10 Keshilla për lojtarët e rinj

Day 1,768, 12:01 Published in Albania North Macedonia by Sergio Serxhio


Mirësevjen në eShqipëri. Meqenëse je lojtar i ri edhe mundesh të jesh pak i hutar me lojën, ose nuk të duket interesante, në vazhdim janë disa këshilla praktike se si të avancosh dhe të zhvillohesh, për t'u bërë pjesë e rëndësishme e komunitetit eShiptar, i cili për momentin po rritet shpejt në lojë.

1. Mos hap më shumë se një account në lojë. Ata që hapin më shumë quhen "multies" edhe administruesit i përjashtojnë nga loja. Nuk ia vlen të përjashtohesh pasi je munduar shumë dhe ke avancuar shumë në loje.

2. Ki durim. Kjo është lojë strategjike edhe s'mundesh të bëhesh superhero për një ditë. Ideja është të jesh aktiv në lojë. Lojtar i fortë bëhesh mbasi te kesh kalar një muaj apo më shumë, me një ose dy orë lojë aktive në ditë.

3. Koncentrohuni në Training. Sa më shumë strength (fuqi) të keni, aq më shumë demage bëni në beteja. Mos e humbisni durimin. Kjo bëhet pak ngadalë por ia vlen, sepse do mundesh te jesh nje luftëtar i fortë.

4. Bëhu pjesë e një regjimenti ushtarak (Military Unit) edhe zbatoji "Daily orders" çdo ditë. Ato të japin pjesë për armën më të fortë: bazooka. Mos i shpenzo bazookat, por ruaji për beteja serioze në eShqipëri. Regjimenti më i mirë për fillestarët është Albania D-1 të cilët ndihmojnë me udhëzime, ushqime dhe armë.

5. Betejat zhvillohen në katër Divizione. Si lojtar i ri, deri sa ta arrish Experience Level 25, duhet të luftosh në DIV1. DIV1 dhe DIV2 i kemi të fortë, meqë kemi shumë lojtarë të rinj. Për ty është shumë me rëndësi që të vazhdosh lojën, të kesh durim edhe të avancohesh në DIV3 dhe DIV4. Gjithashtu në orën 21:45 futuni ne chat sepse kemi group-fight.

6. Edhepse eShqipëria mundet të jetë e pushtuar, ne mundemi ta kthejmë atë. Kjo është e bukura e lojës. Nëpërmjet RW (rezistaince war) ne mund t'i rikthejmë territoret tona nëse e fitojme luftën. Aktualisht ne jemi në një marrëveshje me Fyrom , ku nuk na lejohet të fitojmë RW në Shqipëri pasi ata na falen nje territor.

7. Mos shpenzo Gold pa nevojë. Ruaje për training ose për kompanite e tua. Në asnjë mënyrë mos bli ushqim me Gold gjatë betejës. T'i humbasësh 0.5 gold për 10 health nuk ia vlen. Kjo lojë e ka për qëllim të detyroje të blesh Gold me para të vërteta, por ti mundesh të avancohesh edhe pa e nxjerrë lekë nga xhepi. Nëse të harxhohet ushqimi, prit 6 min për 10 health. Cdo 6 minuta energjia juaj mbushet me 10 health . (100 health për një orë)

8. Ftoji shokët të futen në lojë (invite friends) dhe të lutem bëji që të vazhdojnë ta luajnë lojën dhe jo ta lënë në lv 1,2 etj. Kjo jo vetëm që e forcon eShqipërinë, por edhe të jep Gold. Për çdo shok që ti e fton në lojë nëpërmjet referral (invite friends), fiton pak Gold sa herë që shoku yt kalon nivelet. Përdore Facebook-un edhe çdo mundësi tjetër për t'i tërhequr lojtarët e rinj.

9. Çdo muaj, me datën 5 janë zgjedhjet presidenciale, ndërsa me datë 25 ato të kongresit. Në zgjedhjet presidenciale, kandidatët janë kryetarë të partive. Ndërsa në zgjedhjet e kongresit , me modulin e ri të lojës, votohen partitë , dhe më pas ata që kanë kandiduar për kongres në ato parti, zgjidhen si kongresmenë. Por jo të gjithë ata qe kandidojnë zgjidhen si kongresmenë. Nga numri i votave varet edhe numri i kongresmenëve qe do te dalin nga ajo parti.

10. E fundit, por shumë e rëndësishme: Futu në chat në këtë link: www.tinyurl.com/chatishqiptar. Aty ke me takue lojtarë me përvojë, të cilët kanë me të ndihmue me këshilla për lojë, ushqime edhe armë. Përpos asaj, ke me ba edhe shokë.

Mbi të gjitha, duhet të kesh DURIM. E di që ne shqiptarët nuk e posedojmë aq shumë, por durimi është dhunti edhe është gjëja më e rëndësishme në këtë lojë. Nëse secili prej nesh është aktiv nga pak çdo ditë, eShqipëria ka me u bë fuqi në eRepublik shumë shpejt.

_____
|MoE| - Terrnakopi