Besëlidhja e Lezhës

Day 1,653, 04:16 Published in Albania Albania by Krye Qendra

Kuvendi i Arbërit i njohur edhe me emërtimet tjera si "Lidhja Shqiptare e Lezhës" apo Besëlidhja e Lezhës etj. është një tubim i fisnikëve më të njohur shqiptarë të viteve 1444 të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorin osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.
Kuvendi i Arbëri u mbajt më 2 mars 1444 në Lezhë (Shqipëri). Si organizatrë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti në bashkpunim me klerin katolik shqiptar.
Qëllimet e tubimit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandoris së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalsohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.
Pjesëmarrës të kuvendit ishin ndër të tjerët edhe Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka.
Aty u formua një besëlidhje, e njohur me emrin "Lidhja Shqiptare e Lezhës". Kryetar u zgjodh Skënderbeu. U krijua ushtria e besëlidhjes e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut.
Kjo beslidhje mori disa vendime.Vendimet e kuvendit ishin:Krijimi i një Beslidhje Arbërore në krye me Skënderbeun,formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi duke rrespektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimi e tokave do të ndaleshin apo do të i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do ti zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Lidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komanden e Gjergj Kastriotit i cili ato sipas marrëveshjes do të i fuste në përdorim vetëm kunder ushtrive kërcënuese të anëtarve të Lidhjes.
Lidhja e Lezhës në historin shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.
Për më shumë vite e shekuj e edhe sot ky kuven merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike në të cilat vendosë shumica e pjesëmarrësve dhe udhëhiqen nga një i ri që respektonë mendimet e pleqërisë shqiptare.