GREKU I SIMPSONSAVE!!!!!!!

Day 1,893, 10:14 Published in Albania Albania by Arius argiri

Kur ne zgjedhjet e fundit presidenciale kryetari i partise Nacionaliste dhe ish avokati i veteshpallur i popullit shoku im Krisi i cili premtoi venien e drejtesis mbi qiell edhe mbi dhe goditi si Zeusi me rrufet e artikullit te tij disa kongresmen te partise Revolucionare qe i kishin dhene shtetesine shqiptare nje hungarezi nje bullgari dhe nje maqedoni per qellime elektorale(Sikur thuajse me 3 apo me 6 vota me shume rezultati i zgjdhjeve do te ndryshonte!), une i vura ne dukje se edhe i madhi Napoleon i kishte dhene shtetesine shqiptare nje greku http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/1527059 qe mbante mbi krye si lopa kapistallin simbolin e Maqedonise antike i cili me shume se grekeve dhe sllaveve te sotem na takon neve!
Mu pergjigjen se greku ishte aleat dhe me teper si nje virgjeresh e panjolle nuk merrte vesh nga politika dhe zot na ruajt (keshtu kishte thene greku!) as kishte ndermend te ngatarrohej me politik!
E po ka edhe grek te ndershem thashe (Aq me teper i virgjer!) ,do jet burre i mire dhe ndoshta vertet nuk do ngaterrohet me politike !
Po rri greku pa i futur hundet ne politike apo me sakte a mund ta linin ata qe i dhane shtetesine pa ja futur hundet grekut ne politike?
Sot papritmas pame se greku i nderuar na ishte bere...
SIMPSOOOOONS!
Me te drejte kryetari i partise revolucionare Aqif Pasha i revoltuar per dhjetra multet me te cilat SIMPSSSSOoooNS krijuan per te ruajtur karriget e tyre ne kongres permendi edhe “premtimin” e shejnte te avokat Krisit dhe shokeve te tij se greku nuk do te merrej me politike se ishte i virgjer nga ajo ane!
Por greku i virgjer i Ninos na u revoltua dhe ja perplasi ne fytyr Aqif pashes....
Dhe na i thote se eshte e drejta e tij ta bente kete dhe e kishte bere ne oren 9.48 kur nje miku i tij (do ishte mire te na e thoshte edhe emrin e mikut te tij simpsons se kam dyshim se nje nga ata qe hante ne te njejtin sahan me presidentin e malit te zi !) ja kishte kerkuar kete!
Por greku nuk mjaftohet me kaq por fillon ti mbaj shqiptareve edhe nje mesim historie !
Greku pasi na kritikon qe ne quajme Maqedon “sllavet” e Fyromit na shpjegon se i vetmi Maqedon i vertet ishte ai sepse ishte...
Grek(Shqiptaret e Maqedonise Greku nuk i permend ndoshta se nuk konsideron jo me si qytetar por as si njerez !)!
E kishte ne maj te gjuhes se si Grek qe ishte, ishte edhe i vetmi Epiriot i vertet mes nesh po edhe pse nuk e tha e kishte ne mendje dhe do na e thote ...
Eshte thjesht çeshtje kohe!
Por perveç historise (asaj te tijes!) greku i Nino Napoleonit na doli se nuk ishte aq i virgjer edhe ne politik kur i shpjegoi Aqif Pashes (qe me siguri e ka quajtur Turk ne mendjen e tij prej greku!) se kjo ishte politika ,dhe per te qene ne kongres duhej te hynte ne top 5 dhe nese nuk hyri (sepse nuk diti te beje multi dhe te fuste grek ne parti si simpsonsat!) “dont cry”!
Por greku nuk mund te rrinte edhe pa kercenuar kur na i drejtohet Aqif Pashes me keto fjale “E pra une jam Grek , mos valle ke ndonje problem me Aleatet e tu?”
Pra greku i virgjer qe na solli Nino Napoleoni na dha mesime te politikes se brendeshme ,mesime te historise dhe mesime te politikes nderkombetare (Nese kemi problem se ai eshte grek ai nuk na le te futemi ne europe do te thoja na nxjerr nga Edeni!) dhe ne shqiptaret ulem veshet para mesimeve te grekut te Ninos apo Grekut SIMPSONS si gomari para dajakut!!!!
Pra edhe njehere faleminderit o Nino djali qe na solle ne sofer Grekun qe te na kujtoje se ku i kemi kufijnte, qe te na kujtoj se Maqedonia eshte greke dhe shqiptaret e Maqedonise jane Turq qe duhet te kthehen ne Turqi , qe Epiri eshte Grek dhe faleminderit o 7 apo 8 djeme te simpsonsave qe per te mos humbur karrigen ne kongres (Pasi bete mareveshje te fshehta me malin e zi dhe maqedonine duke folur ne SERBISHTEN qe papritur e pakujtuar na qenka kthyer per ju ne nje gjuhe internacionale si Anglishtja ,Fengjishtja apo Gjermanishtja!) na e futet edhe Grekun ne politike!
Per borxh ja u paçim nderet qe po na beni!!!!
P.S Siç vuri me te drejte re ne komentin e tij kolegu im i apasionuar pas gazetarise Don Kurtishi ,greku yne edhe pse ka me shume se 15 dite qe eshte shpallur shqiptar nga kongresmeni Napoleon edhe pse ka shfrytezuar shtetesine e tij shqiptare per ti dhene voten dhe shtuar numrin e SIMPSONSAVE , akoma edhe sot nuk e ka shkrehur dyfekun e tij qofte edhe njehere per Shqiperine