(Rilindasi)Çdo të behet?
Rilindasi
Të dashur bashkombasë, vëllëzer e motra, shumë të respektuar ushtarakë të ketij vendi dhe pjesmarës të ketij komuniteti.
Ketë herë, unë do të shkruaj si Rilindasi, dhe jo duke qenë i mveshur me autorizime shteterore ose publike, do u shkruaj në emrin tim personal.
Shqipëria , si kurr më parë u duk më e fuqishme, shqiptaret si kurr më parë ishin më të fuqishëm, por edhe më të bashkuar.
Ajo që bashkon Shqiptaret medeomos është lufta, dhe keshtu duhet të jetë në vazhdim, qytetaret duhet të kundershtojnë, është e domosdoshme dikush të thotë se nuk është i kenaqur me punen që dikush bënë.
E ardhmja duhet të jetë me e ndritur, e tashmja po na deshmon se na pret e ardhme e ndritur, ne kemi futur frikë edhe tek armiku më i fuqishëm ketu, dhe ata vertet po frikësohen.
Unë dua të flas kendveshtrimet e mia për se çfarë duhet të jetë Shqipëria, janë qendrime të mia personale, dhe si të tilla do të pasqyrohen.
Parlamenti i Shqipërisë.
Parlamenti i Shqipërisë për herë të parë ka 40 deputet, ne patem 4 teritore dhe si rrjedhoj patem 40 deputet, ne kemi 80 ligje që mund të i aprovojmë, dhe 80 mundësi për të permisuar jeten e qytetarëve, po ashtu Shqipëria ka 200 gold(ar) në dispozicion, të cilat mund të perdoren për të rinjtë që do të vijnë, ose për të shlyer borxhin e bankës kombetare të Shqipërisë, ne kemi një mundesi të mirë, janë 200 ari , dhe si të tilla do jenë ndihmesa më e madhe për fuqizimin e Shqipërisë.
Prurjet e reja në Shqipëri
Po e vertet, ne patem mbi 900 të rinjë që iu bashkuan ketij komuniteti, dhe do të kemi edhe me shumë të rinjë që do të vijnë. Shqipëria do të ketë prurje të reja(me mijëra besoj) në ditet në vijim, dhe kjo vertet po i frikëson armiqtë tonë. Shkijet janë në panik për ketë gjë, ata panë fuqinë e kombit tonë, në betejen e Kosovës, ata janë shumë të fuqishëm, por nuk kanë zemer si shqiptari ynë. E zemrat tuaja ishin vertet të tilla, të shqiptarëve të vertet.
Shpresoj se ju në ditet në vijim , shqiptaret e mi, të u shkruani të rinjeve, të i udhezoni për komunitetin, dhe të i bindi të qendrojnë ketu.
Ne kemi nevoj për ta, Shqipëria ka nevoj për ta.
Beteja e Kosovës
Aleanca në të cilen ne ndodhemi nuk është në ditet më të mira të saj, ka probleme dhe mungesë organizimi, shumë shtete janë të frustruara për situaten, një rend i ri sigurisht që mund të pergaditet, se ku do të jetë Shqipëria nuk mund të deklaroj, por që kemi miqë shumë, është e ditur, çdo rend i ri që mund të ndodh, Shqipërinë do e gjejë të pergaditur.
Ju kerkoj falje nese kontributi im ka qenë i pamjaftueshem për ketë luftë, por dhe gjeostrategjia dhe lufterat kur Shqipëria luftonte nuk ishin në anen tonë. Na ndihmuan shumë miqë, dhe të tillë do i kontaktojmë çdo herë. Për Shqipërinë, sepse Kosova është Shqipëri, dhe dikur e tillë do jetë.
E drejta për opozitë
E pamohueshme, është e drejta për të menduar ndryshe, jo çdo njeri mund të mendoj njëlloj si unë, shumë larmishmëria e mendimeve , do të thotë zhvillim. Ajo që na duhet është një mendim i organizuar , por që do të jep menyra dhe mendime se si të e zhvillojmë Shqipërinë.
Mendoj se duke pasur në parlament, një numër të konsiderueshem të opozitës shqiptare, do të na jep luksin për të pasur zhvillim edhe më të hovshëm.
Po me ligje jasht lojës
Unë, ende mbaj mendimin se duhet të kemi ligje të cilat duhet të i pershtatemi me regullat e lojës, ato do ishin mësues i mirë, por dhe regullator i jetës sonë. Ketë legjislaturë, e kombinuar me pozitë e opozitë, do të bejmë besoj diçka të bukur bashkë. Në ketë menyrë duke caktuar regullat e lojës, do të dijmë se kush dhe si i thyen ato.
Ju ftoj të e bejmë së bashku ketë gjë, mendoj se çdo herë kombet duhet të rilindin, se çdo rilindje do të thotë zhvillim.
Drejtë perparimit të kombit tonë, do të hasim në probleme dhe veshtirësi, të cilat duhet të i kalojmë së bashku, lufta na bashkon, dhe si e tillë , lufta do na bejë edhe më të fuqishëm.
Comments
o7
E ke thene mire,pajtohem vetem se futja e ligjeve jashte lojes prap mendoj qe nuk do mund te futeshin kurre ne funksion dhe do sjellin probleme, normalisht jo te gjitha ligjet,nese e futim ndonje ligj me prajtimin e te gjithe qytetareve atehere do ishte mire !
big vote.
ne rradhe te fundit,shqiptar ngelesh.
Urime per punen tuaj dhe per kontributin tuaj.
Ca kemi pas me perpara,jane te shkuara.
keshtu qe une te them suksese ne te ardhmen.
Kushtrim, faleminderit për komentin, ne kemi vendosur një regull nga ligji për shtetesitë që po respektohet mirë besoj. Që për të pranuar një qytetar të ri duhet të e pyesim ministrinë perkatese. Unë kam bindjen se edhe ligjet tjera do kishin efekt të njejtë.
"Unë, ende mbaj mendimin se duhet të kemi ligje të cilat duhet të i pershtatemi me regullat e lojës, ato do ishin mësues i mirë, por dhe regullator i jetës sonë. "
keto jane fjalet e tua!
duke qene minister i qeverise dhe njekohesisht edhe kongresmen ne kongresin e shkuar perse nuk propozove dhe te beje keto gjera qe thua me siper?
kush te pengoj?
Valle opozita?
Bravo Rilindas,ke bere nje pune te mrekullueshme o>
sa per rregullat e lojes ! ato i kontrrollojne adminat dhe na mjafton e teperon kontrrolli i tyre!
nese e ke fjalen per rregulla morale te te sjellurit je akoma ne kohe ti terheqesh veshin ministrave qe ke rreth teje !
apo ndoshta sepse me ta u binde se nuk je ne gjendje te besh nje "fillim te ri" tani kerkoke ndihmen e opozites!
je ne kongres si antar i vetvendosjes dhe nuk mund te flasesh me si qytetari rilindas sepse nese nuk do te ishe ne asnje parti nuk do te ishe as ne kongres!
sa per te ashtuquajturin ligj te pranimit te shtetesive per kete se pari duhet te bisedosh me opoziten sepse nese nuk e pranojme ne ai ligj per nje muaj eshte asgje!
te pakten per mua nuk do te kete as edhe nje vlere dhe do ta zbatoj vetem nese partia ime do me keshilloj ta beje dhe jo qeveria ! sepse qeveria nuk mund te kete me shume pushtet se vota e popullit!
prandaj ne vend te beni propogande te shplare duhet te hillni hapin e pare dhe te shprehni vullnetin se deshironi te bashkpunoni me vepra dhe jo me llafe!
V
O tputhsha nball sdi sdi veq mke emocionu shum .... Veq te para vllazen
http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/1527059
ndoshta edhe ky eshte rezultat i punes se qeverise suaj te nderuar!
ke ndonje dokument qe ninoja ju kerkoj leje per ti dhene shtetesine ketij greku ?
per me shume lexoni-http://www.erepublik.com/en/article/greku-i-simpsonsave--2200726/1/20
Përshendetje Arius, më vjen mirë për inkuadrimin tuaj në debat, nuk mund të ishin ligje gjithëperfshirese nese do votoheshin dhe nuk do kishin mendimin e një grupacioni të caktuar. Thirja ime , paraqet kendveshtrim, personal, kur deklarova ketu u zhvezha nga çdo pozicion, por paraqita dhe bindjet e mia të funksionimit të parlamentit. Të faktit se kemi 40 deputet të cilet paraqesin 40 mendime, e njeri prej ketyre mendimve jeni juve personalisht. Tani për të zgjeruar debatin, nese ligji që do propozoja në parlament psh: për zgjedhjet , do kishte nene të caktuara që do i shkonte për shtati vetëm një grupacioni të caktuar, besoj që nuk do ishte funksional , si i tillë nuk do i pelqente një pjese, dhe si të reagonim? Mendoni se ligji i tillë do kishte efektin e saj? Unë mendoj se jo, nese e bejmë ligjin për fabriken shteterore, grupacionet të ndryshme kanë mendimet e tyre, dhe në ketë menyrë do kishim dhe ku të ankoheshim dhe për çfarë të ankoheshim, ke mendim ndryshe? Unë po e bejë ketë dhe si ftesë për debat pra.
Për punen time nuk mund të flas, më vjen keq.
Pasi që permende ligjin për shtetesitë, kemi vendosur si parim të punës që para se të pranojmë një shtetas , të kaloj propozimi nga ana e ministrisë. Pra hajde të japim propozime për ligjin për zgjedhje, edhe hajde të shtojmë një nen ku të zotohemi që të mos i prishim zgjedhjet në menyrë jo të drejtë. Hajde të bejmë një institicion (gazetë) e cila do të flasë për menyren se si u thyen keto regulla. Dhe më pas pasi të kemi qetesi të brendshme do kemi reflektime më të ndryshme për të ardhmen e vendit. Fjalet e mia nuk flasin për si jemi, por si duhet të jetë e ardhmja.
Për deri sa isha unë si këshilltarë në MoE aj MINSITRI thoshte që shtetasit shqipëtarë duhet pranuar pa bërë ndonjë konsulltim për ta, ndërsa shtetasit e huaj të kalojn në FORMULAR.
Pe shoh që tani qenka bërë ndryshe : (
Bravo per akrtikull Rilindas 🙂
V
Ligjet qe do vendosnim do te ishin gjithmone subjektive dhe nuk na siguron dot asnjeri se do i permbaheshim atyre pa i shkelur.Nje institucion-gazete do ishte ne dore te nje qytetari qe mund te neglizhoje dhe te shperdoroje detyren per qellime personale....
Nje organizim ligjor ne nje vend qe nuk respekton parimet themelore morale do sillte vetem me shume shperdorim detyre .Nese dicka e tille duhet te behet me perpara duhen bere perpjekje te rregullohen ceshtjet e brendshme dhe te arrihet bashkepunim mes te dyja paleve,por duke pare natyren e personave kjo duket e pamundur..Gjitshesi une do jem gjithmone pro bashkimit dhe perpjekjeve per te arritur ne nje bashkepunim real.
Per here te 100-te po e thom... Ju qe jeni me shume ne rrjedha me lojtaret e rinj, drejtoni 1 ose 2 (max) tek une, le te m'shkrujne PM ne loje, une jom ne gjendje mi mbajt me ushqim edhe arme deri ne level 24-25...!!!
Pergzime t'gjithve per luften e djeshme. Kem kallzu qe jem arre SHUME e fort, per CDO armik...!!!
Suksese
o>
Rilindas e verteta esht se ne vazhdojm te jemi shum me pak lojtar se armiqt po duke qen se nje Shqiptar vlen sa 10 serb e çuam betejen der ne momentin e fundit. Ka edhe nje realitet tjeter qe po te mos ishte per leket real qe jan harxhuar sdo benim dot ate dem qe kemi ber se per momentin jemi dhe ne nje aleanc qe esht dobesuar. Personalisht ja bera hallall Kosoves dhe Shqiperis 100 euro vetem per nje ndjenj qe e perfitojn adminat rregullisht. Duhet ber dhe pyetja sa rezerva kemi tani ? Sa energji bar na kan ngelur? Sa gold kan lojtaret ? Kto luftra na harxhojn se ndihma qe marrim esht e pakt dhe nje Shqiptar duhet te bej dyfishin e demit te nje serbi per te kthyer murin. Mendoj se duhen falenderuar lojtaret qe nuk kan kursyer asgje as koh as euro per tu treguar te denj ata dhe te gjith ne si Shqiptar ne luften e Kosoves te tjerat jan lojra fjalesh mua me duhen vepra
"luftuam me zemer" kjo loje eshte matematike e thjeshte. Preshileshi si budalla sulmoi serbine nderkohe qe duhet te sulmonte fyrom per te marre iliriden pffffff
bravo rilindas me pelqeu shum edhe jam i pajtimit me te gjitha qe i the
Une jam relativishte i ri. Po shoh qe po ka aq shume debate politike sa po quditem nga permbajtja e c'do artikulli. Eshte per tu vleresuar gjithe artikujt inkurajues per bashkim dhe mobilizim. Nuk po hy ne politike se te gjithe po ngerthehemi. Megjithate une kam vendosur qe luften politike mos ta percjell fare, se jem thellesisht te deshperuar nga realiteti. Une jam studente ne Amerike e Shqipetare nga Medvegja ne Kosoven lindore. Kjo ka pak rendesi dhe une accountin e facebookit e kam lidh direkt ketu se s'kam arsye te fshihem. Une propozoj qe te krijhet nje 3-4 task forca ne menyre qe te punojne direkte me lojtaret e rinje. Personalishte tri here kam menduar te largohem nga loja deri ne keto momente edhe pse Androidi ka qen jashtezakonishte afer me keshilla dhe gjithmone i gatshem. E pate c'ka i beme Serbise ishte ne pyetje vetem numri i luftetareve pasi qe ata jan shume me shume. Pra fokusimi do te jete sii te mbahen lojtaret e rinje, dhe i keshilloj komandantet e njesive qe te krijojne task forca ose grupe punuse qe te jen me keshilla aty per aty menjehere ne c'do kohe. Ceshtja eshte kruciale per te ardhmen e eShqiperise. Mobilizimi kunder Serbise ka qen me miri qe nga egzistenca. Mos harroni se Serbia kishte edhe aleate me shume se Shqiperia edhe ajo vetet eshte superfuqi. Diqka e mire pas asaj te keqe me Malin e Zi dhe gabimi per hyrje ne lufte me Serbin ne keto momente te pavolitshme. Fryma eshte pozitive ,bashkimi po vie, ne duhet te punojme si nje trup.
Une propozoj 3 hapa per tani:
1)Krijimi i Task forces per kordinim dhe keshillim me lojtaret e rinje.
2)Programi ekonomik per pune per lojtaret e rinje.
3)Kordinimi dhe mobilizimi para se te ndodhin betejat.
Lojtaret duhet te mbahen deri ne nivelin 20-24 se pastaj ata vet nuk largohen edhe sikur ju te doni qe ata te ikin.
Nje keshille- kur te votohen politikanet ne te gjithe duhet te ju bindemi atyre se paku deri ne fundin e mandatit sepse ata jan te zgjedhurit tane. Tani e tutje duam ide!
Rilindas te kem bere nje pyetje direkte se ciles nuk me jepergjigjur!
http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/1527059
ke ndonje dokument qe ninoja i kerkoj leje ministrise perkatese per ti dhene shtetesine ketij greku ?
A e mbushi ky formualarin e ministrise se emigracionit!
nese e ka plotesuar a mundet te ma tregoni?
por kujdes mos ju shkon ndermendje te beni ndonje fallsifikim se do jete fundi i çdo perpjekje per mirebesim pastaj!
per me shume lexoni-http://www.erepublik.com/en/article/greku-i-simpsonsave--2200726/1/20
V
v
Rilindas artikull shum i mir m pelqej ideja . ndersa pergjigjja per ariusin eshte e thjesht
Nino54 ka pyetur ne chat me sa e mbaj mend une lidhje me ket rastin e kti grekut te simpsonsave lol
Rrespekte ! per te gjith ..
Me kujtohen hidhur kohet kur Rilindasi sulmohesh ne menyre te rregullt dhe te perditshme per çdo gje qe shkruante. Shoh me kenaqesi qe diçka paska ndryshuar dhe mbeshtetet bindshem nga ata qe e kundershtonin. Shume atmosfere e bukur, si duket rruga per tu bere shend e vere me kundershtaret qenka me e lehte seç mendohej. Disa keshilla nga ana jote Rilindas, atyre qe nuk e kane kuptuar kete zgjidhje, do te ishte shume e volitshme.
Mendoj se ne kete pike je dhe gati duke pasur mbeshtetjen e nevojshme per tu bere president.
Neqoftese zoterinjte pushtetare dhe ato jo-pushtetare duan nje ide te thjeshte dhe gati gati naive per bashkepunim ju shkruaj une nje artikull me dy rreshta.
Mirepo dihet, nga e thena tek e bera...
Tju shpjegoj me pak fjale.Rilindasi e ka pa realitetin,e ka pa arsyen.
Ndersa ne kemi pa nje Rilindas i cili ka rilind diplomacine tone,ka be nje pune te hatashme,ka punu me vullnet,e kush eshte ai debill qe nuk e perkrah,sidomos une qe jam ne dijeni per punen e tij,sepse jam ambasador ne usa.
@Afrodita Sigurisht se eshte e lehte te bashkpunosh, per te marre komente "v" "bravo" "suksese" mjafton te jesh ne anen, partine, grupin e atyre qe te kundershtojne, dhe kaq. Perndryshe, cfaredolloj gjeje qe shkruan merr te shara, ofendime, etj etj, vetem se bere nje komentim kunder ketij grupi.
Rilindasi nuk dallon ne shkrimet e tij nga me heret (nejse tani sben me hulmutime se ska kohe, duhet te beje ate superpunen e tij ne diplomaci), po gjithsesi tani e shohin njerezit me sy ndryshe, vetem e vetem se nderroi ane. U be 'punetor' 'i zellshem' wow cfare pune ben. Po njejt veproi dhe me heret, po lere qe smerrte levdata, po shahej e ofendohej ne menyra nga me te ndryshmet.
Epo nje bashkpunim i tille, ku ti je i detyruar te ndryshosh ideal dhe te ndryshosh casje kundrejt grupeve te caktuar, per interesa te tyre dhe te tua personale, nuk do me duhej as mua kurre, dhe askujt qe ka sadopak integritet personal.
Për çfarë ideale po flisni? Nese mund të më shpjegoni? Çka dallon pragmatizmi im nga idealizimi juaj?