Beselidhja Shqipetare - Para Popullit me Transparencë

Day 2,172, 14:49 Published in Albania Albania by Berat Gashi

Përshëndetje Shqiptarë të nderuar,
Përshëndetje antarë të nderuar të partisë Beselidhja Shqipetare.



Siç e dini "Beselidhja Shqipetare" edhe këtë muaj arriti të shënoj një rekord të ri duke arritur këtë herë të kemi 9 përfaqësues në Parlamentin Shqipëtar. Krejt kjo u bë e mundshme falë punës, seriozitetit dhe Transparencës që kemi treguar dhe do të tregojmë prap në vazhdimësi, vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe Shqipëtarëve.

Siç e dijmë çdo kongresmen i cili arrinë të fitojë zgjedhjet Parlamentare, ai fiton të drejtën për të propozuar ndonjë ligj ne Parlament, dhe ka të drejtë për të votuar ndonjë ligj i cili propozohet në Parlament. Por gjithashtu një fitues si anëtar i Parlamentit fiton medaljen e Kongresit dhe me të merr edhe 5 Gold.



Pra gjatë këtij muaji nga 9 antarë në Parlament sa kemi arritur ti fitojmë ne, gjithsejt janë fituar 45 Gold, të cilat janë arritur të fitohen nga vota e Shqiptarit pra nga Shqipëria, dhe sigurisht që është kulturë dhe traditë të kthehen si kontribuim në Shqipëri, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet në çdo sferë edhe më fuqishëm.

Këtë muaj me kërkesë të Presidentit aktual të Shqipërisë Kthetra Alb që Goldët e Kongresmenëve të kthehen ne ALL (CC) dhe të blehet food e të dërgohen si Energy Units, për mbushjen e rezervave për Sulm Ajror ne "Beselidhja Shqipetare" kemi mbledhur 45 Gold nga te gjithë kongresmenët tanë dhe i kemi kthyer në ALL (CC) duke blerë me to Ushqim të Kualitetit të 5-të dhe kemi arritur të Kontribojmë me 240,000 Energy Units.



Një falenderim i madh i takon të gjithë kongresmenëve të cilet po punojnë zellshëm në të mirën e Shqipërisë dhe Shqipëtarve, dhe nuk hezituan fare që këto Gold të bëjmë donacion në mbushjen e rezervave për Sulm Ajror.

Në vijim do ti paraqesim edhe fotot e donacionit ku për shkak që nuk kishim vende të lira në depo, kemi bërë donacione nga 3000 FOOD Q5 që i bie nga 30,000 Energy Units, deri sa është arritur Shifra prej 240,000 Energy Units, ku eshte rritur numri i Energy Units nga 7,986,030 në 8,226,030 por gjithsejt nevoiten 12,611,500 Energy Units që të mbushen rezervat e nevojshme me Njësi të Energjisë.






























Ne do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet dhe Transparencë të Plotë, vetem per Shqipetaret të cilët janë të gatshëm për Gjithçka vetëm që Shqipëria të mos ngelet prapa, dhe kur të përmendet emri Shqipëri të ndihemi përherë Krenarë.

Me Respekt

"Beselidhja Shqipetare"