[RAPORT No.1] Punimet e Kongresit

Day 1,711, 16:27 Published in Albania Albania by Ififif


Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Nga sot në gazetën Vox Albania përveç artikujve të mi personalë do publikohen dhe raporte periodike të punës së Kongresit të Shqipërisë si pjesë e detyrës time si zëdhënës i Kongresit.

Këto raporte periodike do kenë për qëllim të informojnë publikun shqiptar rreth punimeve të Kongresit dhe vendimeve të marra aty. Me anë të këtyre raporteve synohet të bëhet transparencë rreth qëndrimeve, diskutimeve dhe vendimarrjes të kongresmenëve të zgjedhur me votë popullore. Gjithashtu synohet të përfshihen qytetarët në diskutime rreth vendimeve apo projektligjeve të propozuar në Kongres, pse jo dhe të japin mendime të vlefshme dhe të ushtrojnë një presion pozitiv ndaj kongresmenëve që këto ta kryejnë punën që u është ngarkuar edhe më mirë e me më shumë përgjegjësi.


Në këtë raport të parë dua tju informoj rreth disa çështjeve kryesore:

1. Sipas traditës tashmë të konsoliduar kongresmenët do e dhurojnë arin e fituar nga medalja e kongresit për të ndihmuar në investimet shtetërore. Pas sygjerimit të Ministrit të Ekonomisë Visar Jasiqi, ari do dhurohet në llogarinë e Fabrikës Shtetërore me synimin për ta ngritur kompaninë në cilësinë Q7. Nga sot filloi kalimi i këtyre fondeve, gjë që do vazhdoj në ditët në vijim pasi loja nuk na lejon kalimin e më shumë se 10 gold në ditë. Më poshtë keni listën e kongresmenëve që kanë kryer transfertën. Kjo listë do përditësohet në ditët në vijim.







2. Kongresmeni Rilindasi ka propozuar krijimin e një baze ligjore e cila do shërbejë në mirëfunksionimin e shtetit tonë. Ky propozim ka gjetur mbështetjen edhe të disa kongresmenëve të tjerë. Zyrtarisht është paraqitur projektligji i parë rreth shtetësisë. Ky projektligj është hedhur në diskutim midis kongresmenëve por gjithashtu edhe për publikun e gjerë. Çdokush është i lutur të jap komentet apo sygjerimet e tij rreth këtij projektligji nëse ka të tillë. Projektligjin mund ta gjeni në këtë artikull ku mund të lini dhe mendimet tuaja:

(Draft ligj) Për shtetesinë e Shqipërisë.


3. Gjithashtu Kongresi ka vazhduar punën e tij rutinë për rinovimin e aleancave me shtete si SHBA, Irlanda, Kanadaja, Argjentina dhe embargos tregtare me Tajlandën.


Kjo e mbyll këtë raport të parë. Ju ftoj ta ndiqni vazhdimisht gazetën për tu njohur me raportet periodike rreth punës së Kongresit.


Zëdhënësi i Kongresit,
Ififif

RROFTË SHQIPËRIA!