A po ecen Shqiperia?

Day 2,114, 06:28 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB


Pershendetje vellezer!

Me lindi deshira per te shkruajtur dhe mendova qe ta bej kete per erepublik.Per te qene me preciz,po shkruaj nje “reportazh” te shkurter per te pasqyruar gjendjen e tanishme te eShqiperise duke e krahasuar ate me gjendjen e saj ne te shkuaren.
Sekondat,minutat,oret dhe ditet ecin me nje shpejtesi marramendese!Me te njejten shpejtesi,si per cudi vazhdon edhe loja e Erepublik,ku te gjithe ne jemi “burgosur” dhe shpenzojme kohen dhe mundin tone…

Shqiperia ka bere hapa te ndryshme keto kohe,dhe eshte e veshtire te percaktosh nese keto hapa kane qene te sakta apo te gabuara.Per ta analizuar zhvillimin e Shqiperise dhe ndodhite qe kane ndodhur kohet e fundit,besoj se eshte e nevojshme perqasja me Shqiperine e se kaluares.Prandaj ky “reportazh” do te kete pikerisht kete detyre,te tregoje,a po ecen vertete Shqiperia me kalimin e kohes?Apo koha kalon dhe Shqiperia po ngel ne vend numero?

Nese do ta nisnim vrojtimin nga gjerat me te dukshme,do te shihnim sigurisht numrin e territoreve te Shqiperise.Shqiperia ne keto momente ka 11 territore,numer ky i pabesueshem per ne qe kemi luajtur edhe ne kohen kur Shqiperia luftonte per te patur ose jo kongres.Me kenaqesi mund te themi se Shqiperia ne fushen ushtarake eshte perforcuar dhe tashme eshte shume here me e organizuar.Detyra e qeverise se re qe po afrohet sigurisht qe do te jete te vazhdoje zhvillimin e shpejte ushtarakisht te Shqiperise dhe te kontriboje ne forcimin e saj me projekte te ndryshme.Koha po ecen per ushtrine tone,nuk duhet ta ndalojme pikerisht tani.

Mund te shohim qe Shqiperia nga ana ekonomike nuk eshte me mire se me pare,por kjo gje eshte e pritshme dhe normalisht qe nuk eshte dicka negative.Leket shpenzohen per projekte te ndryshme dhe ceshtja ekonomike ngelet nje problem i rendesishem dhe delikat.Masat qe merren duhet te jene gjithmone te miremenduara dhe te argumentuara me se miri.Nuk na lejohet qe ti leme gjerat ne dore te rastesise,pasi mund te ndodhe qe ne vend qe te bejme hapa perpara me vendosmeri,mund te bejme hapa mbrapa qe do te kishin nje ndikim vertet negative me kalimin e kohes kembeshpejte.

Marredheniet e Shqipetareve me aleatet vazhdojne te mira sic ishin edhe me perpara,por nuk mund te thuhet se eshte bere nje ndryshim per mire konkret per ti perforcuar ato.Incidenti qe ndodhi se fundmi,ku per shkak te mosorganizimit te mire mes aleateve dhe gabimeve te disa prej tyre Shqiperia rrezikoi nje lufte qe do te na kishte larguar plotesisht nga ballkani na la nje shije disi te hidhur,por jam i lumtur qe nuk ishte nje problem serioz dhe nuk patem pasoja.Natyrisht qe eshte e dukshme qe duhet te forcojme pozitat tona nderkombetarisht dhe te ngrejme zerin tone per te treguar se nuk duhen bere gabime me fatin tone.Paresore jane padyshim interesat e Shqiperise!

Problematike jane marredheniet midis shqiptareve.Shohim se nuk eshte arritur asgje ne bashkimin e shqiptareve dhe percarjet jane akoma prezente.Duhet te tregohet kujdes nga qeveria e ardhshme dhe duhen marre masa te ndryshme qe percarjet mos te behen te demshme.Qe te bashkohen shqiptaret po kuptohet qe eshte dicka e pamundur,por te pakten te kihet kujdes qe percarjet mos te rriten dhe te mos demtojne Shqiperine.

Nuk dua te zgjatem me teper dhe po e le krahasimin vetem ne keto pika te rendesishme.Jam i sigurt se gjithkush prej jush e kupton vete sesa eshte zhvilluar Shqiperia dhe edhe sa mundesi ka qe te zhvillohet.Ky muaj eshte vertet i rendesishem dhe duhet patur kujdes qe qeveria te jete sa me serioze.Besoj se kjo qeveri do te percaktoje nese koha po ecen bashke me Shqiperine apo Shqiperia ka mbetur mbrapa dhe koha vazhdon udhetimin e saj.Duhet te kontribojme te gjithe…

Le te bejme nje cmenduri,
CmenduriaMB