Deputet në Kongres
ArnoldDjin
Pikë së pari dua të falenderoj kryetarin e partisë time Lëvizja Mëmëdheu që e meriton në një të ardhme të afërt të jetë në një detyrë të rëndësishme ai është Titani DS.
Së dyti dua të falenderoj partinë Lidhja e Arbrit për gatishmërinë dhe miqësinë që shfaqi që në fillim të koalicionit mes nesh gjithashtu kjo parti bëri të mundur dhe hyrjen time si deputet në Kongres.
Së treti dhe më e rendësishmja të falenderoj ty që votove pak rëndesi ka se kë po arsyen përse, e rëndesishmja është që ke votuar.
Gjëja më e rëndësishme besoj si në jetën e përditshme ashtu dhe atë në këtë lojë është komunikimi prandaj besoj se një mesazh i përditshëm midis të gjithë deputetëve pa dallim partie është e nevojshme sepse këtu sbëhet fjalë më për parti tani jemi në Kongres tani ja arritëm qëllimit dhe nuk mund të ndahemi tani.
Ky besoj se duhet të jetë veprimi i parë nga të gjithe deputetët që janë zgjedhur për këtë muaj që nuk besoj se do jetë i qetë sepse po të ishte i qetë nuk do e luanim lojën.
Tani këtu dua të shpjegoj dy planet vetjake që kam ndërmend që janë :
1 - Bisedimet me të gjithë kongresin përfshirë edhe ish-Pres. VisarJ për cështjen e tatimeve .
2 - Krijimin e 4-5 rregullave për të gjithë deputetët që do vinë e do ikin që të ndalojmë ndodhira nga ato që kanë ndodhur më përpara.
* këto plane nuk mund të plotësohen vetë prandaj fola më sipër për bashkpunimin midis të gjithë Kongresit.
Sot pas pak minutash mbasi morëm detyrën e re si deputet Pres. Fessti propozoi MPP e zakonshme duhet të themi me shtetin e Turqisë.
Duke e ditur miqësinë dhe bashkpunimin e gjatë me atë shtet besoj se nuk ishte nevoj për bisedë midis deputetëve për këtë MPP prandaj votova PO.
Ligji ka në këtë moment 27 vota PRO dhe 0 vota JO, meret me mend rezultati.
Kjo do jetë rutinë nga ana ime sepse do njoftoj për cdo votim dhe arsyetimin për votimin.
Edhe një herë faleminderit që më zgjodhët për t'ju përfaqësuar.
Comments
Faleminderit Arnold ,dhe ju uroj te gjith kongresmenve nje pun sa me te mbar !
Urime vella !!!
Shpresojme qe bashkepunimi yne te jete sa me afatgjate per te miren e vendit.
Sigurisht qe bashkpunimi do te jete sepse kemi qellime te njejta.
urime arnold! iniziative e shkelqyer qe çdo qytetar te kete mundesine te njihet me punen e kongresit!!!!
Urime plako 🙂
Urime \o/
Falmeminderit te gjitheve... o7
O Arnold kjo eshte nje iniciative eshkelqyer qe e bente dhe Huey George dhe me perlqen qe dhe ti po e vazhdon dhe ne eShqiperi pervec eMB.
Meqe ti ke kete iniciative do te ishte mire qe keto artikuj te jene ne siglen e *Parlamenti*-t (http://i.imgur.com/fdkvL2r.png) qe do te flase per ceshtjet e diskutuara ne parlament.
E kam hedhur me pare kete po nuk ka pasur organizim te tille, si psh ndonje kryetar parlamenti etj.
Me lejohet ta marr foton??
Prandaj ta dhashe 😃
Urime dhe shpresoj tu shikoj lart e me lart .
Urime dhe suksese ne detyre!
urime dhe suksese djema, uroj dhe une qe se bashku ta vendosim shqiperin ne majat e saj.. o/
V
Urime e suksese ne detyre
V
V
ArnolDjin, konsultimet me qytetare behen para votimit, jo pas votimit. Prandaj mos e bej praktike arsyetimin e votes PER ose KUNDER, por beje praktike konsultimit me qytetare para votimit.
Keshtu duhet bere nje deputet i denj!
E kuptoj kontekstin, por duke qene se qytetaret me kane dhene besimin dhe voten e tyre do te thote qe une kam nje kompetence dhe ata me kane dhene perkrahjen une thjesht po informoj, pra nuk mund te pys se si duhet te jete vota sepse une ne kete menyre mund te mbaje anen e dikujt...vendimet qe ka kongresi jane vetjake me pas duhet te fitoje shumica. Kjo qe thashe une me siper nqs me kuptove eshte vlera e vertete e votes. ti japesh vetdijen e plote dikujt qe te mare vendimet per ty.
Je i lire te veprosh si te duash vella, ky ishte vetem rekomandim. Keshtu behet konsultimi paraprak. Si rasti me Malin e Zi NE, pasi qe te votohote gabimisht, ajo pune sdo arsyetim 😉
Po mire aty eshte intuita njeriut, se pak mend e intelekt do edhe ne ket loje...
Suksese 🙂
urime vlla