[Illyrians] Rikthimi.....

Day 2,021, 11:23 Published in Albania Albania by Shadow Striker


Pershendetje ilire,

[Illyrians]

Dje zyrtarisht njesia 2HEAD Army pas bashkimit me njesine Illyrians ka nderruar emrin ne [ILLYRIANS].Te gjithe lojtaret prezent ishin dakort qe emri i ri te ishte Illyrians pasi eshte emri qe na perfaqeson me mire dhe ky ka qene emri i njesise se pare elite ne Shqiperi me te cilen dhe eShqiperia krenohej.Por ja ku u kthyem serish dhe me te forte se kurre.Me nje ekip cunash fantastik,mbase cunat me puntore ne loje per eShqiperine dhe te gjithe nen nje emer [Illyrians].Dje kishim nje mbledhje ne te cilen folem per shume gjera te cilat do i trajtoj nje nga nje me poshte.



[Avatari]

Gjeja e pare per te cilen kemi diskutuar ka qen avatari.Kemi ndenjtur rreth 30 min ne chat duke diskutuar rreth 6 avatareve te cilet i kisha punuar une dhe te cilet i propozova ne mbledhje.Cdo gje u be me votim dhe nuk pati asnje vendim te njeanshem apo personal.Si perfundim te gjithe se bashku pranuam nje avatari i ri te jete avatari qe Illyrians perdorte ne fillimet e saj.Ne fakt ky eshte borderi i pare i perdorur nga nje njesi Shqiptare.

Borderi i Njesise Illyrians:


Cdo lojtar i Illyrians do te pajiset me avatarin e tij.Cdo kush qe nuk mund ta bej vete te me dergoje mesazh mua me linkun e fotos qe ai do ne avatar.Nderkohe ata te cilet mund ta punojne vete ta shkarkojne avatarin pasi eshte ne formatin .png.



[Supplies]

Cdo lojtar pjestar i njesise Illyrians do te marr cdo dite 5 tanke q7 nese eshte ne D1-D2-D3 ndersa lojtaret e D4 do te marrin 7 tanke q7.Cdo lojtar diten e djele do te marr gjithashtu 150 ushqim q5 nga njesia por me kusht qe te punoni tek kompanite tona.Dergoni mesazh tek Lilo1 per te marr linkun e punes.

Taksa prej 0.5 gold ne jave do te jete e detyrueshme per te gjithe.Cdo fundjave do ti dergohet nga cdo lojtar i njesise 0.5 gold nje lojtari te caktuar duke plotesuar formularin tek chati i njesise.Kjo behet per te ndihmuar te rinjte por edhe lojtaret e tjere per te bere upgrade TG prandaj ju lutem mos e anashkaloni.



[Lojtaret ne USA]

Ka shume Ilire ne USA dhe po mundohemi qe edhe per ta te gjejme nje zgjidhje.Do te mundohemi ti sjellim ne Shqiperi,te futen tek njesia dhe me pas te kthehen prap ne USA(nese kane deshire).Por ata do te jene njesoj si te gjithe lojtaret e tjere ne Illyrians.



[Rekrutet]

Njesia e Dyte qe eshte S.P.A do te nderroje emrin ne Illyrians Academy dhe aty do te futen lojtaret e rinj te cilet do te ndihmohen nga njesia jone per tu zhvilluar dhe per tu bere ushtare te denje per vendin tone.Asnjeri nuk do te lihet menjane por do te punojme te gjithe bashke qe te gjithe te kenaqemi ne kete loje por njekohesisht te luftojme fort 😉



[Rekrutimi]

Tani per tani nuk jemi duke pranuar lojtare te rinj ne njesi pervec lojtareve te Illyrians ne USA te cilet po kthehen ne Shqiperi.Do te vendosim kushte per ardhjen e lojtareve te rinj ne Illyrians,kushte te cilat po diskutohen dhe do ti publikojme me vone.




IRC chats: #illyrians | #eAlb

Semper Primus o7