Disa nga objektet turistike te Shkupit

Day 1,656, 14:49 Published in Albania Albania by Krye Qendra
Kalaja e Shkupit mbizotëron mbi qytet. Në kohen neolite dhe ne kohen e bronzit është ndërtuar, pastaj eshte rindërtuar gjatë sundimit të Perandorit Justijani I . Në vitin 518 ka patur nje tërmet i cili e ka dëmtuar rëndë por përsëri është rindertuar.

Ura e gurit në qytetin e vjetër, thuhet se urën e kanë ndertuar Romaket por eshte rrenuar, me ardhjen e Osmanlive ne , ura u rindertua dhe sot është monumenti me i madh dhe simboli i qytetit te Shkupit.

Hamami i Daut Pashës Banjoja e ndertuar nga turqit, ka funksionuar deri viteve te 50-ta, por pas termetit ne vitin 1963 ajo u rrenua. Pasi u rindertua sot shërben si galeri arti dhe për manifestime kulturore.

Stacioni i vjeter Hekurudhor - në qendër u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 1963, viteve te 70-ta u vendos muzeu i qyteti të Shkupit
Sheshi Skënderbe dhe permendorja e Skenderbeut - Pas konfliktit ne vitin 2001 sipas marrëveshjes se Ohrit u bë decentralizimi i pushtetit dhe u formua komuna e Çairit, u ndertua permendorja e Skënderbeut e cila u vendos në sheshin Skënderbeg në vitin 2006

Xhamitë e Shkupit , Shkupi ka qene dhe është qytet me shumë xhami, dikur ka pasur 133 xhami, por pas braktisjes se Osmanlive, Shkupi ka ra nën okupimin Serb, te cilet i kan rrënuar shumicen e xhamive, e deri tash ne Shkup kane mbetur vetem 28 Xhami, por numri i xhamive po rritet në rethinen e Shkupit. Sot kemi 125 xhami në Shkup dhe rethinen e tij.
Ne pjesen e vjeter te Shkupit me te njohura jan
-Xhamia e Mustaf Pashes


-Xhamia e Murad-Pashes


-Xhamia e Sulltan Muradit Pranë saj gjendet edhe Sahat Kulla e Shkupit e para ne Ballkan.


-Xhamia e Isak-Beut
-Xhamia e Isah-Beut
-Xhamia e Jahja-Pashes

Çarshia e vjeter eshte pjesa me e vjeter e qytetit te Shkupit e cila eshte pjes e pandashme nga Kalaja e Shkupit, sot aty gjenden 2 hamame, Hamami i Daut Pashes dhe Çifte Hamami, gjithashtu ne çarshine e vjeter esht edhe Bezisteni, pastaj aty jane edhe 3 Hane , Kurshumli-Hani,Kapan-Hani, dhe Suli-Hani, dhe ne te gjenden 2 kisha. Gjithashtu ne çarshinë e vjeter ka edhe shum shitore dhe zanate te vjetra, por pas termetit ne vitin 1963 shumica e objekteve jane rrenuar edhe jane demtuar, poashtu ka patur shumë xhami te cilat jan edhe me sot, vetemse nje xhami cila eshte rrënuar pritet te rindertohet ajo afer Kurshumli Hanit.