Pyetje/Pergjegje rreth raporteve ekonomike

Day 1,648, 12:01 Published in Albania Ireland by VisarJ

Pershendetje te gjithe,

Isha nje kohe ne France dhe ne Kroaci andaj edhe nuk kam mund ti lexoj komentet e juaja, rrespektivisht te luaj me shume ne loje. I lexova me kujdes artikujt dhe me pelqej aktivizimi i lojtareve eShqiptar dhe kerkesa e tyre per llogaridhenje, si dhe gatishmeria e disa ish funksionareve per tu pergjegjur duke marr parasysh se e gjithe puna e tyre ka qene ne baza vullnetare.

Andaj do te ju lutem qe ti artikuloni pyetjet qe keni dhe une do te perpiqem te ju pergjigjem nje nga nje ne kete artikull., ne nje forme te Q & A!

Shkruani pyetjet ne koment!

Nese jeni te interesuar me te vertete te dini me shume, ne menyre qe edhe ju te kontriboni per Shqiperine, athere jam i gatshem te ju pergjigjem dhe te ju ndihmoj.

Nese keni plan te tregoheni ofendues, ky nuk eshte vendi per nje gje te tille.

Me respekt,
Visar Jasiqi
Minister i Ekonomise ne muajin Mars dhe Prill
Qeveria e Presidentit Napoleon54



Pyetja 1:
Albanet - A jane paguar mercenar nga arka e shtetit, dhe sa nga ta kan perfituar?

Pergjegjje:
Gjate mandatit tim, jane paguar mercenare po vetem me tankse dhe jo nga Banka e Shqiperise. Ato i takojne ministrise se mbrojtjes. Banka ka ble rreth 1000 tankse per qellime mbrojese (ti shperndaj tek lojtaret gjate muajit Mars) dhe sa jam i njoftuar, disa nga to jane shfrytezuar per Mercenar.

Pyetja 2:
Albanet - Pse banka e Shqiperise eshte ne -gold?

Pergjegjje:
Sic e dini, permes shtetit nuk mund te mbledhni GOLD. Te gjitha taksat qe mbledhen, mbledhen ne ALL. Ne menyre qe te ushqejme fondet e bankes me GOLD per te perkrah zhvillimin e kompanive shteterore, ne kemi dhuruar ne forme te donacioneve (duke shfrytezuar veglat e monetary market 1ALL = 1 GOLD) GOLD qe kemi fituar si kongresmen per disa mandate me rend. P.sh. me daten 26 prill 2012, 7 kongresmen e dhuruan GOLD ne ate menyre: Visar Jasiqi, PEYONI, Arusha e Larme, El Luchador78, eBiord, Roger Griswald dhe benelus.

Ne gjithashtu kemi transferuar edhe GOLD te mbledhur nga qytetaret gjate mandatit te Ministrit Claudekk, nga thesari ne banke. Kemi pase edhe donacione vullnetare, sic eshte donacioni prej 200 GOLD me 3 prill 2012 nga presidenti Napoleon54 (nga fondet e tij vetanake), apo edhe i 20 GOLD nga Kleantjo The Legend me 31 mars dhe 1 prill.

Te gjitha keto veprtime te donating, adminat e lojes i kan pa si "managing multiple account" dhe bene nje temporary ban qe denuan banken me -2000 GOLD (pasiqe ne account ishin tashme rreht 98 Gold, tani shfaqen -1902) dhe me -500,000 ALL. Edhepse une dhe Nino u ankuam per kete veprim, vendimi i adminave ishte i parevokueshem pasiqe permes bankes ndihmuam zhvillimin e lojtareve e kjo nuk ju mundeson atyre te shesin gold per real money.

Per kete arsye edhe xhirollogaria e bankes eshte ne forme negative. Denimi ne ALL tanime eshte mbuluar, derisa denimin ne GOLD nuk besoj se do duhej adresuar ndonjehere.

Faleminderit per pyetjet.

V.


Pyetja 3:
Atila0185 - Cilet kane personat te cilet kane hyrje apo qasje ne Banka e Shqiperise?

Pergjegjje:
Nga informatat qe kam, qasje ne banke kane pase Ministri i mehershem ClaudeK, presidenti Napoleon 54, dhe une. Me duhet te theksoj se une nuk jam me minister i ekonomise shkaku i obligimeve te "real life" dhe tani nuk e di se kush ka qasje ne qeverine e presidentit KRIMIKO.

Pyetja 4:
Atila0185 - Ne loje shikojme qe shume lojtare qe dihen, tani i shohim te perdorin accounte shume te forta, dhe jane degjuar fjale qe keto accounte jane blere sepse nuk ka si shpjegohet fakti me emrin qe tjeter emer perdornin me prepra dhe tjeter perdorin tani. Juve si minister jeni ne dijeni per keto accounte qe jane blere dhe a jane blere me GOLD e Bankes?

Pergjegjje:
Gjate mandatit sa kam qene une minister, ne muajin Mars dhe Prill, asnje account nuk eshte blere me GOLD te bankes. Kete ta siguroj une me fjalen e dhene, qe sipas tradites se perjetshme Shqiptare, vendoset para jetes.

Pyetja 5:
Arius Argiri - nese flet per kompanit shteterore ti duhet te thuash se sa jane keto kompani shteterore nga kush drejtohen sa fitime nxjerin?

Pergjegjje:
Jane gjithsej 4 kompani shteterore qe sipas informatave qe derisa isha aktiv muajin e kaluar jane menaxhuar nga keta persona:
- kompania tek ClaudeK (ish minister i ekonomise, menaxhuar nga ai)
- kompania tek sokolsokol (menaxhuar nga eBiord - ish zavendes minister i ekonomise)
- kompania tek oxyqen (menaxhuar nga eBiord)
- kompania tek FabrikaShteterore (menaxhuar nga une, Visar Jasiqi)

Sipas informatave qe kam, kompanija tek ClaudeK eshte vetem parcjalisht e sponzoruar nga shteti se nje pjese e madhe jane investimeve vetanake te ClaudeK. Kompanija sokolsokol apo oxyqen (nuk e di cila saktesisht, ngase nuk e di burimin e te dyjave) jane dhurate nga Maaxxy pasi blejti accountin Maaxxy me parate e tij. Ai keto i dha ne disponim te shtetit me nje fokus per te ndihmuar njesine elitare ushtarake Illyrians, si perfaqesuese e Shqiperise ne aleancen EDEN.

Kompanija sokolsokol u ndihmua nga Banka e Shqiperise me 229 GOLD per tu ngritur nga fabrika Q5 e armeve ne fabriken Q6 te armeve (pasi si dhurate ishte ende vetem ne Q5 dhe me shume pak Raw materials). Per te shfrytezuar kohen e lirimeve 44% per upgrade, une kam urdheruar qe te transferohen ne baza ditore nga 10 gold ne kete account per tu bere upgrade. Keto transfere prej nga 2 prill deri nme 24 prill, dhe u ngrit ne Q6 nga eBiord!

Vetem kompanija FabrikaShteterore eshte krijuar plotesisht nga fondet e Bankes se Shqiperise (e qe shumica kane qene donacione te Kongresemeneve nga Kongress award gjate mandateve te ndryshme, dhe fitimeve te gold qe jane bere gjate kohes se tregjeve financiare me valuta te ndryshme monetare - pra para globalizimit). Tek ky account jane transferuar gjithsej 440 GOLD dhe 10,000 ALL nga Banka e Shqiperise. Keto transfere kane ndodhe nga data 20 Mars deri me 1 Maj 2012. Keto fonde, dhe fondet qe ka gjeneruar account nga experienca dhe Awards jane shfrytezuar per nge ngritur keto kompani:
- 1 kompani armesh Q6
- 1 kompani armesh Q2
- 1 kompani ushqimi Q2
- 1 fruit orchard
- 3 grain farm
- 12 saltpeper
- 1 iron mine



Me duhet te theksoj se pasiqe loja te dikton nje ekonomi ne gjendje konstante lufteje, puna e ketyre fabrikave eshte parimisht per te prodhuar armet e nevojshme per nevojat ushtarake te shqiperise, rrespektivisht per te perkrahur njesitet ushtarake shteterore, arme per mercenaret, dhe luftaret tjere. Andaj deri me tani ato nuk kane pase ndonje qellim fitimprures. Per me teper, jane subvencionuar shume shpesh nga vet fondet e lojtareve si ClaudeK apo eBiod per te mbuluar raw materials apo edhe pagat.

Kompanija FabrikaShteterore deri me tani ka shfrytezuar te gjitha fondet e prodhimit per vetndertim dhe ne momentin kur sigurohen 30 saltpeper (per te siguruar qendrueshmeri ne prodhim me 10 punetor), une do te ja dorezoj Presidentit te votuar nga qytetaret ne ate mandat, rrespektivisht Ministrit te Ekonomise apo te Mbrojtjes (cilido i mandatuar nga Presidenti per kete pune). Une planfikoj ta dorezoj kete gjate ketij muaji.

Shpresoj se sadopak e kam kjartesuar per aq sa kam informata.


Pyetja 6:
Arius Argiri - P😒hembull nese jane blere tankse ti duhet te sqarosh sa tankse jane blere me cfare çmimi kush i ka marre ne
perdorim keto tanke me cilat kritere jane zgjdhur ata qe kane marre ne perdorim tanket !

Pergjegje:
Me 10 Mars 2012 jane blere 1000 tankse Q6 me cmim prej 37 ALL (super cmim ne ate kohe) dhe i jane dorezuar Presidentit Napoleon 54 per tu shperndare ne Ministri te mbrojtjes dhe njesite ushtarake (tek tuk edhe ndonje mercenari). Kriteri i zgjedjes, personi i votuar nga qyteteret dhe personi i mandatuar nga personi i zgjedhur nga qyetataret.


Pyetja 7:
Alb0Golem - P: Si ka mundesi qe komandanti i F.P.ZH. shperndar artikuj ne organin e tij qe fondi nuk ka te ardhura, dmth arka e fondit eshte bosh, dhe shteti nuk i jep asnje te ardhur?

Pergjgje:
Gjate kohes sa Banka e Shqiperise ishte ne minus nga vendimi i adminave te lojes, F.P.ZH. u ndihmua nga vete fondet e presidentit dhe ndihmave tjera nga lojtare qe jane ne nje pozite me te mire "financiare"

Me duhet te theksoj se edhe gjate kohes sa banka ishte me fonde, ndihmat nga fondet private nuk kan munguar per F.P.ZH.-ne. P.sh. gjate kohes se Baby boom politikave/iniciativave, KrisHasa kishte mbledhur ndihma edhe nga miqt e huaj dhe vet udheheqesit e F.P.ZH.-se me paten thene mos te ju dergoj nje kohe sa kishin mbulese.


Pyetja 8:
Jankeri - Kush merr vendim se cila MU duhet te perkrahet dhe pse nuk perkrahen te gjitha MU-te ne menyre te barabarte por vetem disa, dhe a beni ndonje verifikim nese keto MU qe qeveria i sponzorizon se si po i shperndajne ato, dhe a mos po perfitojne personalisht nga to.

Pergjegjje:
Keto vendime do duhej ti merrte Ministria e Mbrojtjes. Me vie keq o mik po une mund te pergjegjem per ekonomi ketu. Roli i ministrit te ekonomise jane vendosja e politikave zhvillimore ekonomike dhe qe ne perputhje me planet e presidentit te shperndaje fondet tek Ministria e mbrojtjes.


Pyetja 9:
Jankeri - Pse te ndertohen fabrikat ne USA e jo ne Shqiperi, nga sa te punesuar kane, dhe qka ndodhe me prodhimet e atyre kompanive.

Pergjegjje:
Fabrikat jane ndertuar apo derguar parimisht ne USA per arsye te bonuseve te rajoneve me resurse qe jane prej 100% per ushqim dhe 100% per arme. Keto jane bere gjate fazes se zhvillimit te tyre. Kapaciteti prodhues i tyre do te pergjysmohet kur te sjellen ne Shqiperi. Une nuk i kam detalet sa sa jane te punesuar ngase ajo pune eshte aq dinamike qe eshte veshtire te menaxhohet ne cdo kohe.

Sido qe te jete, une pajtohem plotesisht qe duhet te kthejme fabrikat ne Shqiperi per arsye edhe ekonomike po edhe morale, dhe ate edhe e kam propozuar, shih pjesen e fundit te artikulli: http://www.erepublik.com/en/article/zhvillimet-ekonomike-n-euml-vend-1998037/1/20


Pyetje 10:

Atila0185 - Nese mundet zoti Visar Jasiqi kam edhe 2 pyetje. Si i kosideroni akuzat ne artikullin http://www.erepublik.com/en/article/skandali-i-bankes-se-shqiperise-dhe-genjeshtra-e-presidentit-napoleon--2043073/1/20 sepse ju keshtu i konsideruat akuza pra.
Pyetja a ka nje baze llogjike interpretimi ne keto artikuj? Sepse ne fund ju mund te thoni qe jane akuza por mbi cfare baze ku jane interpretimet tuaj me nje analize pra me te njejten form pergjigje sic e ka bere zoti Arius.

Pergjegjje:

U mundova te potencioj disa here qe ketu dua pyetje konkrete e jo kerkese qe te bej analiza, po pasi qe insistuat disa here ne te njejten pyetje, ja mendimi im rreth ketij artikullit:

Se pari, artikulli eshte jo-profesional, ngase nuk u azhurnua kur u dhane informatat e sakta rreth zhvillimeve. Te marresh guximin qe te quash dike genjeshtar, pavaresisht se ke 30 kongresmen deshmitar te nje ulje te takses prej 10% ne 5% (qe tashme nuk po e tregon loja shkaku i "bug" qe kishte gjate globalizimit dhe ndryshimeve monetare ne sistem), mua me duket fare jo-profesionale, jo-etike dhe mbi te gjitha ofenduese (shih listen e kongresmeneve te atij mandati: http://www.erepublik.com/en/elections/country-167-election-congress-0-date-2012-02-region-0)

Pra ke 30 persona se paku, qe deshmojne se taksa ishte 10%, e ulem ate ne 1% per te shiquar efektet ekonomike, dhe pastaj e kthyem ate ne 5% ne menyre qe te sigurojme qendrushmerine ekonomike per te perkrahur aleancat e nevojshme ne menyre qe Shqiperia te mbetet ne harte (duhet theksuar se cdo Aleance me nje shtet i kushton Shqiperise 10,000 ALL qe paguhen automatikisht nga thesari ne momentin e miratimit te aleances dhe hyrjes ne fuqi - shih Aleancat ketu: http://www.erepublik.com/en/country/military/Albania

Se dyti, ngritja e takses ne 5% u be ne kohen e politikave ta natalitetit, ku lojtaret e ri (ata qe afektohen me shume nga nje takse e tille) perkraheshin fuqishem nga F.P.ZH. Per me teper, Shqiperia do te ngelte pa kongres shkaku i luftes me Serbine, dhe ne menyre qe te garantojme qendrushmerine e aleancave dhe ndihmes per F.P.ZH. ligji u votua ne diten e fundit para mbylljes se mandatit te kongresmeneve. Paralel me kete, njeri nga kongresmenet kishte propozuar pa dashje nje ligj per Donate, (shih ligjin http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/101321) i cili ishte votuar dhe kishte boshatisur krejt Thesarin. Pas dy diteve nevoiteshin edhe dy Aleanca, andaj kjo rritje ishte mase e nevojshme.

Se treti, si cdo paralment tjeter, ne kishim instaluar nje kulture debati para propozimit te cdo ligji, duke listuar edhe perparesite dhe mangesite e secilit ligj. Andaj nese egzistonte konsensusi, ligjet propozoheshin dhe votoheshin. Andaj edhe nuk do te gjeni ne kete rast asnje vote kunder sepse te gjithe kongresmenet ishin te pajtimit se ngritja ne 5% ishte mase e nevojshme per ate kohe dhe konform politikave te natalitetit dhe perkrahjes se te rinjeve (permes F.P.ZH.).

Se katerti, autori ne artikull pohon se me shkronja te vogla kisha shkruar se per 15 dite ishte taksa vetem 1%. Me duhet te theksoj se fonti i shkronjave ishte i njejte, dhe qytetaret qe luanin ne ate kohe i dinin mire se sa ishin taksat. Dhe kjo perben edhe nje prej arsyeve qe nuk doja fare te komentoja per kete artikull se eshte fare jo-profesional.

Se pesti, une spjegova se si ka ardhur deri tek minusi ne banken e shqiperise duke potencuar disa here se shumica e GOLD ne Banke te Shiqperise ishin donacione nga lojtaret (ngase taksa ne gold nuk ka). Ky artikull nuk eshte asgje tjeter, perpos nje ofendim per te gjithe ata qe kontribuan me mund, kohe dhe me para te verteta per te bere nje komunitet te mirefillt ne loje.

Mua nuk me pengon se eshte bere artikulli, se na nevoitet nje pluralizem ne mendime dhe sygjerime per permiresime nga te gjithe. Mua po me pengon qe pavaresisht pse u dhane informatat e sakta, asgje fjale ofenduese nuk eshte larguar nga artikulli. Kjo me duket sjellje femijerore.

Se gjashti (nje rikujtim): Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se c’shërbim ka bërë për shoqerinë dhe c’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb. ~ Mid’hat Frasheri


Pyetje 11:

Atila0185 - Qarkullojne zera qe situata ne minus e Gold ne Banka e Shqiperise ka ardhur si rezultat i "pastrimit" te GOLD nga disa perfaqesues te qeverise. Jeni ne dijeni per kete fakt ose cfare dini rreth kesaj situate?

Pergjgjje:
Ato zera te pasakta. Teknikisht nuk eshte e mundur qe ta futesh banken ne minus (pra te besh donate nese nuk ka GOLD ne te). Andaj ska mundesi te spastrohet. Gjate periudhes kur u be Temporary Ban banka, e qe solli deri tek denimi me -2000 GOLD, ne te kishim qasje vetem une dhe presidenti Napoleon 54. Duke e ditur se ne kishim dhuruar GOLD-in tone per Shqiperine, eshte apsurde te marrim nga banka.

Arysen e gjendjes se bankes ne minus e dhash ne pyetjen e dyte nga Albanet.