryetar te Partise Nacionaliste te Shqiperise!



Pak fjale per veten...e kam filluar lojen ne tetor te 2010 e po bej afersisht nje vit pa shkeputje nga loja 🙂. Deri ne krijimin e Shqiperise kam luajtur ne Kanada e mbas punes kolosale qe ka bere Kris Hasa, Napoleon 54 e disa djem te tjere per futjen e Shqiperise ne loje u ktheva ne atdhe. Ketu u zgjodha ne kongres, e me vone Nino me zgjedhjen president me besoi postin e ministrit te brendshem. Detyre qe jam munduar te kryej me sukses duke rritur sa me shume bashkepunimin mes lojtareve, e per te ruajtur te palekundur besimin te qeveria qe sot drejton Shqiperine.

Nqs zgjidhem kryetar i partise se pare ne vend une do te fokusohem ne edukimin e lojtareve te rinj, qe duhet te jete baza e te ardhmes tone. Integrimin e tyre ne loje, afrimin prane partise, dhenien e njohurive baze ne fillimin e lojes si dhe ndertimin e nje programi mbeshtetes per cdo lojtar te ri qe behet pjese e Partise Nacionaliste dhe Shqiperise. Gjithashtu dua te falenderoj edhe aLalban per punen qe ka bere deri tani ne drejtimin e partise.

Sot bej zgjedhjen e duhur, voto per te ardhmen e sigurte, VOTO ERODIAL

Rrofte Shqiperia
Rrofte Partia Nacionaliste
Rrofte Uniteti Kombetar

MAKE THE RIGHT CHOICE, VOTE ERODIAL