Cfare do te bej si kryetar partie ?!

Day 1,882, 11:00 Published in Albania North Macedonia by AqifPasha

Ky artikull pason artikullin tjeter ku ju pergjigja pyetjes : "Pse kandidoj per kryetar partie" .
Sa per sqarim, me te vertete thashe kris hasa por e perdora ne menyre figurative si personifikim.

Atehere, pas kesaj parashtese,ne kete artikull po ju pergjigjem pyetjes se cfare do te bej si kryetar partie. Ose me e sakte do te ishte: çfare do te mundohem te bej nese zgjidhem kryetar i Partise Revolucionare?

Po e nis me faktin qe ne kete loje fjalen parti nuk e konsideroj si politike sepse ne fund te fund eshte thjesht nje loje. Por e konsideroj duke marre parasysh kuptimin ne thelb te fjales parti: part = "te jesh pjese e diçkaje", pra parti eshte bashkesia e personave qe bejne pjese ne diçka (nuk jam gjuhetar por pak a shume keshtu duhet te jete 😉 ).

Dhe me kete lidhet komplet qellimi im se çfare do te mundohem te bej nese zgjidhem kyetar i kesaj bashkesie.

Nuk kam deshire qe ta zgjas shume por me nje fjali po e permbledh : do te mundohem qe te mbledh sa me shume ide (duke ja shtuar atyreve qe kam ne koke) per ta bere sa me shume dinamike Partine Revolucionare.

Dinamizmi nenkupton aktivizimin e gjithsecilit prej nesh duke dhene me vullnet te lire kontributin e tij per ate çfare do ti kerkohet. Dhe kjo nenkupton qe te jape por edhe te kerkoje, pra nje shkembim i vazhdushem dhe aspak pergjumje.

Normalisht qe per te realizuar kete gje do te perdoren kanalet e ndryshme per shkembimin e informacionit si forumi , chati, mesazhet ne loje dhe te tjera qe gjithsecili do jete i lire te propozoje.

Kaq pra, per tani . Te tjerat do te vijojne me hapat e tjera. Sepse siç i thone anglosaksonet "Step by Step" ose siç eshte me bukur shqip: Avash Avash behet shelegu dash.