[MoFa]Situata ne eShqiperi dhe eBote

Day 3,185, 15:53 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka


Pershendetje te gjitheve,shpresoj po kaloni mire ne RL dhe ketu ne eRep..
eRep eshte loje luftarake dhe synimi i shteteve eshte i ndryshem,varesisht edhe nga forca e tyre,per disa sukses konsiderohet mbajtja e regjioneve origjinale e permes kesaj edhe kongresi,disa kongresin e arrijne larg memedheut permes AS,shtete tjera perballen me merzine/deshperimin duke luftuar kohe pas kohe me fqinjte,e disa te tjera i japin te drejte vetes te mbajne te okupuara shtete te vogla e ne kurriz te tyre te fitojne bonuse apo vetem te ushqejne egon e tyre.

Vendi yne gjithmone ka pas synim clirim e territoreve origjinale,por per shkak te konfliktit ne RL dhe gjithashtu interesave ekonomike(resurseve) per vite me rradhe ka qene e pushtuar nga fqinji verior,Serbia.Por,me punen e jashtezakonshme te Colin-it dhe ridistribuimin e resurseve,Serbia nuk ka me asnje llogari te na mbaje te pushtuar,keshtu qe territoret origjinale i kemi te siguruara,gje qe na e lehteson ne mase te madhe punen dhe aktivitetin ne loje.Meqe kongresin e kemi te garantuar jemi me te lirshem te vihemi ne ndihme te aleateve,apo edhe te zhvillojme TW me shtete tjera qe ta mbajme komunitetin aktiv dhe per TP natyrisht.Pikerisht me kete po mirret presidenti GladiatoriKS,ka vene kontakte me disa shtete qe potencialisht mund te jene te interesuara.Per cdo gje do mbaheni te informuar ne ditet ne vijim.

Per nje periudhe te shkurter kohore ishim anetar te aleances Adriatica,por per shkaqe te shumta u larguam nga aty,e qe nuk do te thote qe nderruam ane.Ne vazhdojme te mbesim te afert me bllokun anti-Asteria dhe momentalisht jemi te fokusuar te ndihmojme aleatet tane tradicional (qe jane ne telashe te medha).C’eshte e verteta ndryshime drastike kane ndodhur ne gjeopolitike, e me te rendesishmet padyshim jane:dalja e Argjentines dhe Brazilit nga Asteria,dhe pastaj keto dy shtete se bashku me Turqine dhe Greqine formuan aleancen Syndicate qe eshte e afert me Adriatican.Duke e ndjere veten te kercenuar nga aleanca Syndicate dhe afersia e saj me Adriatican,Bullgaria,[shteti pa emer] dhe Spanja kane filluar te bashkepunojne me Asterian.Per efektet e ketyre levizjeve do te njiheni ne vijim.


Ballkani

Po e fillojme kete analize me Ballkanin e nxehte.Origjinen e shumices se konflikteve ne eRep, e qe perseri eshte shnderruar ne epiqender te luftimeve te ashpra.Per te mos e zgjatur shume po themi se Asteria ka dominuar totalisht kete muaj ne Ballkan.Sa per ilustrim po permendim faktin se pikerisht kete muaj per here te pare ne histori te lojes Kroacia ka mbetur pa kongres.Okupimi vazhdon,Serbia ka nen kontroll te gjitha territoret e Kroacise.E fshire nga harta vazhdon te mbetet edhe Bosnja dhe Hercegovina.Qe tentoi te bente AS ne Norvegji,por pa sukses.Situate e rende paraqitet edhe per dy anetaret e Syndicate,Turqine dhe Greqine.E para e fshire teresisht nga harta nga Bullgaria me mbeshtetjen e Asterias,ndersa kjo e dyta ne momentet qe po flasim eshte duke e mbrojtur regjionin e saj te fundit origjinal,dhe me gjase ne oret ne vijim do jete teresisht jashte Europes.


Europa e Mesme


Ka nje kohe te gjate qe ne kete pjese te botes nuk ka pase nje lufte serioze,perjashtim nuk beri as muaji qe kaloi.Te vetmet beteja jane disa TW mes shteve fqinje por asgje me e rendesishme, kjo edhe si rrjedhoje e turneut te fundit te resurseve ku u arriten disa marreveshje per marrje me qira te disa territoreve mes shteteve te fuqishme😛olonise,Hungarise dhe Rumanise me fqinjet e tyre me te dobet.Kjo status quo e krijuar pritet te vazhdoj edhe muajt e ardhshem sepse te vetmet shtete ketu qe kane qeshtje te pa mbyllura(Hungaria dhe Rumania) nuk duken te interesuara per konflikt te hapur.


Gadishulli Iberik

Spanja ishte nder shtetet me te suksesshme gjate turneut te resurseve,gje qe pas perfundimit te tij e beri cak te shteteve tjera.Aty me heret ishte edhe Argjentina por qe me pastaj u largua,ndersa per momentin 9 regjione te saj kontrollohen nga Hungaria,5 nga Portugalia ndersa 3 regjione tjera pa asnje bonus nga pronari fillestar(Spanja).Ka shume variacione cfare e ardhmja mund te sjelle per kete pjese te Europes por nuk eshte aspak largmendsh clirimi i Spanjes tashme qe ka permiresuar marredheniet me disa shtete te bllokut pro-Asteria.


Amerika veriore


As ne Ameriken Veriore nuk ka shume aksion.SHBA si gjithnje eshte e pacenuar ne territoret origjinale ku edhe ka pothuajse bonuse maksimale.Javet e fundit ka qene e perfshire ne ate qe ShBA e quan thjeshte si TW me Britanine e Madhe kurse nga pala tjeter u quajt si agresion dhe lufte serioze.Ne pjesen veriore te Amerikes Veriore Kanada eshte shnderruar ne fole resursesh per Serbine dhe Rumanine,te cilat ne shkembim i japin mbrojtje nga cdo shtet qe mund ta kercenoj sovranitetin e aleatit te tyre te vockel.


Amerika Jugore

Ne nje levizje jo forte mire te menduar Kili tentoi te bente AS ne Mal te Zi qe tu vinte ne ndihme aleateve ne veshtiresi(Kroacise ne veqanti) gjersa kishte nje lufte ne zhvillim e siper me Perune.Rezultati ishte i tmerrshem.Kili deshtoi ne sulmin ajror ndersa nga ana tjeter humbi iniciativen ndaj Peruse,e cila e ndihmuar shume nga CO por edhe nga Asteria arriti ta fshinte nga harta Kilin per pak kohe.Tash Kili ka cliruar nje territor dhe eshte ne rruge te mire te cliroj edhe te dytin.


Azia


Pak fjale edhe per Azine:
Ne Lindjen e Mesme perkatesisht ne regjionet e Arabise Saudite eshte e vendosur Greqia,e cila me ndihmen e Egjiptit ka bllokuar rrugen per Bullgarine dhe shtetin pa emer qe ta sulmojne.
India ka disa muaj qe eshte shnderruar ne baze te Bullgarise dhe [shtetit pa emer].Nje tentative me heret gjate muajit korrik per t’i debuar nga aty doli huq.
Mali i Zi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillojne nje TW ne regjionet e ketij te fundit.
Regjionet e dy Koreve jane ndare mes Kines,Rusise dhe Tajvanit,qe si rezultat kane Korene e Veriut pa asnje territor,ndersa ajo e Jugut vetem 2 nga 9 regjione origjinale sa ka.
Serbia dhe Afrika Jugore(akoma e kontrolluar nga njesia ushtarake Lazocracy) jane te vendosur ne disa nga regjionet e Japonise nga ku edhe fitojne resurset.


Australia dhe Oqeania

Thuajse asgje nuk po ngjet ketu.Krejt cka kemi jane dy TW te Australise me Zelanden e Re perkatesisht me Indonezine.Nje tjeter lufte e zakonshme/perhershme mes Tajlandes dhe Malajzise,ndersa Kina thuajse ka pushtuar teresisht Filipinet.


Kaq per sonte.Shpresoj sado pak u kemi dhene nje pasqyre te asaj qe po ndodh ne loje dhe poziten e eShqiperise ne tere kete mesele.
Deri heren tjeter,shendet e lumturi ne RL,bh,sh e golda ne loje 🙂
Per cdo kritike,sygjerim apo levdate mos hezitoni na kontaktoni ne PM apo poshte ne komente.


I juaji, Endritt