Lindi "Lidhja e Arbrit"

Day 1,887, 12:05 Published in Albania Greece by Andiroid

Pershendetje vellezer dhe motra, qytetar te eShqiperise! Uroj te jeni mire dhe faleminderit per kohen qe po i kushtoni ketij artikulli!



ish-Partia Reformatore lindi si nje parti, ku veç te tjerave, kerkonte te sillte reforma dhe ndryshim ne kte komunitet ne prosperitet te eShqiperise!
Idealet ishin te mira por fatkeqsisht vetem per nje numer te vogel antaresh kishin rendesi! Shume ish-antare i "shiten" idealet e tyre per pak ushqim, ndonje tank dhe pak ALL. Disa te tjere u bene si ajo gjethja qe shkon nga fryn era ne ndjekje te nje biçim-posti virtual... Per te mos folur pastaj per infektimin e partise nga multies. (por kto te fundit hiknin nga loja duke marre me vete dhe pronarin e tyre pas çdo zgjedhjeje)
Pra per paradoks NE qe kerkonim ndryshim nuk ndryshonim aspak nga ...
Rrjedhimisht perpara se te pretendonim ndryshim tek te tjeret duhej qe ne rradhe te pare kete ndryshim ta aplikonim tek vete ne.


Por si mund te behej kjo? E thjeshte! Te kerkojme lojtar me dinjitet, te perkushtuar, qe kane per zemer kete komunitet dhe qe interes te vetem kane eShqiperine!
-Trima shqiptar qe nuk i shesin idealet e tyre jo per Gold po as per Euro e Dollar!
-Figura te respektuara per te cilet ne rradhe te pare per to vjen Shqiperia pastaj shoqnia!
-Djem/vajza dhe burra te pjekur qe arsyetojne me mendjen e tyre dhe jo me ate te tjerve!
-Patriota te vertete qe (edhe pse eshte loje) harxhojne kohen dhe mundin e tyre, madje dhe para reale vetem qe emri i Shqiperise te shkoje lart!
-Lojtar me dinjtet qe nuk shkojne ne ndjekje me çdo kusht te fames dhe posteve virtuale por japin kontributin e tyre ne heshte e pa shume reklama.

U tha, u be! Nga ky bashkim lindi "Lidhja e Arbrit"

Emri vjen nga qe partia me shume se nje parti ka marre fizionomine e nje levizjeje, nje lidhje lojtaresh ku interesi i perbashket dhe i vetem eshte eShqiperia!
Gjithashtu edhe sepse ky emer kujton shume Kuvendin e Arbrit ose siç njihet ndryshe Beslidhja e Lezhes ku trimat shqiptare me Skenderbeun ne krye u bashkuan dhe dhane besen per te miren e Arberise! Treguan qe te bashkuar mund ti benin ball nje armiku qe ishte shume here me i madh ne numer...

Miq te dashur:
Cdo kush qe gjen veten ne fjalet me siper dhe beson qe mund te japi diçka per kete komunitet eshte i mirpritur ne Lidhjen e Arbrit
Nqs jeni te lodhur e nuk doni me te jeni thjesht nje numer por doni te jeni pjese e nje grupi te bashkuar dhe aktiv, ky eshte grupi i duhur!
Mos ecni ketu me mendimin se çmund tju japi kjo lidhje juve por çfar ju mund te jepni per eAtdheun!
Mos ecni ketu nqs keni si synim poste virtuale! Ne rradhe te pare vjen Shqiperia!
(p.s. Kjo Lidhje nuk jep ndihma per te blere antar dhe vota)

" SHQIPERIA >>>>>>> LIDHJA >>>>>> UNE "

KETU NUK KA AS TE PARE E AS TE FUNDIT SEPSE JEMI TE GJITHE TE BARABARTE



Dua ta mbyll duke thene: Eshte e vertete qe eshte vetem nje loje Por Ne E Luajme Serjozisht!!!
Ne ditet ne vijim do dali programi jone.

Faleminderit per kohen e kushtuar.
Me respekt